• |
ide | kryesore

Mamaja i tregonte triumfin e Palmeiras djalit të saj të verbër: historia emocionuese e Libertadores

-Instant, Sport



Djali i saj nuk mund të shohë, por zemra e tij mund të rrahë dhe të ngazëllehet për futbollin. Mamaja dhe djali i saj i verbër, tifozë të Palmeiras, kanë qenë prezentë në stadiumin Maracana për finalen dhe në fund kanë përjetuar lumturinë për trofeun!

Një ndeshje e madhe futbolli e dashuria për një skuadër. Por mbi të gjitha zemra e një nëne, që bën gjithcka që i biri të jetë ndër të paktën tifozë prezentë në Maracanà për finalen e Kupës Libertadores.

Mami Silvia (një leksion shumë i mirë prej saj, krahasuar me tifozët që u përleshën në Sao Paulo para ndeshjes) dhe Nickollas i vogël ishin në stadium, dhe golin në minutën e 99-të të Palmeiras djali nuk mund ta shihte. Por ai e ndjeu atë, ai u drithërua për atë gol. Dhe për gjithë jetën e tij, falë nënës që i tregonte me detaje cfarë ndodhte në fushë, ai do të jetë në gjendje të thotë: Unë isha atje!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *