• |
ide | kryesore

FOTO&VIDEO/ Mesazhi nxitës i Ermal Mamaqit: Si t’i bësh 50 mijë euro në një vit!

-Instant, Arkiva, Paparazzi



“Mendo, ndrysho, fito” është titulluar seanca e parë e trajnimit të Ermal Mamaqit që është mbajtur të shtunën në një kinema në kryeqytet. Disa dhjetëra apo qindra të rinj duken në foto, teksa dëgjojnë ligjërimin e Mamaqit në sallën e mbushur plot, në shpërfillje të rregullave të pandemisë.

Për ata që janë kuriozë se për çfarë flitet në seancën e organizuar nga Ermal Mamaqi ia vlen të lexohet mesazhi që është shfaqur në ekranin e kinemasë.

“Deri në datë 30 janar 2022 unë do të kem në zotërim 50.000 euro të cilat do të vijnë tek unë në shuma të ndryshme herë pas here gjatë kësaj kohe. Në këmbim të këtyre parave unë do të jap shërbimin më efektiv për mua në sasinë dhe cilësinë më të mirë të mundëshme që mund të jepet për këtë shërbim në treg. Besimi im është aq i fortë sa unë mund t’i shoh këto para përpara syve të mi. Unë mund t’i prek ato me duart e mia. Ato janë në pritje të transferimit tek unë në kohën dhe pjesën që përputhet me shërbimin që kam ndërmend të jap si këmbim për to. Unë jam në pritje të një plani me anë të cilit, do t’i grumbulloj këto para dhe do ta ndjek atë plan kur ai të vijë” shkruhet aty.

Takim me miliarderë/ Ermal Mamaqin e masakrojnë si klloun. Kundërpergjigjja e tij

Kursi u bë i famshëm për shkak të një shume të konsiderueshme që duhej paguar për të marrë pjesë dhe ngjalli një furi reagimesh në rrjetet sociale. Edhe kësaj radhe, fotot dhe videot kanë provokuar shumë komente në Facebook dhe Instagram, pasi aktivitetit sfidon rregullat elementare të pandemisë, kur grumbullimet dhe muzika në ambjente të tilla janë të ndaluara.

“Mos lexoni”/ Pse po e masakrojnë Ermal Mamaqin?

Gjithsesi me kaq shumë kursantë që kanë paguar për të dëgjuar leksionet e Mamaqit, një gjobë nuk duket se do të jetë problem për të. Problem është diferencimi që bëjnë autoritetet kur vendosin gjoba për qytetarët dhe lokalet me muzikë, ndërkohë që mbyllin njërin sy për evente si këto.



2 Comments

  1. Nje e njohura ime kishte nje projekt ku femijet e vegjel bashkohen me artin teatral.Femijet ndahen ne grupe dhe vendosin ne skene pjese te ndryshme teatrale dhe ku performojne si aktore te vegjel.Personalisht mendoj se te bashkosh femijet me artin eshte gjeja me bukur ne bote.Por bashkia e Lali Sdromsit nuk ja miratoi projektin me preteksin e pandemise megjithese ishte dhe versioni qe shfaqia te behej live stream on line,por ne te vertete nuk ja dhane sepse aktiviteti nuk kishte ngjyra politike.Kurse nga ana tjeter shikojme kete palacon te na japi leksione se si te behemi te pasur ne jete.Ku shihet qarte se njerzit nuk mbajne maska dhe nuk mbajne distancen e caktuar.Bravo Rilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *