• |
ide | kryesore

Tre goditje në ditën e fundit, mbyllet merkato e Superiores: ja të gjitha lëvizjet e klubeve

-Instant, F1, Sport



Është mbyllur tashmë zyrtarisht edhe merkato, me skuadrat që mund të përqendrohen tek kampionati, duke vënë në përdorim atë cfarë kanë arritur në dritaren e dimrit. Ka qenë në fakt një muaj i ethshëm, me bllokime e zhbllokime në merkato, por që përtej kësaj ka parë pikërisht skuadrat e kryeqytetit që vuajtën institucionalisht vendimet e FIFA-s protagonist absolutë të emrave të spikatur.

Partizani ka qenë aktiv deri ditën e fundit, me tre zyrtarizime të orëve të fundit. Domingues, mbrojtësi bolivian, Edon Hasani dhe Lala. Tre mbrojtës të rinj për Dajën pot ë llogarisësh edhe firmën me Loti Celinën, në repartin më të shkurtër të të kuqve, por emrat e mëdhenj të kuqtë I rezervuan për sulmin, ku u largua Solomon e Braën, por mbërritën Ferhan Hasani e Stenio Zhunior. 10 afrime për të kuqtë mes të cilëve edhe Murataj e Mëllugja nga Bylis dhe katër largime.

PARTIZANI

Afrime: Stenio Zhunior, Valentino Murataj, Anteo Osmanllari, Ferhan Hasani, Loti Celina, Geri Selita, Donald Mëllugja, Roberto Domingues, Franc Lala, Edon Hasani

Largime: Dionis Çikani (huazim te Drenica), Besnik Ferati, Brajan Braun, Theofilus Solomon

Tirana golin më të madh e bëri me mbajtjen e Mucit, përforcuar edhe nga ardhjet e sulmuesit të kombëtares Seferit dhe Vairinen. Bardheblutë kanë zëvendësuar edhe Vangjelin me Behirachte, duke përfituar nga zhbllokimi i merkatos pas cështjes Cisse.

TIRANA

Afrime: Taulant Seferi, Joselin Behiratç, Tim Vayrynen, Mario Sokolaj, Mario Beshiraj

Largime: Uinfull Kobinah, Albion Avdijaj, Derrik Sasraku, Kristi Vangjeli

Tetë përforcime edhe për Vllazninë kryesuese, që mbulon kështu gjashtë largimet e atyre që nuk kishin treguar asgjë në gjysmën e parë të sezonit. Më i rëndësishmi Salim Cise, që duhet të marrë vendin e Dungës.

VLLAZNIA

Afrime: Abdurrahman Fangaj, Albion Avdijaj, Angjelo Radovani, Tim Brdariç, Elom Kodjo Nya-Vedji, Millosh Kaleziç, Salim Cise, Peter Burgaj

Largime: Behar Ramadani, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Kristofer Mandiangu, Eugen Sidorenko, Ismael Dunga

Kukësi ka ruajtur ekuilibrat në skuadër, duke lëvizur vetëm në pozicionet ku pati vështirësi. Një merkato në emrat e huaj me ardhjen e sulmuesit Baravikas, mbrojtësit të huazuar nga Sarajevo Kurdiç e mesfushorit gjerogjan Mate Tsintsadze.

KUKËSI

Afrime: Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç (huazim nga Sarajevo), Mate Tsintsadze

Largime: Sadik Vitija, Kenan Horiç, Entonjo Elezaj

Dy blerje në sulm për të zgjidhur cështjen gol tek Teuta: Sebino Plaku e Silveiro, ndërsa ka ndarë rrugët me Hebajn e dy të tjerë.

TEUTA

Afrime: Sebino Plaku, Xhekson Ferreira Silveiro

Largime: Aldrit Oshafi (huazim te Tomori), Rubin Hebaj, Endri Qehaja (huazim te Sopoti)

Nuk kishte nevojë për përforcime në formacionin titullar Laci: mbërritën Zulfiu, Hasaj e Kodra, në vend të Tekos, Rapos e Mane, që ishte i huazuar.

LAÇI

Afrime: Iljas Zulfiu, Brilant Hasaj, Steven Kodra

Largime: Teldiano Franka Xhunior (Teko), Donald Rapo, Bashir Mane

Ata që nuk janë kursyer, duke tentuar të ndryshojnë fatet e sezonit janë vendet e fundit të klasifikimit. Në Krujë kanë mbërritur pesë lojtarë të rinj, për gjashtë të larguar, ku më i rëndësishmi ishte Plaku.

KASTRIOTI

Afrime: Arlis Shala, Joan Çela, Amer Duka, Shyqyri Xhepa, Eralt Kuqi

Largime: Alesio Abibi, Abaz Karakaçi, Sebino Plaku, Bruno Puja, Arbër Basha, Redon Danaj (huazim te Besëlidhja)

Skënderbeu ka afruar 9 lojtarë për të zëvendësuar tetë të skartuar, me shpresën se skuadra do të ketë më shumë ekuilibër dhe dicka më tepër eksperincë, si tregon firma me Zguron.

SKËNDERBEU

Afrime: Abei Agbodzie, Vangjel Zguro, Leard Sadriu (huazim nga Shkëndija e Tetovës), Bekim Rexhepi (huazim nga Shkëndija e Tetovës), Melos Bajrami, Redi Kaçanolli, Zhan Viktor, Fallou Nxhie (huazim nga Xhenoa), Aleksandros Rahim

Largime: Drin Govori, Joan Çela, Amer Duka, Jorgo Qeleshi (huazim te Devolli), Samuel Armah, Harrallamb Qaqi, Paolo Ivani

Bylis ka investuar gjithcka mori nga transferimi i Muratajt e Mëllugjës, duke balancuar 9 të larguarit. Kapllanaj ka afruar lojtarë të rëndësishëm ku pasha më e madhe do të bjerë mbi Kojic, Harba e Markuinjo.

BYLISI

Afrime: Lionel Samba, Renato Spahiu, Lorran de Oliveira, Nemanja Kojiç, Kreshnik Nebihu, Ariel Muçollari, Haris Harba, Marko Antonio Morgon Filho (Markuinjo)

Largime: Kudus Laval, Valentino Murataj, Gresild Lika (huazim te Arbëria), Alan Henrike, Hektor Mali, Jurgen Dushkaj, Angjelo Radovani, Donald Mëllugja, Mario Barjamaj (huazim te Tomori)

Nuk ka mbetur pas edhe Apolonia me Camaratan që ka aprovuar ardhjen e Diop, Mario Vasilit të huazuar nga Dinamo Zagreb, por edhe Mateo Shanajt e Rei Zaimi.

APOLONIA

Afrime: Ismaila Diop, Mario Vasilj (huazim nga Dinamo Zagreb), Mateo Shanaj, Rei Zaimi

Largime: Glejdis Ndraxhi, Drago Bumbar, Bernard Artur, Sali Kumani (huazim te Tomori)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *