• |
ide | kryesore

Video/ Josa ‘dërrmon’ ish-skuadrën e tij në debutim, por ‘mpin’ Gjicin: Titulli? Unë nuk kam luajtur mendsh”

-Instant, F1, Sport, Video



“Unë jam i qeshur për faktin se skuadra fitoi, por nuk duhet te mbetemi këtu”. Është vështirë të shohët Mirel Josën të buzëqeshë e megjithatë një 0-4 në ndeshjen e parë, në transfertë, kundër ish-skuadrës së tij, përmbush të gjithë motivet për të qenë i kënaqur. Kukësi ka likuiduar me poker Skënderbeun për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Korçarët pothuajse nuk zbritën fare në fushë, duke i lënë inisiativën kundërshtarit, që i shënoi tre që në pjesën e parë, duke e bërë të dytën një formalitet.

Spostimet taktike të Josës, sidomos dizenjimi i vendit të ri pas sulmuesve të Limajt ishte funksional, duke bërë që suksesi të ndihej që në batutat e para. Ibraimi në të 5 e Limaj dy minuta më pas, i dhanë drejtim ndeshjes, ndërkohë që Leira bëri tris në minutën e 32, përpara se Limaj të vuloste rezultatin në pjesën e dytë: “Të vazhdojmë kështu, por nuk do të thotë se fituam ndeshjen sot dhe të harrohen problemet e së kaluarës – kujtoi tekniku pas ndeshjes -. Duhet të përmirësohemi nga java në javë. Kështu më pëlqen ta vendos skuadrën, nëse do kem lojtarë më të shpejtë nga krahët mund të ndryshoj”.

Fitore me peshë, e treta radhazi tek Kukësi, por ëndërrat e Safet Gjicit dhe tifozëve kuksianë janë shuar nga tekniku pa nisur mirë: ” Titulli? As klubi nuk a kërkuar dhe as unë nuk kam luajtur mendsh. Kemi një Vllazni 13 pikë përpara. Unë e krahasoj me veten time kur isha te Skënderbeu dhe isha 9, 10, 13 pikë nuk mund të më arrinin. Mirë, Vllaznia gabon, pse ne nuk do gabojmë?! E kemi parë edhe Skënderbeun çfarë ka bërë para kësaj ndeshje, i ka marrë shumë pikë kundërshtarëve tonë. Unë kam ardhur edhe me Tiranën dy herë këtu dhe jam mundur, nuk i ngatërroj gjërat.”, saktësoi Josa.

Skënderbeu fitoren e fundit e ka regjistruar në 30 dhjetor të vitit 2020 përballë Bylisit. 36 gola ka pësuar skuadra korccare në këto 17 javë, duke u renditur në vendin e fundit me 12 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *