• |
ide | kryesore

“Dikush spiunonte formacionin e Barcelonës”: Erwin Koeman rrëfen vështirësitë e të vëllait në pankinë

-Instant, Sport



Të stërvisësh Barcelonën nuk është kurrë e lehtë, e jo më në një sezon të tillë. Përmbysja e epokës së Setien, problemet ekonomike të shoqërisë, një përplasje me Messin që shfaqet gjithnjë në horizont… Duhej dikush vërtet me kurajë për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës blaugrana në momentin më të komplikuar të mijëvjeçarit të ri. Gjithësesi, Ronald Koeman nuk quhet “Rambo” kot. Holandezi u largua nga pankina e kombëtares për t’i ardhur në ndihmë klubit me të cilin ka luajtur dikur. E, ashtu si ka bërë të ditur për Voetbal International vëllai i tij Erwin, vështirësitë nuk munguan, veçanërisht në muajt e parë shumë të komplikuar të menaxhimit …

Problemet që Koeman i imagjinonte, megjithatë, sepse ajo pankinë nuk është si të gjithë të tjerat… “Ekziston pak tension, më shumë sesa ai që kishte kur ishte trajner i ekipit kombëtar të Hollandës, sepse Barcelona nuk është si një ekip kombëtar, nuk mund ta stërvisësh një herë në tre muaj”. Erwin ka shpjeguar se vëllai i tij është plotësisht i integruar në projekt. “Ronald është plotësisht i përqendruar te Barcelona, është e vetmja gjë për të cilën ai mendon. Jemi në kontakt shpesh dhe flasim për klubin, lojtarët dhe familjen. E nganjëherë i jap disa këshilla ”. Ndoshta edhe për të zgjidhur situata delikate: “Gjatë muajve të parë dikush në dhomat e zhveshjes spiunonte formacionin. Por është një problem që Ronald e ka zgjidhur”. E çdo referencë ndaj polemikave me të riun Riqui Puig nuk duket aq e rastësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *