• |
ide | kryesore

Shkelën masat anti-Covid/ Gjoba marramendëse për 4 pronarë lokalesh në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit gjobiti me nga 10 milionë lekë të vjetra 4 lokale në Durrës pasi shkelën masat anti-Covid.

Sipas policisë, janë ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë secili, shtetasit:

D. D., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me protokollet e sigurisë që parashikon Akti Normativ;
A. K., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ;
F. M., pronar i një subjekti në Porto Romano, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
F. M., pronar i një subjekti në Arapaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *