• |
ide | kryesore

U arrestua për armëmbajtje pa leje në Tiranë, 19-vjeçari kosovar ka tentuar të vrasë një mjek

-Instant, Lajme, Të fundit

Një 19-vjeçar nga Kosova, i quajtur Uranik Agushi, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete dhe ishte duke e drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Agushi rezulton në kërkim nga Kosova për vrasje të mbetur në tentativë ndaj një doktori në një spital të Prishtinës, në shtatorin e vitit të kaluar. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë.


Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për 19-vjeçarin dhe i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës. Sipas policisë, në momentin e ndalimit nga ana e Policisë Rrugore, Agushi ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga partullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu