• |
ide | kryesore

Inzaghi, rinovimi e bën më jetëgjatin e epokës Lotito: gati një million euro më shumë, përfshirë bonus

-Instant, Sport



Numërim mbrapsht në shtëpinë e Lazios, ku ka filluar java vendimtare për firmën për rinovimin e Simone Inzaghit. Sipas Il Messaggero, në fakt, të gjitha detajet janë rregulluar dhe tekniku, që shkon në skadencë në qershor, ka rënë dakord për një periudhë dy-vjeçare deri në 2023 me pagën që rritet nga 2 në 2.4 milion euro neto për sezonin plus 500 mijë euro bonus. Njoftimi mund të mbërrijë edhe sot, ndonëse zyrtarizimi pritet në fundjavë, por e sigurtë është se Inzaghi do të bëhet trajneri me jetëgjatë i epokës Lotito.

Një rekord prestigjioz për trajnerin bardhekaltër, i cili do të nënshkruajë në momentin më të mirë të ekipit të tij, që vjen nga pesë fitore me radhë në kampionat, në luftë të plotë për Ligës së Kampionëve dhe që tani me mendjen për ndeshjen kundër Bayern në 1/8. Një firmë që mbërrin me merkaton e mbyllur dhe pas javësh të gjata negociatash, sepse dialogu u hap zyrtarisht në 9 dhjetor, pas kualifikimit historik për fazat me eleminim direkt të Ligës së Kampionëve. Në periudhën midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri fundi i lumtur i historisë dukej një hap larg, madje edhe vetë trajneri kishte rrëfyer (“Unë kam punuar me Lotito për 17 vjet dhe kemi diskutuar vetëm një herë, nuk do të ketë probleme për rinovimin”), por më pas u vendos që të pritej edhe pak. Tani më në fund nënshkrimi do të mbërrijë, sepse Inzaghi dëshiron të vazhdojë të bëjë historinë e Lazios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *