• |
ide | kryesore

Basha premton për ‘Shëndetësinë’: Pacienti i pari! Rroga të larta për mjekë e infermierë. Fakultet i ri mjekësie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në prezantimin e sotëm të programit për shëndetësinë, Lulzim Basha përmendi pikat kryesore të këtij programi, ku në qendër, sipas Bashës, do të jetë pacienti.

Basha u shpreh se do të riorganizohen spitalet publike, duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.

Lideri i opozitës tha gjithashtu se paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro. Ndërsa premtoi edhe hapjen e një universiteti të ri të mjekësisë.

“Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni.

Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.

Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.

Në programin tone Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.

Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata luftuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë!

Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.

Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane.

Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi.

Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes”, u shpreh Basha.



4 Comments

  1. Rroga 700 euro per infermieret eshte komplet e pajustifikueshme. I bie qe ne terma reale te paguhen me mire se infermieret ne Gjermani. Nese qellimi nuk eshte t’i deklarojme infermieret heronj kombetare por thjesht t’i ndalojme te ikin ne Gjermani, duke supozuar qe ikin thjesht per anen financiare edhe 500 euro jane shume. Problemi i mjekeve eshte me kompleks.
    Sa per Covidin Gjermania p.sh. as nuk i ka shperblyer mjeket e jo me t’i beje rritje te perhershme page. Nuk merren vedime financiare ne baze te reagimeve emocionale.

  2. Nuk eshte kjo zgjidhja o z.Basha . Po te bej nje pyetje : pse nuk i bene rritje te tille rroge edhe arsimit , te gjitha profesioneve te lira ? Ça kane me shume doktoret dhe infermieret qe ata te tjeret nuk e kane ? Zgjidhje jane reformat dhe reformimet e mirfillta , lufta ndaj korrupsionit , zbatimi maximal i shtetit ligjor dhe ndeshkueshmeria . ndryshimet radikale dhe mbi te gjitha drejtesia , drejtesia dhe drejtesia .
    Te tjerat jane dokkrra hini . I gjati ine duhet me doemos te largohetdhe syrgjynosur por ti nuk je zgjidhja .

  3. Programi me i miredetajuar, plotesisht i realizueshem mjafton te zhduken ppp e laboratoreve, sterelizuesve dhe çekapi. Bravo suksese. Keshtu fiton shendetesia, keshtu fiton Shqiperia. Perpara PD .

  4. Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare,

    Ky ishte programi o Qelbesire?

    Me ke tallest???

    O cope derr. Plehre ai qe eshte Kryeminister, plehre edhe ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *