• |
ide | kryesore

Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sa herë vijnë zgjedhjet Edi Rama gjen nga ndonjë alibi të re për futjen e të fortëve apo të inkriminuarve në listat e PS. Këtë ka bërë edhe këtë mëngjes para gazetarëve, duke deklaruar se partitë politike nuk janë dhoma torturash që do duhet ti nxjerrin të inkriminuarve sekretet e mëkateve që mbajnë fshehur (video poshtë). 

Kryministri e dha këtë përgjigje ndaj një pyetje të gaetares Ambrozia Meta e cila i kërkoi të komentonte deklaratat e ambasadores Yuri Kim kundër futjes të të inkriminuarve në listat e partive.

Prej disa ditësh diplomatja amerikane i ka shtuar apelet në këtë drejtim. ‘Paralajmërimi që bëra (22 Korrik 2020) që kryetarët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre, mbetet i vlefshëm’,

Në verën që shkoi Yuri Kim pati deklaruar: “Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin’

Rama bën të pa diturin dhe kjo e ka një arsye. Ai bishtnoi sot duke u përgjigjur: ‘Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetë-deklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. S`kemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka’

Por çfarë fshihet pas këtij qëndrimi?

(VIDEO) Si e mbronte Rama-Kajmakun para shkarkimit sot si kryebashkiak për lidhjet me krimin

Për të kuptuar këtë është mirë të shikohet si ai është sjellë në të shkuarën, kur në fillim i ka mbrojtur deputetët e tij me rekorde kriminale dhe pasi dokumentat për ta kanë dalë ditën për diell, ai është justifikuar me shprehjen “ne nuk e denim”.

Andi Bushati: Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Po edhe sikur ti besojmë për një çast asaj që hotë kryeministri se ai nuk i ka ditur dosjet e errëta të të përzgjedhurve të vet, ka një pyetje: Përse i veshi me kostum rilindasi shefi i tyre Mark Frokun, Prengën, Ndokën, Elvis Roshin, Kajmakun, Valdrin Pjetrin? A mos ishin gjë shkenctarë profesorë, mjekë, mësues apo intelektualë (poshte video ku thote mezi pret qe ligji i dekriminalizimit ta nxjerre Elvis Roshin te paster).

Jo ata ishin aty për të vetmen vlerë që kishin për lidhjet e shkuara me botën e krimit që favorizon kërcënimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votës. Pra meritat e tyre diheshin shumë mirë nga kreu i PS-së.

(VIDEO) Gënjeshtrat e Ramës sa herë i kapen njerëzit me histori kriminale

Por, duke përsëritur sërish qëndrimin se partitë s.kanë përgjegjësi në kandidimin e këtyre personave dhe se kjo është një marëdhënie e tyre me ligjin, shefi i qeverisë mori pozicionin se ai nuk do heqë dorë nga preferencat e mëparshme për kandidatët. Ai thjeshtë u tall me Yuri Kim dhe bëri sikur nuk e kupton apelin e ambasadores. Mesazhi për të qe i qartë, mos na shit broçkulla moralizuese, ne kemi ligjin.

©Lapsi.al



15 Comments

    1. Pirdhni Pirdhni se liroheni ju te Lapsit.

      RAMA PO PRISHET ME EUROPEN.
      RAMA PO PRISHTE ME AMERIKEN
      RAMA PO LIDHET ME LINDJEN
      Pra Ramen nuk e duan as ne Europe dhe as ne USA, vetem Erdogani e do Ramen.

      Si su lodhet me keto budallalliqe ? As femijet e cerdheve nuk i besojne keto gjera.

  1. Yuri ja fut kot.
    I kërkon Ramës që të mos kandidoj gjysmën e listës për deputet dhe kryetar bashkie.
    Në shenjë mirkuptimi do heqim ato që i kërkon Interpoli por maksimumi do tolerojmë deri te familjarët/miqtë/kukullat e bandave dhe lavatriçeve të parave, ato nuk preken.
    Boll me ndërhyrjet në punët e brendshme.
    Duhet të merret me Lulin se ai është agjent rus, e ka zbuluar Tao me mediat prestigjioze.

  2. Normale qe tallet,sepse nuk mund te beje ndryshe,pa krahun e armatosur e kriminal asnje bande nuk funksionon !
    Eshte ofruar nga krimi dhe qelbesirat e ketij vendi dhe si mund te shkeputet nga ata ?!
    Kurrsesi,a mund te beje pa Vangjush Dakon,Tom Lloshin& Co ?
    Asnje mundesi nuk ka ?
    Lufton per jete a vdekje ?Sepse asnje rruge normale nuk mund te kete per largimin e tij paqesor nga pushteti,zero !
    Ka njemije skandale te lidhura me pushtetin dhe qeverisjen e tij,banditeske dhe i ka parasysh pasojat dhe cfare e pret ate ?

  3. Po edhe Juri me shaka e ka dmth” me ka cu baba me la gojen” se ajo e di qe udheheqesi global nuk ka nevoj per keshilla,ai dhe keshilltaret i ka me keshillu te tjeret.dmth shqip fare pirdh pirdh se lirohesh o …..i.haj shnet

  4. Por, pavarësisht ëndrrave të një njeriu që çdo post të mbajtur në këtë jetë ia kanë vënë në prehër të tjerët, realiteti nuk para “u bën zbritje” njerëzve të përgjumur si kryetari i PD. Ai është aty, kokëfortë, me një pandemi e cila sipas parashikimeve të ekspertëve kudo në botë, do të na shoqërojë edhe për disa kohë. E ndërkohë që udhëheqësit seriozë në të gjithë botën, ashtu sikurse dhe qeveria e Shqipërisë, janë duke i bërë llogaritë e projektimit të politikave të së ardhmes duke e konsideruar pandeminë një të dhënë të painjorueshme, Lulzim Basha ka zgjedhur të mos i kushtojë as edhe një resht në programin e tij, një plani mbi mënyrën e përballimit të saj. Gjumi dimëror e ka bërë të harrojë edhe atë planin e famshëm qesharak me pesë pika, 95% e të cilave ishin vënë në zbatim, por Basha vijonte t’i propozonte.

    1. Qeveria serioze e Shqiperise po e lufton duke dhene koncensione, duke ngrene dreka e darka ne Dubai dhe njekohesisht duke vene gjoba.
      Ik tani ha sufllaqen.

  5. Po sa i forte qe doli ky Ramazoni me?

    Tallet me Jurin.
    Ato te DASH i vijne mbas avazit.
    Merkel to bo Chat
    Makroni tu e prit me temena
    Ai turku po ashtu…..

    Lulja rri si BQ te ajo vila me pishine.

  6. putana e ambasades se kurvave eshte ne borderone e rames dhe e ka hapur vrimen e pidhit tamam si i shkerdheninin ushtaret japoneze prandaj nuk ndihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *