• |
ide | kryesore

Juventus gati për hakmarrjen: ja formacioni i Pirlos për të thyer Inter

-Instant, Sport



Me fitoren e tetë në 9 ndeshjet e luajtura në janar, në kampin e Juventus ka ardhur koha për hakmarrje ndaj kundërshtarit të vetëm që i hoqi pikë muajin e kaluar. Nesër në San Siro zhvillohet ndeshja kundër Interit, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë. Për Pirlon infermieria është praktikisht e zbrazët (vetëm Dybala) dhe nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë turn over të madh: Ronaldo nuk do të pushojë dhe do të formojë sulmin me një mes Kulusevki e Moratas, në portë do të jetë Buffon dhe De Ligt do ti japë frymëmarrje Chiellinit.

Vetëm një hap i gabuar në janar, por nga ato që djeg shumë, sepse 15 ditë më parë në San Siro, praktikisht nuk pati fare ndeshje. Tani kalendari i Kupës së Italisë i jep Juves mundësinë për të marrë hak, duke vënë në lojë finalen në Romë. Pas fitores kundër Sampdorias, Pirlo pranoi se më në fund ka gjetur formatin e duhur dhe nesër në mbrëmje do të ketë pak vend për ndryshime. Para Buffon, titullar i Kupës në vend të Szczesny, do të jetë De Ligt dhe një mes Bonucci (favorit) dhe Chiellinit, ndërsa është e mundur që Alex Sandro të zëvendësojë Danilon si mbrojtës i majtë. Në mesfushë, me Cuadrado dhe Chiesa më shumë se të konfirmuar në krahë, Bentancur ndoshta do të jetë feneri qendror mes Arthur dhe McKennie. Megjithatë, hipoteza Rabiot nuk duhet të përjashtohet. Përpara Ronaldo do të drejtojë sulmin, me Morata në balotazh me Kulusevskin për fanellën e dytë titullare. Edhe pse të shtunën do të ketë super-sfidën me Romën në kampionat, Pirlo do të ndryshojë ekipin sa më pak të jetë e mundur, sepse e di që një provë force ndaj Interit do t’i shkaktojë një goditje të rëndë rivalëve të tij dhe do ti dërgojë një mesazh të qartë kampionatit.

FORMACIONI I MUNDSHËM
JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Danilo; Chiesa, Arthur, Bentancur, McKennie; Kulusevski, Cristiano Ronaldo. Tr: Pirlo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *