• |
ide | kryesore

Një vaksinë për të shpëtuar Ramën nga vetvetja

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Nevoja e dëshpëruar për ta përdorur vaksinën anticovid si një injeksion në fushatën e varfër elektorale, e ka vënë kryeministrin në pozitë të mjerë përballë qytetarëve të tij, të cilëve u premtoi se do të buzëqeshnin më 11 janar.


Strategët e propangadës së tij ndërtuan mitin se në betejën botërore të sigurimit të vaksinës, Shqipëria pati fatin të drejtohej nga Edi Rama, i cili, i vetëm, ia doli para të gjithëve të shpëtojë popullin e tij. Pas kësaj strategjie, propaganduesit e tij, me shkrim e me gojë, nisën të rrëfejnë aftësitë e liderit për të krijuar afeksione personale me shefin e Pfizer apo udhëheqës europianë, filluan fabulat se si u magjepsën ata nga karizma e Ramës, duke ngritur kështu delirin e një individi triumfues mes më të mëdhenjve, ndonëse përfaqësonte një vend të vogël dhe të varfër. Vendet e vogla ia dalin kur udhëhiqen nga njerëz të mëdhenj si Edi Rama.


Rama premton fillimin e vaksinimit në janar. Sasitë dhe grafiku mister

Vetë ky i fundit, ndoshta në fazën terminale ku i beson edhe vetë kopaçet që këput, duke kërkuar ndjesë për mungesën e modestisë deklaroi se mbante vendin e parë si lypës kur është fjala për vendin e tij dhe se “shopingu” i tij në Nju Jork ishte një histori suksesi në sigurimin e vaksinave që do e bënin Shqipërinë të buzëqeshte.

Nga fjala e kryeministrit e deri më sot, në Shqipëri kanë ardhur gjithsej 2 mijë vaksina. Nuk mbërritën kurrë shifrat që deklaroi me bujë lideri që magjepsi Pfizer dhe vendet “sekrete” mike. Në 1 janar, Edi Rama shpalli se 500 mijë doza nga Pfizer do të nisnin të vinin gradualisht. Veç këtyre, shtoi ai, “kemi garantuar edhe gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9 mijë dozash në gjysmën e parë të janarit”. Disa ditë më vonë, pas euforisë së 9 mijë dozave, Rama duke u përtypur, e uli pazarin në 2 mijë doza, por edhe këto brenda 15 janarit. Më 11 janar, ditën e nisjes së vaksinimit, kryeministri premtoi 10 mijë e 750 doza nga Pfizer brenda javës së tretë të janarit, pa harruar edhe 2 mijë doza shtesë nga vendi “sekret” mik. Dhe historia e dozave të vaksinës hyri në një spirale, ku Edi Rama detyrohej të përgënjeshtronte Edi Ramën.

Rama çpohet i pari, misteri për vaksinën mbetet

Pasi futi në Shqipëri, në mënyrë aspak transaprente rreth 950 vaksina, në kontrast qesharak me madhështinë e një fushate imagjinare në stadiumin më të madh të vendit, kur data është 2 shkurt, vendi mik na dërgoi edhe plot 1 mijë e ca doza të tjera. Gjithsej 2 mijë. Sipas Edi Ramës së fillimit, do të duhej të kishim patur 20 mijë vaksina që në javën e tretë të janarit.

Lideri u kap keq në strategjinë e pamenduar mirë të përdorimit të vaksinës si një sukses para zgjedhor. Ndoshta në mungesë të rezultateve në qeverisje, nuk kishte rrugë tjetër, por dështimi po e kthen në karikaturë të portretit që spin-ët e tij i vizatuan në fillim të janarit. I frymëzuar nga tërmeti kur dilte me pelerinë para kamerave të vendosura me regji të tij, apo nga pandemia kur fanepsej në telefon me zërin e trashë e këshillat e lehta për të larë duart, ai mori përsipër rolin e misionarit për të na siguruar edhe dozën anticovid. Sipas parimit lëvizja gjithçka- qëllimi asgjë, Rama ndërmori aventurën propagandistike të radhës, me shpresën se në mendjen e shqiptarëve do të mbetej imazhi i tij dhe jo rezultatet.

Vaksinat me pikatore deri në korrik/ Çfarë fshehu kontrata me Pfeizer

Dhe përfundoi të marrë rrugët sa në aeroporte e sa në stadiume, për të mbuluar me efekte dështimin si në sasi ashtu në afate të buzëqeshjes që premtoi. Nuk ndodh në asnjë vend, madje dhe në ata më të goditurit nga pandemia, që një kryeministër të dalë natën në aeroport për të pritur 1 mijë vaksina. Nuk ndodh as që të ngrihen në këmbë ministra, mjekë e profesorë për të dhënë shfaqje në stadium. Në shumë vende ky është një proces që drejtohet nga shefat e shëndetësisë, maksimumi ministri, që kryehet me përulësi e transparencë, si një detyrë dhe jo meritë e atyre që paguhen t’u shërbejnë qytetarëve të tyre. Mbi të gjitha sipas një plani të bërë publik dhe të ditur nga të gjithë.

Farsa me vaksinat/ Shqipëria ende buzëqesh me 975 dozat, pas darkës te Nusreti

Në një muaj ne kemi parë që Edi Rama është edhe vaksina, edhe plani, edhe depoja, edhe garanti i shëndetit tonë. Një qeveri normale e një vendi të vogël, do të kishte të gjithë mirëkuptimin e publikut për vështirësitë në sigurimin e vaksinës. Por kur ngrihet miti i shpëtimtarit gati qiellor, pamundësia shndërrohet në dështim dhe mashtrim. Dhe nga kjo nuk e shpëtojnë as ankesat e akuzat ndaj BE, as shitja e mishit të Korçës në dyanin e Nusret beut në Stamboll.

©Lapsi.al

31 Comments

  1. Shkullak, e di i madh e i vogel qe mbreti ka dale lakuriq!
    Problemi eshte se nje pjese e madhe, apo e vogel me megafon te madh, po bejne reklame qe lakuriqesia na qenkesh nje lloj veshjeje inovative e qe do perqafuar…., e qe edhe do kopjuar e perdorur masivisht!

    Fabula qe ne njohim, me mbretin lakuriq qe e tregoi nje femije me gisht dhe u gajas dynjaja….. ka dale ne pension(prej Cendrifuges mediatike)!

  2. Po kujt i rruhet kari për vaksinën vrasëse o loqe ! Kurrë mos e sjelltë asnjëherë vaksinën! Ngelën fëmijët pa shkollë e njerëzit pa punë! Nqs do ishte kaq i tmerrshëm Covidi nuk do masturboheshit dhe ulërisni 1 m larg njëri tjetrit nëpër studio televizive çdo natë pa asnjë masë mbrojtëse! Nuk jeni aq trima ju njeh i madh e i vogël, por jeni shërbëtorë të djallit dhe me idjotësinë tuaj kujtoni se kur djalli të ketë vaksinat (helmuar) gjithë popullsinë do ti duheni më?!?! Vdekjen pak e keni ju anal-ista bashkë me Ramë e soj e sorollop që i bëni fresk Sorrosit!

  3. Shkullak mos ke shkallue.
    Bismarku tha per shqiperine-qe jane shprehje gjeokrafike dhe Ti mendon qe ka nderruar gje?
    Je mut i vogel dhe qepe.Mos te duket vehtja terr terr trim qe leh kot sallahaneve.
    Edhe Gjermania nuk i ploteson dot nevojat me vaksina,jo me shqiperia qe eshte mbas bishtit.
    Jo Rama por edhe Skenderbeu te ngjallet nuk i bie dot vaksinat .
    Shkullak ndoshta na ndihmon Kurti dhe Bushati.
    Fshatar ngele.

    1. O gege i toskerise. Gjermanise i duhen mbi 160 milione vaksina. Shqiperise i duhen vetem 5 milione. E ben dot krahasimin?

  4. Ne Boterorin 2002, ndeshja e pare ishte France-Senegal. Cuditerisht fitoi Senegali me rezultat 1-0 me gol te Diouf ne s’gaboj. Te nesermen ne lajmet e Rai transmetuan nje kronike ne te cilen shihej presidenti i Senegalit, hipur ne nje makine te hapur, me nje top futbolli ne dore. Makina ndiqej nga qindra tifoze te veshur me veshket e tyre karakteristike. Feste e madhe ne fshat me nje fjale. Kjo ngjarje e para me shume se 18 viteve me pare, m’u kuktua mbreme kur pashe se KM kishte dale te priste me pompa magna nje sasi kaq te vogel vaksinash, sa nuk mjaftonin as per “Tiret” e shumta te spitaleve tona.
    P.S. Ne ndryshim nga Senegali ku festa zgjati nja dy ore, festa ne Shqiperi vazhdoi me vaksinimin live te KM dhe nja 10 te tjereve ne stadiumin kombetar.
    Pyetje: C’ndryshim kemi nga vendet afrikane

  5. I paemer 21:15
    5 milione jane shume sepse Ne nuk kemi asgje,vetem llafe dhe dembela.
    Ah desh harrova jemi dhe te pabese.

  6. Kryevaksinari lideri i parë i madhërishëm i këtij katundi të rilindur i ka marrë këto vaksina dhoro nga një mik që na don të mirën.
    Madje te kutia shkruhej: “prsh edi, anonim te lutem”.

    Nuk kishte gjë më të shëmtuar sesa gjithë kabineti i qeveritar bashkë me “mediat” po prisnin ardhjen e një kutie me vaksina. Dhe nga zymtësia dhe fytyrat e tyre dukej sikur i kishin vjedhur ato vaksina.

    Vetë Rama e ngriti stekën e vaksinave, dhe e përdori si tymuese propagande për të hutuar opinionin publik nga skandalet e Dubait, përmbytjeve, Tires Sanatoriumit dhe lejeve të kullave nga EriVeli.

    Ngelet për tu parë nësë këto vaksina janë si ato që bëri Pipero apo janë aq pak sa vetëm mund të përdoren për të vaksinuar dhjetra gardistët që e ruajnë si me qenë kapo karteli te narcosit.

    1. Shqiptaret sot duhet te jene me te lumtur dhe te gezuar se kurre. Lideri mori vaksinen e dyte dhe eshte 95% i sigurt qe nuk e kap covid 19. A ka lajm me te mire per shqiptaret? Viti 2021 filloi mbare. Liderin e kemi mire. Le te vdesin te tjeret, lideri do vazhdoje te na udheheqe nga fitorja ne fitorje.

  7. Kur nje kryeminister e kthen postin e fuksionin e tij ne nje studjo tv, do vij nje dite qe shikueshmeria e ketij karagjozi do te bije pertoke. Problem i madh i Rames eshte qe nuk e mer seriozisht popullin e tij, e quan turme ku ai si palaço cirku mund te argetohet me batutat e tij. Erdhen zgjedhje Rama, e kemi ne turmat radhen e çfaqjes!

  8. Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat e PD në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim… motivues.

    Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por u detyrua shumë shpejt ta fshijë. Disa portale e kanë ripostuar.

    Ai flet për angazhimin e të rinjve në mbushjen e kutive të votimit në 25 prill, sepse sipas tij, çdokush do të vlerësohet nga sa vota do arrijë të grumbullojë në zgjedhje.

    Vlerësim sipas folësit është “të kemi hapësirë te kryetari”.Do na i sjell i ky alizoti vaksinat sa ti mbushin cubar kutite plote per te fituar miliona neser

    1. E PREMTE 1 JANAR 1960 Sot në ditën e parë të Vitit të Ri bëra disa vizita në familjet e shokëve anëtarë të Byrosë Politike. I uruam njëri-tjetrit suksese në punë dhe lumturi në familje E.Hoxha

  9. The Economist . Sipas revistës në fjalë, Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm dhe ka arritur te marrë 6.08 pikë duke u kategorizuar kështu si ‘demokraci defektoze’ ndërkohë që më parë, sipas të njëjtës renditje, Shqipëria konsiderohej si një “regjim hibrid”. Ne kategorinë e ‘demokracive defektoze’ renditen edhe shtetet anëtare të BE-së si Italia ,Greqia, Franca, Hungaria, Çekia, Polonia etj… Shqipëria dhe Serbia janë te vetmet vende jo-anëtare te BE-ë qe janë renditur në këtë kategori.

  10. ka të bëjë me lidhjen psikologjike që qytetarët bëjnë kur dëgjojnë sloganin e Bashës i cili është ‘Shqipëria Fiton’. Në fakt, sapo një qytetar dëgjon këtë slogan të dalë nga goja e Bashës, direkt mendja i shkon te vilat e kryedemokratit, të cilat janë katër edhe ka aplikuar për të pestën edhe pse në opozitë. Kjo kërcitje mes sloganit të zgjedhur nga Basha dhe perceptimit (e ndesh kudo edhe në rrjetet sociale) për pasurimin e vazhdueshëm të Bashës hedh përdhe çdo premtim. ”Sepse i vetmi që ka fituar e me shumë gjasë do të fitojë do të jëtë Lulzim Basha”, është komenti më i ndeshur në rrjet kur Luli shqipton sloganin e tij.

  11. Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin.
    Berisha e ka deklaruar me dhjetra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion”
    Partia Demokratike po shkon nē zgjdhje me disa disavantazhe:
    – pa qeveri teknike
    – pa asnjë bashki demokrate
    – pa dorheqejn e Ramës
    – pa një Kod Elektoral favorizues
    – pa koalicion solid
    – pa struktura
    – pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD
    – pa mbështetje ndërkombëtare
    – pa votat e emigrantve
    – pa komisione elektorale të sigurta

    Për këto arsye Berisha po përgatit planin B:
    Shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 Prill.
    S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira.
    Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë.
    Meta nuk rizgjidhet dot President.
    Berisha vetë do mbush 80 vjeç.
    Basha duhet largohet se nuk i shkon më askush prapa.
    Në këto kushte duhet shtrëngoj rradhët, të largoj Bashēn si fajtor duke parandaluar çdo “rebelim” brenda rradhve dhe duke rizgjdhur brenda gardës tij: “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”

      1. Alo…kij meshire per kete Ethem Lalajn e ores 22:28 se e ka mberthyer Covidi me kohe, ja ka ngjitur Mender Baze se te byth e tij kopjon keto qe zhgarravit ketu se te beje vete koment nuk ka tru as sa zogu i pules.

  12. “Angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën një tablet, leptop ose një kompjuter në shtëpi”, tha Basha.

    “Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter, nuk po them pentium 4 por pentium 3 dhe pentium 2 me 100%”, tha Berisha.Me ty shpellkaret fshijne bythen o ftere e nxire nga llumi i salihut

  13. Dua të falënderoj Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Ministrin Peleshi për pritjen e tyre sot. Patëm një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën se si mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin tonë nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare.Po luluja pse nuk permendet ne deklaraten e ambasadores amerikane

    1. Kopjet nga uturaku TemA i Mender Bazes nuk shkojne ketu o ti kopjaci Ethemooo!
      Por meqe i ke qejf ti kopjosh, ja kopjo kete qe dikur Menderi ka shkruar – “Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin, atesine e Grigorit ja faturoi baba Kristaqit”
      Eshte nga vete Menderi kur rrinte poshte koqeve te Sales, shko e kerkoja origjinalin se e ruan akoma!

  14. Si su lodh ky tipi cdo shkrim rama rama rama a thua se ska tema te tjera shqiperia. Uthulla keqe prish enen e vet edhe ky gazetar po keshtu

    1. Teme me te madhe se varferia nuk ka kjo Shqiperi sot o shoku. Se prej saj po zbrazet ky vend nga rinia perdite. Dhe kjo e shkrete varferi e ka Rilindjen atje ku thote ky gazetari, te qeveria se nuk vjen nga UFO-t. Ndaj mos u sekelldis kaq se me qeverine merret c’do gazetar ne bote, nuk merren me opoziten e opozites.

  15. Një opozitë që në vend të një reformë zgjedhore, u rikthye tek logjika e numërimit të votave nga PD e PS.

    Por asnjë nga këto zhvillime, nuk është analizuar nga zhurmëmëdhenjtë e paneleve të darkës.

    Kurse tani për listat del e thonë se është “ekip i shkëlqyer”.

    Po ky ekip nuk erdhi, thjesht ishte aty. Më shumë risi ka LSI-ja që ka marrë fëmijët e ish-gjykatësve e prokurorët që u rrëzuan nga vettingu, me shpresën se do të votohen politikisht nga ata që janë dëmtuar prej reformës në drejtësi.

    Jo po nuk shahet opozita se ajo s’ka gjë në dorë, thonë. Po tani që s’ka gjë në dorë Luli, shiko se ç’bëri, habiti miletin me një llotari eleminimi alla Big Brother e në fund vendosi siç deshi. Imagjinoni se ç’do bëjë të marrë qeverinë, së bashku me Berishën dhe Metën,o Ftere e luluse ato fjale i ka thene ambasadorja dhe nerin qe ti e ke kaq shume qef,ti sikur e ke baba meron,shko mor loqe njeri ne dore,dhe prasin e tritanit mos e hiq nga bytha

  16. Rama nuk ka nevoje te vaksinohet
    ai ka imunitet nga Pandemia,
    a keni degjuar te vdese nga Covidi,
    ndonje qe vuan nga Psikopatia?

  17. Pjesa e censuruar është kur Fatos Nano flet për Sali Berishën e Ilir Metën, dy personazhe që i njeh mirë, pasi të parin e ka pasur një kundërshtar të egër për vite me radhë, ndërsa të dytin e promovoi vetë si politikan, edhe pse më pas iu kthye kundër, për ta rrëzuar nga pushteti dhe për t’u bërë me Berishën.

    Censura nga portalet që financohen nga Berisha-Meta është e kuptueshme, pasi dje Nano i masakroi ata dhe i nxorri lakuriq, si dy politikanë të korruptuar dhe kriminelë

  18. Fatos Nano, i ka parë të gjitha rreziqet e burgosjes dhe të ekzekutimit (te vetja a te shokët), njësoj si Fucik, dhe prandaj tha atë që tha dje. Jemi prapë në një pikë të vrullshme: Nga njëra anë vrullon puna ndërtimtare e njerëzve normalë, e në anën tjetër po vrullon histerizmi i atyre që e kanë djegur vendin dy a tre herë, që ia kanë zhytur pronën dhe Drejtësinë, që ia kanë tharë shpirtin, siç tha vetë Nano, me ‘shtatë mëkatet më të mëdha të Biblës’. Këtu, sapo hyri viti 1992, u shkatërruar gjithë ekonomia e ndërtuar për katër dekada; këtu u ndërtua ligji më konfiktual i botës mbi pronën (7501), këtu u ngrit Drejtësia e plepave me servilë, xhahilë dhe injorantë; këtu shteti hyri në krimin e kontrabandës; pastaj në krimin e vrasjes së kundërshtarëve; pastaj plaçkiti djersën e njerëzve përmes skemave piramidale; pastaj ndezi luftën mes individëve dhe mes krahinave ku u vranë e u zhdukën mijëra brenda vitit; u pushtuan zyrat qeveritare dhe u bënë grushte shteti si në Burma dhe u instalua herë pas here terrorizmi politik; qeveria u kap në korrupsion të hapur dhe pas kësaj qeveria vrau protestuesit kundër korrupsionit; 26 të pafajshëm në Gërdec u dogjën si në ferr nga qeveria e korruptuar; këtu u sulmuan me armë institucionet e shtetit dhe paqja e njerëzve; këtu u bënë ‘tramte’ me të huajt duke i falur territore nga atdheu për disa privilegje politike, këtu në post- diktaturë u bë e keqja që mbuloi diktaturën e parë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu