• |
ide | kryesore

Video/ Goditja e Carës ngec në baltë, Partizani nuk fiton dot ndeshjen titull: një pikë me fat për Vllazninë

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk ka fitues supersfida e javës së 17 të Superiores, që për mënyrën se si erdhi dhe atë që nënkupton në renditje, i vlen shumë më tepër Vllaznisë se Partizanit. Të kuqtë e Ilir Dajës nuk shkojnë më shumë se 0-0 në Elbasan Arena, por duhet të mallkojnë baltën për shkak të reshjeve të vazhdueshme që i pengoi në dy raste ti gëzoheshin golit: flagrant ai i Carës në minutan e parë shtesë, kur topi ngec në baltë dhe pastaj kontrollohet nga Zogovic.

Pa blerjen e fundit Ferhan Hasanin, Daja kishte zgjedhur formacionin tip me Cinarin nga minuta e parë. Sulmuesi shkodran nuk i bën keq skuadrës së vendlindjes, edhe për shkak se është një ndeshje e ekuilibruar, ku të dy portierët u bënë protagonistë me ndërhyrje vendimtare. Loja u bë më e hapur në fakt në gjysëm orën e fundit, kur skuadrat mbetën me 10 lojtarë. Bitri e Krymi u kapën me njëri-tjetrin në zonë, duke fituar të kuqin e menjëhershëm nga arbitri Hamiti.

Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, në minutat e fundit, Partizani i Ilir Dajës nuk arriti të gjente golin e avantazhit, ku në disa raste pengesë u bë edhe balta përpara portës së Zogoviç, duke penguar topin që të shkojë në rrjetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *