• |
ide | kryesore

Ben Ahmetaj tregon darkën te Nusreti: Ajo qe mensë mishi, ndamë bukën! Bukë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, duke komentuar darkën e famshme në restorantin e Nusretit në Dubai, e cilësoi atë një darkë buke. Ahmetaj tha se sipas zakonit shqiptar ata ndanë bukën me mikpritësit. “Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”, u shpreh ministri.

Ndër të tjera Ahmetaj, gjatë intervistës në News 24, tha se ai disponon gjithashtu foto të liderëve të opozitës duke ngrënë tek Nusreti, por që nuk i kanë nxjerrë.

“Një lajm është zakon që keqinterpretohet, keqtrajtohet, shumëfishohet, madje madje, nganjëherë fillon edhe shikon edhe njerëz që i ke pranë, se si reagojnë, ishte, në respekt të pyetjes tuaj, ishim në një darkë buke! Bukë! Të ftuar…! Ne gjendeshim atje, unë gjendesha për rindërtimin. Isha pjesë e një ekipi që diskutonte më gjerë se rindërtimi. Nuk është se ishim për, le të themi për pushime apo për…, që s’bën vaki, nuk bën vaki.

Ishim për punë, të ftuar, për të diskutuar disa projekte. Unë kam marrë pjesë në diskutimin e të gjitha projekteve dhe kryesisht kam punuar me rindërtimin! Ka qenë një bisedë e hapur me kompaninë, dhe kemi ftuar; po ja u them shqiptarëve, se nga një herë njerëzit kanë qejf; hëngri atë, hëngri këtë. Hëngrëm bukë, të ftuar. Dhe unë ja u thash para se të vija, është e turpshme, unë dhe ne kemi fotografi të liderëve të opozitës që hanë tek Nusr’eti. Por është e shëmtuar, është e shëmtuar”, tha Ahmetaj.

I pyetur përse lokali e hoqi më pas videon ku ata shfaqeshin, Ahmetaj tha: “Punët e tij ça bën lokali. Ku dimë ne ça bën lokali, lokali bën punët e veta. Hëngrëm bukë! Të ftuar! Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”.

Ndërsa gazetarja i vuri në dukje faktin që restoranti ishte superluksoz, ministri e cilësoi atë një mensë mishi.

“Kush është restorant super luksoz? Cili? Tani do numërojmë, se e di ça bën, bënte një “fejk njuz”; nxorën një menu me monedhën, jo, me monedhën e emirateve dhe e shisnin sikur te ishte dollar. Është mensë mishi, po shiko nuk dua të komentoj këtë, është punë tjetër edhe sikur të ishte çfarë të deshte, edhe sikur të ishte, ishim të ftuar për të ndarë bukën; është zakon shqiptarësh.

Ne i ftojmë që ndajmë bukën, i ftoj unë, i fton kryeministri, i fton presidenti, i fton Lulzim Basha, i fton iksi, i fton ypsiloni, ftohen për të ndarë bukën sepse tradita e ndarjes së bukës tregon dhe një lloj, le të themi, serioziteti në një marrëdhënie me pozicione ashtu siç janë.

Mund të hajë edhe kryeministri me kryetarin e opozitës, ndajnë bukën, në pozicione të tyre kundërshtuese politike, po ndajnë bukën… Dhe ka respekt robi për bukën. BUKË! Ishim të ftuar për të ndarë bukën…! Ishim të ftuar në një mision, ishim të treja tryezat, të treja tryezat, ishte tryeza jonë, ishte tryeza e zëvendës ministrave, shte tryeza e medias”, tha Ahmetaj.

PJESË NGA INTERVISTA E ARBEN AHMETAJ

 Pyetja: Jemi drejt fundit të bisedës, e kam të pa shmangshme në fakt zoti Ahmetaj të ju pyes; darka e famshme te Nusr’eti. Fillimisht kur patë të dilte dhe që shqiptarët nuk njiheshin me të, por edhe reagimet e më passhme, si e pritët, si u ndjetë?

Arbeh Ahmetaj: Një lajm është zakon që të… siç rezultoi; të keq interpretohet, të keq trajtohet, të shumëfishohet, madje madje, nganjëherë fillon edhe shikon edhe njerëz që i ke pranë, se si reagojnë, ishte, në respekt të pyetjes tuaj, ishim në një darkë buke! BUKË! Të ftuar…!

Pyetja: Pse gjendeshit aty?

Arben Ahmetaj: Ne gjendeshim atje, unë gjendesha për rindërtimin. Isha pjesë e një ekipi që diskutonte më gjerë se rindërtimi. Nuk është se ishim për, le të themi për pushime apo për, që s’bën vaki, nuk bën vaki. Ishim për punë, të ftuar, për të diskutuar disa projekte. Unë kam marrë pjesë në diskutimin e të gjitha projekteve dhe kryesisht kam punuar me rindërtimin! Ka qenë një bisedë e hapur me kompaninë, dhe kemi ftuar; po ja u them shqiptarëve, se nga një herë njerëzit kanë qejf; hëngri atë, hëngri këtë. Hëngrëm bukë, të ftuar. Dhe unë ja u thash para se të vija, është e turpshme, unë dhe ne kemi fotografi të liderëve të opozitës që hanë tek Nusr’eti…

Nisida Tufa: U komentuan fortë edhe heqja e videos nga vetë lokali në rrjetet sociale…

Arben Ahmetaj: Por është e shëmtuar, është e shëmtuar. Punët e tij ça bën lokali Ku dimë ne ça bën lokali, lokali bën punët e veta. Hëngrëm bukë! Të ftuar! Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”…

Nisida Tufa: Në një restorant super luksoz…

 Arben Ahmetaj: Kush është restorant super luksoz? Cili? Tani do numërojmë, se e di ça bën, bënte një fejk njuz; nxorën një menu me monedhën, jo, me monedhën e emirateve dhe e shisnin sikur te ishte dollar. Është mensë mishi, po shiko nuk dua të komentoj këtë, është punë tjetër edhe sikur të ishte çfarë të deshte, edhe sikur të ishte, ishim të ftuar për të ndarë bukën; është zakon shqiptarësh. Ne i ftojmë që ndajmë bukën, i ftoj unë, i fton kryeministri, i fton presidenti, i fton Lulzim Basha, i fton iksi, i fton ypsiloni, FTOHEN për të ndarë bukën sepse tradita e ndarjes së bukës tregon dhe një lloj, le të themi, serioziteti në një marrëdhënie me pozicione ashtu siç janë. Mund të hajë edhe kryeministri me kryetarin e opozitës, ndajnë bukën, në pozicione të tyre kundërshtuese politike, po ndajnë bukën…

 Dhe ka respekt robi për bukën. BUKË! Ishim të ftuar për të ndarë bukën…!

 Pyetja: Kush ishit të ftuar në atë tryezë?

 Arben Ahmetaj: Ishim të ftuar në një mision, ishim të treja tryezat, të treja tryezat, ishte tryeza jonë, ishte tryeza e zëvendës ministrave, ishte tryeza e medias…

 Ishin tre media me gazetarë dhe me kameraman, dhe më vjen keq që EMAR Group nuk kishte ftuar ju si një nga televizionet më të mira, më dinjitoze në Shqipëri…

Nisida Tufa: Më mirë, shumë më mirë, nuk do…

Arben Ahmetaj: Jo, do ishte mirë ta shikonit, kaq. Ishim duke ndarë bukën në formën më miqësore dhe njerëzore, kaq, po ska rëndësi.

 Nisida Tufa: Faleminderit për përgjigjen dhe faleminderit për intervistën në emisionin ”Kjo Javë” zoti Ahmetaj, suksese në punën tuaj!

 Arben Ahmetaj: Faleminderit!



21 Comments

  1. O injorant muti. Ndame buken thote. Na ftuan ata thote dhe ata qe i ftuan nuk po hanin me ta. Se di po nje pyetje, kur fton ky noj mik ne shpi, i le sofren e shtruar e mikun e le vetem duke ngrene kurse vete shkon “me sherbim”?????
    Yt te shkerdhefsha robt jevg muti ty bashke me robqirin Ramazan. Keta kujtojne se te gjithe jane rilindsa dhe i hane keto karlliqe.

    1. O J, akoma nuk e ke marre vesh? Kur i shkon i ftuari ne shtepi, ky shkon ne mbledhje qeverije. Te ftyarit hysmetin ia ben e shoqja.

  2. Po kur ishit te ftuar pse iket me tuta apo per respect. Po nga ata QE ju ftuan spame njeri. O idiot po kopmania ka restorantet e veta dhe nuk do I conte te nusreti.

  3. O plehre,tall menderen me ata qe te kane votuar e hane mutin tuaj duke ju dhene mbeshtetje,monstra !
    Felliqesire,ku ishin ata qe u kishin ftuar ?Ka nje protokoll ?Çfare ishin ata,kush ju ftoi,se ndryshe tha sulltani edvin rama e ndryshe tha mazniku ?
    Ju jeni per t’ju djegur me benxine,plehra !
    Zoti u vrafte e mos pafshi dite kurre …..!
    Me 25 prill 2021 do te pesoni ate qe nuk ua pret mendja,mos ikni me 26….,do t’ju gjejne kudo e sapunin do e provoni pafund…..!

  4. Po te drejte ka. Ai milet qe ka mbet atje qe u jep voten dhe kta e quajne jo trushkundur po dru komplet. Edhe me zi kane per tjua punuar kto katr vjet tjera. 20 vjet burg (eshte akoma brenda) ministri grek qe bleu shtrenjte nendeteset defektoze. Keto eshte me i varros tre breza per cfare kane bere

  5. Drekes i thote buke. O pabuks bythqir evgjit, o fshatar. O gjindje letyre. Te kesh lindur pasanik dhe nuk ja di hallet njerezise te kuptoj, por te mos mbushje barkun me buke dhe tani tallesh me te ngjashmit, ptu te shkerdhefshin qente.
    Zorraxhi.

  6. Ahmetaj eshte me fat qe kryeopozitari dhe Berisha jane aksionere me oligarket thotë:

    Jeni me fat o Arben qe keni kete opozite pa byth dhe inekzistente. Video u pasqyrua me qellim nga vet ju .
    Por po te ndodhte ne nje shtet tjeter qe ministrat me nje biznesmen te perfolur te mblidheshin ne Dubai, apo qe nje minister te jepte interviste nga zyra e Al Kabar per fatkeqesine e popullit, as vet qeveria nuk do ishte aty sot

  7. Ben, kishte ndonje gje te vogel andej vella, te njome se ti e di ku e kemi mendjen ne.
    Lere ca thone keta per Nusretin dhe ca thua ti per rindertimin

  8. Po ndonje foto gjate takimimeve qe patet apo ndonje firmosje kontrate nuk patet mundesi te bënit.
    Po si ju fton tjetri per darke dhe i “Zoti i shtepise “ ju len vetem.
    Apo nuk kishte kohe dhe ju dha lekët duke ju thene shkoni e hani darke se e keni nga unë.
    Ju nuk keni turp per asgje tashme por habitem me keta qe ju mbrojne.
    Keta a kane sadopak turp qe mbrojne te pambrojtshmen ?????

  9. O JEVGJIT NUK ISHTE MENC POR SELF SERVIS
    JUA KA PLAS CIPA ME KOHE , EDHE NE BYTHE PO TA KENI , MODE DO TA QUASH TI DHE DO AKUZOSH OPOZITEN QE NUK ESHTE E MODERNIZUAR

  10. Per hir te se vertetes partia socialiste , sic ka maskarenj me shumice, ka edhe tipa te afte. Por eshte pare e udhes qe financat dhe ekonomine ta linin ne duart e ketij ‘figures’, nderkohe qe bota ve stratege ne tere kuptimin e fjales. Prandaj vene punet corap ketu, sic thoshte dikush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *