• |
ide | kryesore

Pirlo në mbrojtje të Ronaldos edhe në thyerjen e protokollit: “Ishte dita e tij e lirë”

-Instant, Sport



Andrea Pirlo kërkon durim tek Juventusi nesër në vigjilje të transfertës kundër Sampdorias: “Skuadrat e Ranierit mbrohen mirë, duhet të presim momentin e duhur për të goditur”. Tekniku nuk ka ngurruar madje të japë edhe detaje nga formacioni që do të nxjerrë në fushë: “Chiesa e Morata titullarë, duhet të zgjedh mes De Ligt e Chiellini. Dybala? Ndjen ende pak shqeyësim në gju”.

Tekniku megjithatë ka dashur të sqarojë pozicionin e tij e të klubit gjithashtu në lidhje me udhëtimin e CR7 në Courmayeur: “Ishte dita e tij e lirë, në jetën private cdokush është i lirë të bëjë atë që do e të marrë përgjegjësitë si qytetar i lirë”.

Vlerësimi për Sampdorian është i madh, sidomos për njeriun që e drejton: “Një skuadër e mirë që vjen nga një periudhë pozitive, me rezultate të rëndësishme. Do të jetë një ndeshje e vështirë si të gjitha ato kundër Ranierit, një trajner që e vlerësoj shumë”, përfundoi Pirlo, duke thënë edhe frazën e zakonshme të merkatos: “Nëse do ketë ndonjë mundësi do ta kapim. Khedira po stërvitet me ne nga fillimi i sezonit, merkato pas pak mbyllet e pastaj do të shohim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *