• |
ide | kryesore

Nipi përdhunoi gjyshen 89 vjeçare/ Dëshmia tronditëse e djalit të saj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Atë që policia e raportoi si dhunë fizike të nipit të saj ndaj një 89 vjeçareje në fshatin Grabian të Divjakës, rezulton përdhunim.

mecani

Është djali i të moshuarës, Ismet Meçani, që thotë se nëna e tij u përdhunua nga nipi i saj Saimir Meçani.

Ai thotë se 89-vjeçarja tani po merr trajtim mjekësor, ndërsa konfirmon se ajo është përdhunuar. “E gjetëm të zhveshur”-tregon ai.

Dëshmia: 

Ismet Meçani: U futëm brenda dhe e pyeta mamin, kush të ka rrahur? ja ky më tha.

-Atë e ka djalin e djalit?

Ismet Meçani: Po

-Çfarë i kishte bërë nënës?

Ismet Meçani: E kishte zhveshur, kishte bërë punën e veta.

-Po ai djali e pranon?

Ismet Meçani: Jo se pranon ai, as të rrahurën. E mori ai djali tjetër e futi në dhomë. E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? Po më tha.

-Kush e njoftoi policinë?

Ismet Meçani: Unë

-Ju dyshoni që e ka bërë?

Ismet Meçani: Po se plaka ishte e zhvesur, trupi është i goditur.

-Vuan nipi nga çrregullime mendore?

Ismet Meçani: Jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje. Ai është 35 vjeç Saimir Hamzai e ka emrin. Është djali i gruas. Kishte ardhur nga Greqia. /Tch



7 Comments

  1. TURP TURP TURP
    KAFSHERI, KAFSH ME FYTYRE NJERIU
    EDHE TE PAIMAGJINUESHMEN E KTHYEM NE REALITET
    PTUUTUUUUTUUUUUUUUUUUUU

    1. Keto jane pasojat e ndyra kur njerzit ndahen nga Zoti! Percudnime nga më të padëgjuarat ndodhin. Eh mor “Bijte e Shqipes” çfarë i keni bërë vetes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *