• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 5 viktima dhe 285 raste të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se 5 persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 285 raste të reja me COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç)”,  shkruhet në njoftimin e IKSHPK-së. Rastet e reja me virusin COVID-19 u evidentuan pas ekzaminimit të  1.686 testeve. Raportohet gjithashtu se janë shëruar edhe 260 pacientë, tha IKSHPK-ja. Raste aktive me virus në Kosovë vazhdojnë të jenë 6.231.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *