• |
ide | kryesore

Tiranë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, përplas dy këmbësore

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Re në Tiranë. Një automjet ka aksidentuar dy këmbësore të cilat kanë përfunduar në spital. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, në Unazë të Re, kur shoferi E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Dy kalimtare janë përplasur nga mjeti, H. Sh., 70 vjeçe dhe  A. Sh., 47 vjeçe. Ato janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *