• |
ide | kryesore

“Atë natë qava”: Neymar rrëfen çfarë e bëri të kthejë mendje për të qendruar tek PSG

-Instant, F1, Sport



“Jam shumë i lumtur sot. Ndihem mirë, jam përshtatur, jam më i qetë. Jam shumë i lumtur këtu, dua të qëndroj me PSG”. Pas disa muajsh zëra për një lamtumirë të mundshme, Neymar përsëriti dëshirën e tij për të vazhduar të luajë në Paris duke rrëfyer ëndërrat për të ardhmen në një intervistë dhënë për TF1: “Ndihem brenda skemave dhe jam më i qetë – ka thënë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit (222 milion në 2017), i cili më pas është munduar të mbante nën Kullën Eiffel edhe Mbappé – shpresoj se edhe Kylian dëshiron të qëndrojë gjithashtu. Padyshim që kjo është dëshira e të gjithë tifozëve ”.

“Ai është një djalë i artë – shtoi Neymar – Ne jemi si vëllezër dhe unë jam vëllai i madh. E e quaj Golden Boy sepse ai është me të vërtetë një djalë i artë, me një zemër të madhe. Si futbollist, të gjithë e dinë se sa vlen, por jashtë fushës është fantastik. Ne ngjajmë dhe duhet të jemi të lumtur që jemi. Shpresoj se edhe Kylian dëshiron të qëndrojë gjithashtu. Padyshim që ky është vullneti i të gjithë tifozëve, ne duam që e jona të mbetet një skuadër e madhe dhe dua të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë: të luaj futboll e të jem i lumtur, ky është maksimumi”.

Kontrata e Neymar do të skadojë në qershor 2022, por dialogu me PSG për rinovimin tashmë është duke u zhvilluar dhe duke pasur parasysh fjalët e brazilianit, tymi i bardhë duket i sigurtë. Edhe pse është objektivi Champions për tu arritur pas finales së humbur kundër Bayern: “Atë ditë unë qava – pranoi Neymar – doja ta riktheja këtë kupë përsëri në Francë, por do të kemi mundësi të tjera. Dhe ne do të bëjmë gjithçka për të arritur finalen dhe të fitojmë atë titull “.

Edhe Mbappé, mbi të cilin vëzhgon Real Madrid, e ka kontratën në skadencë në 2022 dhe negociatat për rinovim janë duke u zhvilluar: “Po mendohem sepse nëse nënshkruaj do të investoj në planin afatgjatë me PSG – shpjegoi së fundmi sulmuesi francez – Unë nuk dua të fitoj kohë, nëse do kisha tashmë një vendim do ta komunikoja. Nëse nënshkruaj është se do të qëndroj dhe e gjithë kjo meriton reflektim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *