• |
ide | kryesore

Video/ “Besoj më shumë te të rinjtë se te ata që mezi ngrenë mbathjet”: Ndreu i ashpër si goli i Dacit që mundi Bylisin

-Instant, Sport, Video



Një gol i jashtëzakonshëm, për të fituar një ndeshje të jashtëzakonshme. Kastriotit i duhej kjo fitore, për të zhytyr poshtë një kundërshtar direkt për mbijetesën dhe e merr me golin e Dacit në minutën e 51, që vulosi sfidën kundër Bylis. “Iua kisha bërë të qartë lojtarëve që ishte momenti për të fituar ndeshjen. Sot do ishim më pragmatistë dhe të kujdesshëm. Në pjesën e parë ishim konfuzë. Nuk arritëm dot të dilnim në sulm. Me futjen e Dacit, gjithçka ndryshoi, një i ri me shumë energji. Ishim më kërkues ishim më afër portës. Ishte koha për të marrë pikët. Sot doja thjesht të fitonim 3 pikë”.

Mision i përmbushur edhe pse pjesa e parë foli më shumë për Bylisin, që rrezikoi portën kundërshtare disa herë, por pa mundur të realizojë golin e avantazhit. E dyta ishte diferencuese me aktivizimin e Okebugut dhe Dacit, që në minutën e 51’, shënoi një gol spektakolar: kontroll e finalizim fantastik, që e ka bërë Ndreun të dalë nga kornizat duke pickuar emrat e konfirmuar: “Nuk bëhet me emra futbolli – sulmoi Ndreu -. Na janë afruar lojtarë me emra, por nuk kam dëshirë të shëtisin në fushë. Iu kam thënë lojtarëve që në fushë të jenë agresivë dhe të japin maksimumin. Kam më shumë besim te lojtarët e rinj se te ata që mezi ngrejnë mbathjet. Jemi aty aty me skuadrat që kanë shpenzuar shumë më tepër”.

Kastrioti u ngjit tashmë në vendin e 6-të me 21 pikë, ndërsa Bylisi mbetet i parafundit në tabelë me vetëm 12 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *