• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Shqiptarët e kanë humbur besimin tek zgjedhjet, rotacioni nuk është garanci për ç’kapjen e shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke komentuar të dhënat e përftuara nga sondazhi i fundit i Fondit Europian për Ballkanin, të cilat sugjerojnë se një e pjesë e madhe e qytetarëve të rajonit e kanë humbur besimin tek zgjedhjet ose janë të lëkundur, Florian Bieber, profesor dhe drejtues i Qëndrës për Studimet e Europës Juglindore në Universitetin e Grazit, në Austri theksoi se rotacioni politik në vende si Shqipëria nuk është garanci për zhbërjen e kapies së shtetit.

“Shqipëria vazhdon të mbetet një shembull ku fenomeni i kapjes së shtetit nuk ka ndryshuar, pavarësisht ndryshimit të qeverive,” u shpreh Bieber gjatë prezantimit të një analizë nga Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Europë, BiEPAG.

“Me kalimin e kohës, çdo forcë në mazhorance bëhet më autoritare dhe këto regjime që vazhdojnë në kohë i ndihmojnë tendencat autoritare,” shtoi ai.

Sipas një sondazhi të opinionit publik të realizuar në tetor në të gjashtë vendet e rajoni të realizuar nga IPSOS Marketing për llogari të Fondit Europian për Ballkanin, vetëm 37.9 % e të anketuarve në Shqipëri besojnë se qeveria mund të ndryshohet nëpërmjet zgjedhjeve, 29.8 % janë të lëkundur dhe përgjigjen ‘mbase’.

Ky sondazh është realizuar në rang kombëtar në secilin shtet. Në Shqipëri sondazhi u krye në një raport 90:10, nëpërmjet instrumenteve si telefonata dhe formularët online.

Nga vendet e rajonit, më optimistët se qeveria mund të ndryshohet nëpërmjet zgjedhjeve ishin malazezët, ku 80 % e të anketuarave janë përgjigjur ‘po’ pyejtes së sondazhit, të ndjekur nga kosovarët me 56 %, Maqedonia e Veriut me 45.7%, Bosnje dhe Hercegovina me 43.2 % dhe Serbia me 43.1 %.

Optimizmi i malazezëve mund të shpjegohet me faktin se sondazhi është realizuar pas fitores së opozitës pas tre dekadash në zgjedhjet parlamentare 30 gushtit, të cilat i dhanë fundit sundimit 30-vjeçar të Partisë Demokratike të Socialistëve të udhëhequr nga Presidenti Milo Gjukanoviç.

“Në rajon kemi pasur një prapambetje të përgjithshme të demokracisë,” u shpreh Vuja Ilic, Këshillues i Politikave dhe Kërkimeve pranë CRTA, organizatë që monitoron proceset zgjedhore në Serbi.

“Kapja e shtetit vazhdon të jetë konstante,” shtoi ai.

Në një notë më pozitive, Donika Emini, drejtuese e Platformës ‘Civikos’ në Kosovë, theksoi se në shtetin më të ri të Europës ka tashmë një masë kritike e cila beson tek procesi zgjedhor dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshim me anë të kutisë së votimit.

“Në Kosovë një element pozitiv është dhe rritja e masës kritike, e nxitur kryesisht dhe prej opozitës,” theksoi Emini.

Megjithatë, ajo shtoi se mungesa e liderëve të zgjedhur në detyrat e larta shtetërore përbënte një problem për vendin.

“Për momentin ne nuk kemi as president e as kryeministër, vetëm president dhe kryeministër në detyrë,” nënvizoi Emini.

“Ndryshimet mund të ndodhin, por kërkojnë një angazhim multifrontial, gjë që në Kosovë nuk ndodh,” përfundoi ajo.

BIRN



5 Comments

  1. Kush nuk e beson se rrotacioni eshte nje vazhdim i statukuose , minimalisht eshte nje naiv , normalisht nje idiot dhe maximalisht nje politikan .

  2. KUSH PA EMISIONIN DJE TEK KLANI E KUPTON ME SE MIRE SE POLITIKANE , ANALIST, GAZETAR , DREJTESIA DHE TE GJITHE LLOJET E TJERA TE KURVAVE QE PERBEJNE KETE VEND JANE NE UNISON PER JA FUT POPULLIT TONE TE FUKAREPSUR DERI NE PALCE , MARE E PRAPE . eDHE NJE ARMIK APO HASEM NUK TRAJTOHET KESHTU SI E TRAJTON ELITA E VET POPULLIN E TIJ . SI MUND TE KETE NJEREZ QE MUND TI BESOJNE RROTACIONIT KUR TE GJITHE KETA PUSHTA E KANE MENDJEN VETEM ME E RRJEPUR KETE POPULL? ME DUKET E HABITSHME EDHE SI PYETJE . KETA JANE TE GJITHE BASHKE KUNDER POPULLIT TE TYRE . NE TE GJITHE ATE EMISIN ,VETEM NJE ZE ISHTE SKEPTIK DHE KUNDRA TE GJITHEVE , ADRIATIK LLAPAJ . NJE FALENDERIM TY Z.ADRIATIK DHE TE GJITHE JU QE KUNDERSHTONI PADREJTESITE NE KETE VEND .

    SHQIPTAR TE KAM DHJERE
    SU BERE BURRE ASNJEHERE .
    SKLLAV LINDE
    E SKLLAV DO VDESESH O I MJERE

    1. E pashe edhe une opinioni dje , gje me te shpifur nuk kishte . Ky vend perfundimisht nuk behet , ketu nuk ka as me te voglin vullnet bile edhe nga shoqeria per te sulmuar korrupsinin . Vend i mbaruar , vend absurd ,vetem dembela dhe sahanlepiresa dhe bythqira pjell ky vend plehrash/

  3. Nuk kuptoj pse të jenë kaq mos besues këta njerëz nga ndryshimi.U akuzua Pd dhe qeverisja e saj për për vjedhje dhe korupsion dhe që Ps kur erdhi në pushtet do ti çonte para drejtësisë.Të gjitha akuzat ranë.Pra kjo do të thotë që nuk egzistonin akuza të tilla.Po sot ça të thuash.Hajdutlliku dhe korupsioni duket me sy.Vetëm të shikosh ndërtimet.Si do të shkojnë gjërat ka një ndryshim tërësor midis dy partive.Njëra që sjell zhvillim(Pd) dhe tjetra që sjell regres(Ps).

    1. Te dyja vetem mut sjellin . Ndryshimet kushtetuese dhe ato zgjedhore ne menyre qe te mos kemi sulltaner dhe sulltanate , kjo po qe bene diferencen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *