• |
ide | kryesore

Kosovë – Izrael firmosin nesër nisjen e marrëdhënieve diplomatike. Zbardhet axhenda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova dhe Izraeli do të firmosin nisjen e marrëdhënieve diplomatike më datë 1 shkurt. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, ka organizuar me këtë rast një ceremoni të posaçme.

Kështu, rreth orës 15:00 të ditës së nesërme, nis mbërritja e të ftuarve dhe më pas fillon takimi Virtual mes Delegacioneve të Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Kosovës – në sallën e takimeve Bilaterale takim i zhvilluar pa praninë e mediave.

Në këtë takim virtual marrin pjesë edhe dy ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, përkatësisht Meliza Haradinaj Stublla dhe Gabi Ashkënazi.

Gjithashtu, parashikuar prezantimi i pllakatës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi që do të ketë dhe një fjalë të rastit nga dy ministrat. Po kështu Haradinaj dhe Ashkënazi do të kenë dhe një konferencë për shtyp.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *