• |
ide | kryesore

Rama sfidon BE-në: Kemi tregje të tjera, Turqinë dhe Lindjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë, ku u ndal edhe te tregtimi i mishit. Por mesazhi i tij ishte ndër të tjera një thumb tjetër për Bashkimin Europian.

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”, tha Rama.

Ndoshta nuk është rastësi që këto sulme të Ramës ndaj BE-së janë intensifikuar. Fillimisht e kishte për cështjen e vaksinës, ndërsa së fundi e lidh me aksesin në treg të produkteve tona. Por nuk përjashtohet mundësia që kjo retorikë e Ramës ndaj BE-së të jetë edhe një mllef i tij i shtuar lidhur me rrjedhjen në media të dosjes së Ndraghetas në Itali, ku në një pjesë të përgjimeve flitet për penetrimin e kësaj organizate mafioze edhe në vendin tonë sa i përket pastrimit të parave.

Në korridoret diplomatike flitet se dalja në media e këtyre përgjimeve është jo e rastësishme në një kohë kur Shqipëria pritet në prill të shkojë në zgjedhje. Edhe pse Rama deri më tani ka mbajtur qëndrim përcmues ndaj atyre përgjimeve dhe është munduar me cdo mundësi t’i relativizojë, dosja e Ndraghetës është gjithashtu një goditje tjetër për të dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

©LAPSI.al



18 Comments

  1. E ku ishte ‘ thumbi ‘ o Shkurdhak ketu ?
    Ai tha dicka llogjike. Nuk do rrime pa investuar dhe pa u zhvilluar deri sa te presim qe te hapet BE per ne.
    Cdo person i llogjikshem , cdo kryefamiljar qe ka femije per te ushqyer , cdo ekonomist , cdo politikan , te njejten gje do te thoshte.
    Sipas teje , meqe europa nuk i ka hapur akoma dyert e tregetare per ne , i bie qe ne te mos prodhojme per eksport, te mos zhvillohemi ?
    Nuk e kuptoj kete manine tende per te deformuar cdo lajm qe vjen nga Rama .

      1. O Tan Geci, hungaria pjese e BE do mari vakcinen nga Kina, pra BE sote po mendon per bythen e vete, edhe ne ne radhe te pare duhet te mendojme per veten tone, tregu do shkoj tek ai qe e blene, eshte si bursat ku te leverdis do investosh atje ku fitimi te intereson, BE nuk na do edhe shejtani te behet engjell, prap BE do na kundeshtoje, pra, nqs do mireqenie duhet zhvillim duhet eksport-import, kjo ska rendesi me ke, por te jete ne te mirfen tone

  2. Ky do te imitoj Enver por ai te pakten nuk ishte hajdut.

    Punuan te dy per te keqen e popullit te vet…

    Nuk e pordhi Europa edhe se bleu disa perfaqesues te tyre ketu e atje.

    1. Llogjika e militantit te mbyt te le perjete skllever te turqise, enver hoxhes ,sali berishes,nanos,ramesKy i fundit ka nje gjuhe te rrezikshme

    2. Enveri nuk ishte hajdut!!!!

      Po 45 vjet çfarë bëri? robtohej njeriu 8 orë në punë e në shumicën e koperativave një punëtor koperativist merrte pagesë mujore sa për të blerë vetëm bukën thatë për një familje me 6-8 vetë.

  3. Shqipetaret punojn ne perèndim dhe duhet pare nga perndimi shqiptaret mos te punonin ne B.E. ALBANIA DO ISHTE NJE XHUNGEL AFRIKANE

    1. Pra sipas teje , deri sa BE te uli traun e doganes per ne , ne duhet te rrime ne vend numero ? Duhet ti themi atij fermerit qe mos e rrit numrin e vicave per mish se nuk ke ku e shet mishin ? Mos e rrisni prodhimin e mishit te pules se nuk kemi ku e shesni ? Nese tregu europian eshte i veshtire ( tani per tani) per ne , mos fitojme para nga tregjet e tjera ? Eshte njesoj sikur ti thuash atyre qe shesin rroba ne tezga , mos shisni rroba se pronari i TEGUT ose pronari i filan supermarketi nuk ju le te shisni ne godinen e tij .
      Ti je tipiku i trushplarit qe manipulohesh me titullin ne kete artikull. Cpune ka ketu ORJENTIMI PERENDIMOR I SHQIPERISE , me gjetjen e tregjeve te reja ?

  4. Ne è paskemi pas te shkruajtur qe te jemi per jete nen hyqmin e Turqi se, na la mbrapa 500 vjet nuk beri Asgje ne kete vend por shfrytezoj inteligjences shqiptare vetem brenda Turqise. Tani na doli ky HAJDUT E TRADHETAR qe per interesat e veta nuk don te jemi pjese e Europes.

    1. ik or pall e me mentalitet grekokomuniste . po pse beri bizanti apo romalet apo bere ti apo enverkurva? idiot me ide kurvash greke , me dem i kemi bere ne vete sesa te gjitha pushtusi se bashku.
      ne duhet te shofim nga te kemi perfitime , vetem ameriken nuk duhet me tradhtu . duke qene popull mysliman e te krishter duhet me shfrytzu çdo lidhje o idiot .

  5. Vendet e lindjes bejn cmos te ken nje bashkpunim me BE , neve te kunderten sepse BE ka rregulla dhe politikanet tane nuk jan mesuar me rregulla sepse nuk vjedhin dot ashtu. Cdo biznesmen esht i lire te bej tregeti me ke te doje qe tani, por pyetja esht kush do e blej mallin(mishin, frutat etj)? Neve importojm produkte se vendaset jan me te shtrenjta. Apo Turqia do tregohet zemermire e do i mar me cmim te shtrenjt te na bej nder. Genjen kryeministri se edi se ka nje popull 70% te pa arsimuar, i fut nja dy pallavra me nja disa numra dhe u duket sikur u ka gjet zgjidhje….

  6. Evgjiteria ne kete vend koken nga lindja, andej jane te paret.
    Pastaj nga evgjiter u bene komunista. Hajt robt ku ti keni.

  7. Per kultua Turqiaren qe ka tregohet fare gomar ne politike. Mbylli PPP se do hysh ne histori si tradhetar i kombit.
    Me le ket e Vilma Nushit do vinin doktorre Gjermane ketu. Nuk prisnim soital nga te tjeret, por i benim vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *