• |
ide | kryesore

U arratis prej komisariatit të policisë, arrestohet 30-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar sot 30-vjeçarin Riljan Lala. Ky i fundit u arratis nga Komisariati Nr.1 i Policisë së Tiranës pak javë më parë, ndërsa është kapur sot nga efektivët e të njëjtit komisariat.

30-vjeçari kishte mundur t’u shpëtonte nga duart policëve më datë 4 Janar 2021, duke u larguar nga ambientet e paraburgimit.

Riljan Lala po bëhej gati që të transportohej drejt Gjykatës së Tiranës, ku do të dilte për masë sigurie, pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Por, në rrethana ende të paqarta, Riljan Lala mundi të largohej prej këtij momenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *