• |
ide | kryesore

Video/ Bomba tymuese, përleshje e flakë në qendrën e stërvitjes: guerrilje në Marseille, shtyhet ndeshja me Rennes

-Instant, Sport, Video



Tension i lartë në Marsejë. Pas incidenteve të rënda në kampin stërvitor të Commandie, i cili ishte i rrethuar nga qindra tifozë të zemëruar kundër klubit, ndeshja e planifikuar për sonte në Velodrome, OM-Rennes, është shtyrë për një datë të mëvonshme. Drejtuesit e Rennes kanë dhënë aprovimin e tyre për shtyrjen e propozuar nga Marseille pas demonstratës së dhunshme që përfundoi me arrestimin e 25 personave dhe plagosjen e shtatë policëve.

Një situatë shumë e rëndë, e cila e detyroi OM të ngrinte flamurin e bardhë për të shmangur rritjen e mëtejshme të tensionit dhe rrezikimin e lojtarëve, të cilët përfunduan në shënjestër të tifozëve së bashku me drejtuesit për performancën e dobët të javëve të fundit. Sidomos pas asaj që ndodhi në qendrën sportive Commandie. Një sulm ultra i vërtetë, me bomba tymi, përleshje me policinë, banderola ofenduese dhe një zjarr të ndezur në hyrje të objektit sportiv.

Tensione që konfirmojnë momentin shumë të vështirë që po kalon Marseilla në të gjitha nivelet. Jo vetëm nga pikëpamja e rezultateve. Disa probleme, për më tepër, raportohen gjithashtu në dhomat e zhveshjes, ku Thauvin dhe Payet kanë shkëmbyer akuza dhe vetë Villas-Boas tashmë ka njoftuar zyrtarisht në një konferencë për shtyp se ai nuk do të mbetet përtej skadimit të kontratës në qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *