• |
ide | kryesore

Bartomeu mohon shpërndarjen e shifrave të Messit: “E meriton atë që fiton”

-Instant, Sport



“Leo meriton atë që fiton, si për arsye profesionale ashtu dhe komerciale. Pa pandeminë, Barcelona mund ti kishte paguar lehtësisht ato shifra.” Ish-presidenti blaugrana, Josep Maria Bartomeu, mbron shifrat e paguara nga klubi për argjentinasin, më shumë se 555 milion në katër vjet, siç zbuloi ‘El Mundo’ me publikimin e kontratës së tij faraonike. “Është një problem shumë serioz dhe është krejtësisht e paligjshme të zbulosh detajet e kontratave profesionale – vazhdoi Bartomeu për transmetuesin katalanas Esport3 – Të flasësh në TV dhe të bësh akuza është e lehtë, nuk është shaka dhe e gjithë kjo do të përfundojë në gjykatë”. Bartomeu në ditët e fundit të presidencës së tij ishte bërë armiku numër një i Messit, ndërsa bashkëjetesa e tyre ishte bërë e pamundur.

Bartomeu pastaj mohoi të ketë zbuluar ai detajet e kontratës së Messit, ku përfshihej një bonus besnikërie prej 38,964,977.05 euro që duhet të paguhet brenda 15 korrikut edhe në rastin kur Pleshti, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në fund të qershorit, largohet nga klubi.

“Messi nuk e shkatërron Barcelonën”, i ka bërë jehonë ish-zëvendësi Jordi Mestre, i cili, duke folur për ‘Cadena Ser’, shpjegoi se “kishim të ardhura prej një miliard euro dhe mund ta përballonim pagën e tij. Messi na ndihmonte të arkëtonim kaq shumë para. Pra, kush pretendon se na shkatërroi, ose nuk e ka idenë se çfarë thotë, ose e bën me keqdashje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *