• |
ide | kryesore

Partizani treni i fundit i titullit? Kundër Vllaznisë luhet më shumë se tre pikë: ja çfarë ofron java e 17-të

-Instant, F1, Sport



Përplaset kreu, në javën e 17 të Superiores, me katër kryesueset që sfidohen, duke garantuar skenare interesantë, që mund të rihapin krejtësisht historinë e titullit kampion, por njëkohësisht mund ti japë Vllaznisë kryesuese shansin për të vënë një dorë mbi trofeun, edhe pse është ende dicka më shumë se gjysma e kampionatit për tu luajtur. Partizani kërkon me cdo kusht të mposhtë kryesuesit, për të ngushtuar diferencën prej 9 pikësh që i ndan. Të kuqtë vijnë me përforcimet e janarit, edhe pse vështirë se Daja mund të nisë nga fillimi me Hasanin. Gjithësesi tentacioni është, sepse kundër shkodranëve suksesi është i vetmi rezultat që vlen. Luajnë për dy në tre, në anën tjetër, të besuarit e Brdaric, që e kanë të qartë se kjo ndeshje është një pikë kyce për titullin.

Pa bërë llogari, por sigurisht të interesuar për atë që ndodh në Elbasan Arena Laci do të përplaset me Teutën me fitoren detyrim, më shumë për kurbinasit, por tepër e nevojshme edhe për të besuarit e Edi Martinit, për të mos lejuan zgjerimin e hendekut me kreun. Bardhezinjtë pasi mundën Tiranën në kryeqytet, duan vazhdimësinë dhe bilancin pozitiv ndaj një tjetër pretendenteje, që me një fitore do ti barazonte në vendin e tretë me 27 pikë. Situatë e komplikuar që mban mbërthyer titullin e Europën, aty ku kërkon të përfshihet edhe Tirana e impenjuar në fushë të dielën në Fier e Kukësi në Korcë të shtunën.

Debutimi i Shehit kundër Apolonisë mund të duket i lehtë vetëm në letër. Skuadra e Camaratas ka marrë pikë rregullisht që kur ka ardhur në pankinë dhe bardheblutë përvec kundërshtarit duhet të kalojnë edhe barrierat traumatike të krijuar në klub. Tirana do Europën, e sheh 7 pikë larg, Apolonia mbijetesën, njësoj si Skënderbeu e Kukësi, ku bën debutimin Mirel Josa në kërkim të fitores së parë të tij dhe të tretës radhazi për blutë. Korcarët janë të fundit, po nuk duan të rrinë aty, duke parë që rivalët direkt nuk lëshojnë pe.

Shumë e rëndësishme për zonën e poshtme të renditjes përplasja mes Kastriotit dhe Bylis. Ndreu do të arrijë sigurinë sa më shpejt dhe duhet ta bëjë duke zhytur ballshiotët që e ndjekin 6 pikë larg. Për skuadrën e Dovedan është mundësia më e mirë për tu afruar me zonën e shpëtimit, por është edhe po aq e vështirë për të mundur krutanët në shtëpi.

SUPERIORE – JAVA E 17

30/01/21
Skënderbeu 13 : 45 Kukësi
Kastrioti       13 : 45 Bylis
31/01/21
Apolonia      13 : 45 Tirana
Laçi               13 : 45 Teuta
Partizani      16 : 45 Vllaznia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *