• |
ide | kryesore

Abuzimi ndaj Rashford, Facebook fshin llogari, ndërhyn edhe Princi William: “Kjo gjë duhet të marrë fund”

-Instant, Sport



Abuzimi racist ndaj futbollistëve është “i neveritshëm” dhe kjo praktikë duhet të ndalet. Kërkesa ka ardhur nga Princi William me një postim të gjatë në Twitter. Sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë, Marcus Rashford ishte lojtari i fundit që pësoi abuzim racist këtë fundjavë pas një serie precedentësh shqetësues. Policia e Greater Manchester njoftoi se ata kanë filluar një hetim për këtë çështje. Duke shkruar në mediat sociale, Princi William, i cili është gjithashtu presidenti i Football Association (Federata Angleze e Futbollit), vlerësoi ata që mbajtën qëndrim. “Abuzimet raciste – qofshin në fushë, në tribuna apo në media sociale – është i neveritshëm dhe duhet të ndalet tani. Ne të gjithë kemi një përgjegjësi për të krijuar një mjedis në të cilin këto abuzime nuk tolerohen dhe ata që vendosin të përhapin urrejtje dhe ndasi duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo përgjegjësi shtrihet në platformat ku zhvillohet pjesa më e madhe e këtij aktiviteti, “tha Duka i Kembrixhit.

“Unë i përgëzoj të gjithë ata lojtarë, tifozë, klube dhe organizata që vazhdojnë të raportojnë dhe dënojnë këtë abuzim me vendosmërinë më të madhe,” shtoi ai. Abuzimet e drejtuara ndaj Rashford pasuan ato të rezervuara për shokët e tij të ekipit Axel Tuanzebe dhe Anthony Martial pas humbjes në shtëpi ndaj Sheffield United: “Disa nga këto komente janë sjellë në vëmendjen tonë dhe ne po bashkëpunojmë me ata që janë përfshirë për të siguruar mbështetje dhe ne do të hetojmë plotësisht mbi këto krime”, ka shkuar në një komunikatë për shtyp Greater Manchester Police (GMP). “Njerëzimi dhe mediat sociale në shprehjen e tyre më të keqe “, shkroi Rashford pas fyerjeve të rënda që mori.

Sulmuesi 23-vjeçar, i vlerësuar me MBE për punën e tij kundër varfërisë ushqimore të fëmijëve, mori disa mesazhe raciste në Instagram të shtunën. Iu dërguan sulmuesit të Anglisë pas barazimit 0-0 të Djajve të Kuq kundër Arsenal: “Unë jam një njeri me ngjyrë dhe jetoj çdo ditë krenar për këtë,” shkroi Rashford në Twitter, “Askush, apo asnjë koment, nuk do të bëjë të ndihem ndryshe. Pra, më vjen keq nëse ishit duke kërkuar një reagim të fortë, thjesht nuk do ta merrni këtu. Unë nuk po shpërndaj ‘screenshots’. Do të ishte e papërgjegjshme ta bëja e siç mund ta imagjinoni ato nuk përmbajnë asgjë origjinale. Kam fëmijë të bukur të të gjithë ngjyrave që më ndjekin dhe nuk kanë nevojë ta lexojnë. Ngjyra të bukura që duhet vetëm të gëzohen”.

Policia ka pranuar se është në dijeni të faktit se një numër lojtarësh të Manchester United kanë pësuar abuzime në rrjetet sociale mes të mërkurës dhe të shtunës. “Askush nuk duhet t’i nënshtrohet një abuzimi të tillë dhe është thellësisht tronditëse jo vetëm për ata që e vuajnë, por edhe për të gjithë ata që hasin në këtë gjuhë të tmerrshme. Këto fjalë urrejtje nuk kanë vend askund në shoqërinë tonë, online ose jo”. Edhe Facebook, i cili zotëron Instagramin, lëshoi gjithashtu një deklaratë pas abuzimit ndaj Rashford. “Kemi ndërmarrë veprime në këtë rast duke hequr llogari dhe komente dhe ne po vazhdojmë të hetojmë”, shpjegoi rrjeti social.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *