• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid shembet në shtëpi nga ekipi i Bardhit: për Zidane rrezik shkarkimi

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e 21 të Ligës, Levante i vë stërkëmbëshin Realit duke i rrëmbyer fitoren 2-1 në Madrid, falë kartonit të kuq të Eder Militao në minutën e 9-të. Blancos megjithëse kaluar të parët në avantazh me Asensio, u rikuperuan nga Morales dhe Roger. Fitore në transfertë edhe për Sevilla, që mposhti Eibar me penalltinë e Ocampos dhe golin e Joan Jordan: andaluzianët parakaluan Barcelonën dhe kalojnë natën në vendin e tretë në renditje, vetëm -1 nga Reali, ku situata rrezikon të degjenerojë.

Shumë sipërfaqshmëri e një humbje tjetër. Real Madrid pengohet në një humbje të brendshme që nuk duhej e që e bën të pashpresë në ëndërrën rikuperim. Në një moment jo të shkëlqyeshëm për Blancos, një naivitiet i Eder Militao kontribuon për të komplikuar në mënyrë të jashtëzakonshme performancën e ekipit të Zidane, sepse pas tetë minutash mbrojtësi brazilian ndërpreu një kundërsulm në hyrje të zonës e si lojtari i fundit mori kartonin e kuq. Skuadra e Bardhit e kuptoi se kishte një mundësi të shkëlqyer për ti bërë keq madrilenëve, por pesë minuta më vonë ishin vendasit që kaluan në epërsi me Asension. Sipas logjikës, Levante u hodh përpara dhe presioni u ndje: rezultati ishte barazimi i Morales në minutën e 32.

Real Madrid duhej të fillonte gjithcka nga e para në pjesën e dytë, por planet u ndërlikuan pas çerekore kur Vinicius rrëzoi Clerc brenda zonës. Për fatin e Real, Courtois është i jashtëzakonshëm duke pritur penalltinë e Roger Marti, por sulmuesi me numër 9 i miqve shënoi gjithësesi në minutën e 33. Në fakt, goditja e shkurtër e këndit funksionoi dhe sulmuesi gjeti një goditje të bukur me të djathtën për 1-2. Tnetativat e fundit të Blancos nuk janë efektiv dhe lodhja e lojtarit më pak ndihet, kështu që ekipi i Zidane mundet përsëri në këtë sezon të mallkuar për ta. Tani rreziku është i dyfishtë: parakalimi nga Barcelona dhe +10 i Atletico Madrid, pa llogaritur shkarkimin e francezit.

SPAIN – LALIGA SANTANDER
Eibar 0 – 2 Sevilla
Real Madrid 1 – 2 Levante



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *