• |
ide | kryesore

‘Ju keni informacion, por Muçin mund ta shes vetëm unë’: Halili pret ankand, por prapaskenat thonë se ka vetëm një ofertë

-Instant, F1, Sport



Ernest Muçi, sulmuesi 19 vjecar, 20 në mars, është prej kohësh në vëmendjen e të gjithëve, për shkak të potencialit të shprehur në fundin e sezonit të kaluar, por edhe këtë aktual, që e ka bërë të jetë lojtari më i kërkuar në merkato. Tirana ka nevojë për likuiditet, duke parë investimet e ribëra në janar për të rregulluar cfarë nuk shkoi mirë në lëvizjet e verës, apo edhe për të mbuluar detyrimin e paguar për cështjen-Cisse. E në këtë pikë, Muci është burimi më i sigurtë i të ardhurave të garantuara. Vetëm se Tirana nuk ka ndërmend ta lërë të largohet si një i zakonshëm, duke pretenduar ofertën më të mirë që të kënaqë lojtarin por natyrisht edhe klubin. E në këtë situatë luhet me cdo strategji.

Sipas zërave që filtrojnë, oferta e vetme e mbetur në lojë është ajo e Rapidit të Vjenës, që përkon në fakt me shifrën e bërë publike, ose më saktë 600 mijë euro për kartonin e lojtarit. Në anën tjetër presidenti Halili, ka pohuar se janë katër klube serioze që kërkojnë shërbimet e autorit të 5 golave në këtë sezon me bardheblutë, duke bërë të qartë se klubi e di mirë se cfarë ka në duar dhe nuk dëshiron ti prishë të ardhmen lojtarit, por sigurisht që nuk mund ta shesë lirë: “Nuk di gjë, ju e dini më mirë, ju keni informacion dhe mund të shkruani si të doni. Ne e dimë cfarë kemi në dorë dhe nuk mund ta shesim si të ishte një kec. Merrni dhe analizoni statistikat, që ju i dini mirë dhe të vendoseni vetë cmimin e lojtarit. Jam i sigurtë se do të arrini në përfundimin tim” kundërsulmoi numri 1 i bardhebluve.

Luhet për ringritjen e cmimit, që kaloi nga 400 në 600, por që ende nuk duket mjaftueshëm për Tiranën. Halili i klubit pranon natyrisht një cmim të rritur, por do të preferonte të mbante pronësinë e 10% të kartonit të Muçit në shitjen e ardhshme të mundshme. Nuk ka rëndësi nëse është Young Boys, Rapidi i Vjenës, apo në skenë do të dalë ndonjë klub që ka punuar nën rrogoz: Halili kërkon ta bëjë Mucin transferimin record të bardhbluve, pa përjashtuar që kjo gjë të ndodhë në tre ditët në vazhdim: në fund të fundit, si thotë ai, “Muçin mund të shesë vetëm Halili…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *