• |
ide | kryesore

Rama pas apelit të Yuri Kim për kandidatët: Nuk ngremë salla torturash. Kush gënjen ka përgjegjësi individuale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas Edi Ramës, është përgjegjësi personale e çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

Ai u pyet nga gazetarët pas një mbledhje në seli me drejtuesit e PS në qarqe për apelin e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe theksoi se nga ana e PS do zbatohet ligji dhe se kush gënjen në vetëdeklarim ka përgjegjësi individuale.

Sa i përket listës së kandidatëve për deputetë për 25 prillin, Rama tha se është në proces dhe sigurisht lista përfundimtare do të jetë ajo që do të deklarohet kur të çohet në KQZ.

“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.



11 Comments

  1. E kuptove zonja Kim kush eshte Sadami I ballkanit, ky Rama do te qeverise vetem me bandite e kriminela si Al Kapone tek ju kur bente ligjin ne New York.

    Duhet ta shpallni non grada dhe ti anulloni vizen ketij fatkeqesie per kete vend.

    Po vazhduat me thirrje per Ramen atehere per ne shqipetaret do te jeni po aq fajtore se ky.

    Ky eshte shansi I fundit mbas 25 prillit nuk ka me kohe.

    1. Edvin ti kriminelet i kerkon ku jane dhe i jep privilegje qe te mbajne ne pushtet , do pergjigjesh me koke per keto qe thua , ke ditet e numruara 25/4!!!

  2. Nuk rri dot,nuk e ben dot,distancimin nga krimi dhe kriminelet,eshte nje prej tyre !
    Edi Rama,eshte rrezik potencial jo i ketij vendi te mjeresh e njerez me vese por do t’ia shikoni “punen” dhe me gjere…!
    Mbeshtetja qe ka krimi dhe mafia ne kete vend,me siguri do u transmetohet ne vendet tuaja dhe jo pa kenaqesi e them :E gezofshi se e keni mbeshtetur pa kufinje,ju nderkombetare qe paguani taksat e qytetareve tuaj,per nje rregjim kleptokratesh e mafiozesh ne Shqiperi !
    Kush nuk ka sy ta shikoje,pune e tija,kush nuk ka veshe te degjoje aq me keq per te,kush ben Shvejgun,se shpejti e keqja do trokase fort ne deren e shtepise se tij !

  3. Ti ke kap drejtesine , ke kap krimin , ke kap shtetin , ke kap gjithçka o i gjati ine . Ne kemi rastet flagrante qe u kapen me drejtuesit e bashkive , e pame edhe se sa ndeshkohen keta “shkelsit’ e tu . Çdo dite qe kalon me i pabesueshem behesh . Me mire thuaje troç : une do ti perdor kriminelet ashtu siç i kam perdorur deri tani dhe do ti mbroj me çdo kusht nese dalin te inkriminuar ashtu siç i kam mrojtur deri tani . Ti o i gjati ine fitoren e do me çdo kusht per te mbrojtur veten tende nga vjedhjet galopante , nga zullumet dhe abuzimi total me shtetin . Ti e do fitoren me çdo lloj menyre e çdo lloj mjeti sespe i vetmi destinacion i yti dhe i sektit tend mavi pas humbjes eshte burgu . Largimi yt eshte domosdoshmeri por kurrsesi zgjidhja .

  4. Ramziu po shmang pergjegjesine e tij dhe te organizates mafioze qe udheheq! Sipas tij kriminelet, pas deklarimit “te paster” mund te kandidojne..”Partia” nuk e vret mendjen. Nese thone dicka te genjeshtert, hetuesit e partise-mafia mund te hetojne dhe te denojne “po ja mbajti”.

  5. Po ndahet dot krimineli nga kriminelët sepse nuk të lënë kriminelat të ikësh prej tyre ,përndryshe e di ki mavria si përfundon.Por problemi është me këta ambasadorë që i luten ,aman re Edi mos i fut kriminelat në lista!!!!Dhe përgjigjen që dihej e morën.Në vënd të dalin me deklarata të forta e përkëdhelin akoma!!!

  6. me Lulzimin kryeministër Shqipëria fiton shëndetsinë, boll me Ramën”. Pra partia që në 2013, kur iku me votën e shumicës së shqiptarëve nga pushteti ,dhe që e la sistemin spitalor dhe krejt atë shëndetësor me shiringat dhe aget ruse dhe kineze të prodhimit të para 1990, premton “të ngrejë nga rrënimi sistemin shëndetsor”

    1. NDERKOE QE ERDHI BEQE “SUKSESMADHI” ME VILMEN E PARTISE DHE MOREN CMIM OSKAR PER SHENDETESINE FALAS!
      e keni idene se per cfare beni krahasime ju cendrifugsat e vegjel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *