• |
ide | kryesore

Vërehen infektime për herë të dytë të pacientëve me COVID-19 në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha pohoi se në këtë klinikë janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë me koronavirus. Sipas drejtoreshës Ajazaj -Berisha tha se kohëve të fundit kanë pasur raste që u kanë ardhur për herë të dytë, e madje disa prej dytë kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

“Po gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19 të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë qenë Covid- pozitiv, në mesin e tyre kemi pacientë të cilët në atë kohë nuk kanë pasur manifestime klinike ose kanë pasur manifestime të lehta, ndërsa tani kemi disa prej rasteve që edhe duhet të spitalizohen”, tha ajo për Ekonomia Online.

Ajo ka lutur partitë politike që të respektonë masat anti-Covid në tubimet paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme. “Ne si qytetarë të Kosovës duhet të jemi të vetëdijshëm që virusin e kemi ende prezent, po e vërejmë që kohë pas kohe kemi rritje të numrit, e kohë pas kohe kemi edhe rënie të numrit, mirëpo ende kemi rritje të numrit të rasteve që përfundojnë me vdekje prandaj të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që t’i largohemi grumbullimeve të panevojshme, ta ruajmë distancën sociale dhe t’i bartim maskat dhe të gjitha masat mbrojtëse që dalin nga institucionet shëndetësore pa kurrfarë dallimi mes njëri-tjetrit”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *