• |
ide | kryesore

Kosovë/ 287 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të dielën, se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, gjashtë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 287 raste të reja me COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja thotë se rastet e reja dalin pas testimit të 2.438 mostrave.

Sipas raportit, në 24 orët e fundit, koronavirusin e kanë mposhtur 229 persona.
Që prej 13 marsit të vitit 2020, e deri më 31 janar 2021, Kosova ka regjistruar 60.218 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.498 pacientë kanë vdekur dhe 52.437 janë shëruar.

Raste aktive janë 6.283.
Për shkak të paraqitjes së rasteve me variantin e ri të koronavirusit, që fillimisht është identifikuar në Mbretëri të Bashkuar, IKSHPK-ja ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat kryesore kundër pandemisë: mbajtja e maskës, higjiena personale dhe mbajtja e distancës.

Po ashtu, ky insititut ka rekomanduar sërish ndalimin rigoroz të tubimeve dhe respektimin e masave gjatë aktiviteteve publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *