Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi ka patur rritje të numrit të shtrimeve në spitale që korrespondon me shtimin e rasteve të reja me COVID-19 në vend.
Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Çomo tha se grupmoshat më të prekura janë nga 50-60 vjeç.
“Sikurse është referuar, është parë një shtim i numrit të personave të infektuar, dhe kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital. Të shtruarit në spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar, të rëndë apo kritike. Ditët e fundit evidentohen raste të shtuar të shtrimeve të COVID. Kjo tregon një trend në rritje. Informacioni që dua t’ju japë është se kemi persona të shtruar nga mosha 30-90 vjeçare. Mosha më e prekur është 50-60 vjeçare. Një thirrje kam për popullatën është se arma që kemi në dorë është mbajtja e maskës, ruajta e distancimit fizik, pasi jemi nga të paktat vende që nuk e respektojmë atë.”, tha Çomo.
Cfare lloj maske duhet te mbajme????
Gjermania kerkon petjeter mbajtjen e maskes FFP2.
A mjafton mbajtja e nje maske prej lecke te zakonshme?
Haziz asnje lloj maske nuk duhet te mbash, mos fol budallalleqe! Nese e ke seriozisht per maskat rri i qete se te mbushur e ke!
Dole ti me shoqja Tires
Surrati ksaj duhet bo maske per Halloween
Po kete qelbesiren si nuk e kap kovidhi?