• |
ide | kryesore

“Ai është lojtari më i mirë në botë”: Mbappé i befason të gjithë

-Instant, Sport



Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé ka folur për marrëdhënien e tij me Neymar dhe për ndjesinë që është krijuar që nga bashkimi me ekipin. I intervistuar nga France Football, sulmuesi i ri, tepër i përfolur në lidhje me merkaton, mund të ketë dërguar gjithashtu edhe një sinjal të qartë për të ardhmen e tij…

“Neymar mund të bëjë të gjithcka. Ai është më i miri në botë ”, ka thënë Mbappé pa hezitim. “Kur arriti në Paris e menjëherë kuptuam se çfarë ishte i aftë të bënte. Nuk e di nëse të gjithë e dinë, por Neymar kupton gjithçka në fushë. Ka një instikt që e bën të kuptojë gjithçka menjëherë. Gjithmonë kam besuar se lojtarët e shkëlqyer janë bërë për të luajtur së bashku dhe kjo ka qenë e vërtetë për ne. Që nga momenti kur arrita në PSG statuset tona u përcaktuan: Neymar është zemra e projektit dhe unë jam këtu për ta ndihmuar atë. Kjo sepse kur mbërrita te PSG isha thjesht një yll në rritje dhe më duhej të konfirmoja aftësitë e mia në fushë ”.

A ndryshoi diçka fitorja e Francës në Kupën e Botës? Jo, gjithmonë ka pasur shumë respekt dhe ndershmëri mes nesh. Është themeli i marrëdhënies sonë, O’Ney është dikush që me të vërtetë e vlerësoj. Kur u ktheva nga Kupa e Botës isha i trishtuar për të. U përpoqa të ndryshoj temën dhe të mos flas për të”. Dhe përsëri: “Në fillim nuk flisnim shumë për futbollin, por mbi të gjitha për mjedisin, publikun, tifozët… Por ishte e komplikuar sepse nuk flisja anglisht ose spanjisht. Gjithmonë kemi pasur nevojë të flisnim me një person tjetër për të interpretuar fjalët tona. Ishin muaj shumë të lehtë pasi fillova të flas anglisht”.

“Neymar është një djalë i mirë. Me të vërtetë. Larg asaj figure që e përshkruajnë si arrogant. Kurrë nuk do ta harroj se si më ndihmoi në ditët e para. Kur je 18 vjeç dhe shkon në një skuadër të madhe nuk është kurrë e lehtë. Në këto skuadra 60% e suksesit tuaj varet nga futbolli dhe 40% i mbetur nga mënyra se si përshtatesh në dhomat e zhveshjes. Ai më ndihmoi dhe nuk do ta harroj kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *