• |
ide | kryesore

Sherri mes Ibrahimovic e Lukakut: thërritet arbitri Valeri për përplasjen verbale në fushë

-Instant, Sport



Cështja e sherrit në derbin e Kupës së Italisë mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku të martën e kaluar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. E megjithatë, situata mund të ketë një zgjidhje në ditët në vijim. Prokurori i Federatës së Futbollit (Giuseppe Chinè) ka hapur një hetim mbi sa ndodhi dhe ka marrë provat audio dhe televizive, për të analizuar atë që thanë të dy sulmuesit në detaje.

Kohët për ta patur një vendim final nuk janë të sigurta, por sipas Gazzetta dello Sport nuk do të shkojë shumë gjatë. Për më tepër, në orët e ardhshme, gjyqtari Valeri do të dëgjohet për të sqaruar përplasjen verbale mes dy lojtarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *