• |
ide | kryesore

Tabaku: Do të ulim tatim fitimin ndaj bizneseve të mëdha, më shumë mundësi për investim

-Instant, Lajme, Të fundit



Jorida Tabaku u takua me biznese të ndryshme në Tiranë për t’i njohur me programin e PD për të rritur ekonominë, përmes uljes së taksave, pullës fiskale që mban larg tatimorët dhe rritjes së konsumit.

Pati ankesa nga bizneset, të cilat u shprehën se situata është shumë keq, njerëzit blejnë shumë pak për shkak edhe të dëmeve ekonomike që u ka shkaktuar pandemia.

“Prezantimi i pullës fiskale tek çdo biznes i vogël që paguan taksa, bën të mundur që biznesit të mos i bien në qafë tatimorët dhe pastaj pjesën tjetër e bën taksa” – tha Jorida Tabaku gjatë takimit me bizneset

 

Tabaku prezantoi edhe përfitimet që do të ketë biznesi i madh.

“Për biznesin e madh nga 15% ne 9% tatim fitimin. Kjo te jep me shume mundësi qe te investosh. Sigurimet shoqërore, kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit 9% me 9%; takse e sheshtë edhe këtu. Çmimi i energjisë elektrike sidomos për prodhuesit ulet me 20%. Rritja e çmimit te karburantit ka rritur kostot e prodhimit. Janë të gjitha zinxhir. Pra, fiton ti, fiton Shqipëria, fitojnë të gjithë shqiptarët.  Ju jeni baza e ekonomisë. Me 25 prill te bëjmë ndryshimin e madh”- shpjegoi Tabaku.

 



4 Comments

  1. PO E FILLUAT ME PREMTIME E GENJESHTRA E KENI TE HUMBUR DAVANE . A E DINE PSE ? SEPSE PALLOSHI NE GENJESHTRA , PROPAGAND E E NE 3D ESHTE I PAARRITSHEM , ESHTE I PAKONKURRUESHEM . MEGJITHATE JU PREMTONI , SE NE FUND TE FUNDIT DELE KENI PERBALLE , KANE 200 VJET QE NGOPEN ME LUGEN BOSH .

  2. Cfare thua moj idiote, me ca do e mbushesh arken e shtetit apo me tatimin mbi te vegjlit e te mesmit? Ik se nderrova mendje, as ju nuk jeni per voten time. Me keto lapsuse dukeni qe s’merrni vesh fare nga ekonomia, filluat si Ed mandravella qe burgosi njerez per 30 mij lek drita nderkohe bizneseve te medha s’u merrte asnje takse por u jepte tendera e koncesione.

  3. Dmth… I shajn nga mengjesi ne darke oligarket.
    Po ne fund, u ulin taksat.
    Dua te behem oligark.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *