• |
ide | kryesore

Kandidatët për deputetë, Rama: S’kam nevojë të më tregojnë ambasadorët detyrën time

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama përsëriti sot se kandidatët për deputetë që gënjejnë për të kaluarën e tyre mbajnë përgjegjësi individuale.

Duke iu referuar apeleve të ambasadorëve në vendin tonë për të mos futur në lista kandidatë të dënuar më parë, Rama tha se nuk ka nevojë që t’i tregojë detyrën asnjë ambasador dhe se e di shumë mirë.

Lexo më tej: Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video) 

“Ambasadori britanik nuk e kuptoj pse është kaq i përfshirë në procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Meriton respekt por nuk e kuptoj pse është kaq i përfshirë kur vjen puna për zgjedhjet. 

Sa i përket pyetjes unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time. Kam shumë respekt për ambasadoren amerikane. Por mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane ka thënë kështu apo ashtu. S’kam nevojë të ma kujtojë detyrën time asnjë ambasador, asnjë koordinator në PE. E di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe karshi popullit shqiptar. Ligji është shumë i qartë, fare i qartë, kush ka bërë në të shkuarën 1,2,3,5,7 vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Madje unë e kam nxitur të shtohet në atë kohë dhe në administratën publike jo vetëm në politikë. Ligji bazohet mbi vetëdeklarimin e individëve dhe mbi kontrollin e vërtetësisë së deklarimit. 

Nuk e kuptoj dot akoma në vitin 2020, 30 vjet pasi kemi zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale para ligjit t’i kërkohet partive politike dhe kryetarëve të partive të mbajnë përgjegjësi pse njëri apo tjetri ka gënjyer”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ai e ka cilësuar ligjin e dekriminalizimit shkelje të të drejtave të njeriut dhe tha se kjo është arsyeja që asnjë parti nuk e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Ramës, në çdo vend disa vite pas një krimi konsiderohesh i larë.

“Bota pas disa vitesh të konsideron të larë. Il fatto non esiste. Nuk ekziston sepse zgjedhja për demokraci është e drejta të gabosh pa u pushkatuar. Ne kemi bërë një ligj që e shkel këtë të drejtë themelore. Ndaj asnjë parti nuk e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese sepse ky ka qenë kompromisi. Të jemi të qartë se u bë sikur jemi në malin Athos dhe bëjmë moral pa lidhje dhe kërkojmë llogari në adresa të gabuara. PS ka qenë e para që kur ka bërë listën e deputetëve kemi kërkuar dëshminë e penalitetit të të gjithëve. Dëshmia e penalitetit pas 5 vitesh që ke kryer një dënim është e bardhë. Me këtë ligj vetëdeklarimi vendos, ti deklaron që je i pastër dhe ndërkohë në moshën 11-vjeçare ti kë bërë një krim, 18 apo 20 e ca vjeç. Janë në analet e policive krime të së kaluarës, të gjykuara. Këtë proces nuk e bën dot partia, e bëjnë institucione të tjera. Në momente kur del x apo Y që ka gënjyer, ikën nga puna, ikën nga detyra dhe shkon e përballet me ligjin”, deklaroi Rama.

Ai i cilësoi turp i madh, akuzat për lidhje me krimin dhe mafien duke e quajtur një maskaradë të gjithë situatën, përfshirë akuzat për lidhje me Ndraghetën.

“Turp i madh e bëmë këtë vend sikur çdo gjë ka mbrapa një pisllëk. E bëmë këtë vend vendin ku, në Itali bëhet një hetim dhe hetimi nxjerr se s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë përveç një dyqani rrobash dhe PD gjen një blerje 44 mijë lekë kominoshe në atë dyqan dhe thotë ja prova e lidhjes me mafien. Kështu e bëmë këtë vend me kontributin tuaj që nuk i vumë një fre kësaj maskarade dhe gjithë këto shkojnë tek ata koordinatorët që s’duan t’ia dinë, por bëjnë politikë për punë të brendshme atje dhe ndihmojnë shokët e tyre.

Çfarë po më kërkon mua, ne do bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë as më shumë e as më pak dhe këtë nuk ka nevojë të ma thotë asnjë ambasador. Nuk ka qenë kurrë qëllimi të fusim nëpër lista njerëz që kanë pasur probleme me të shkuarën, por nuk kemi pasur informacion.

Unë nuk jam ndonjë i mençur i madh, ka shumë më të mençur se unë, por deri këtu jo. Ka ligj ka dhe respekt për ligjin. Nuk janë përgjegjësia ime ata të cilët në një moment të caktuar abuzojnë me detyrën, me funksionin, me ligjin, me të tjerët. Është përgjegjësi individuale”, theksoi kryeministri Rama.



13 Comments

  1. Per nder ky e ka mir kur thote qe spyet asnje,gojet e liga thone qe kandidat i pare i ps do te jete Abas Dogu dhe pastaj vjne me radhe Shullazi,Dajti ,Froku, Ndoku, Lul Berisha etj figura te shquara dhe ne fund ai qe perdhunoj gjyshen,se s’me kujtohet emri,nje kohesisht edhe ca kurva si qeshia mbi torte se edhe vete eshte krye k.

    1. O idiot Tahiri Doshi Roshi , Kodoshi gruas tende çfare jane burra te mire , por ti je nje bastard i lindur, i droguar vendi yt eshte ne burg , psikopat !
      Ke ditet e numruara , e di vete ti kur je pa pushtet vete te tuat ti heqin pantallonat dhe ……

  2. Ehe një Enver o dytë bile më i keq.Luftë pa kompromis kundër imperializmit.Sikur ki çapaçul e ka bërë mirë detyrën e tij.Harroi ki çbëri në 2013 se çmall futi në parlament.Apo këta kryetarë bashkish të djeshëm e të sotshëm.U bë ky hajdut e antishqiptar ti japë mend të huajve!!!

  3. Te shiturit edhe jashtqitjen e kan me komand e jo me te bejn me shum. Nuk keni par asgje .Keshtu rrini qet qet. E para do tju vij kur as qe do te prinsi dhe as paramendu……

  4. Znj.Kim ndertuat nje moster tani mbani pasojat.

    Jeni njesoj fajtor si Rama edhe ju me politiken e leshimeve, tani Prisni me shume kriminela e drogmene ne parlament sesa profesore e ekonomista.

  5. Ky eshte si qeni, ne momentin qe nuk e perkedhel te kafshon , me nje fjale BASTARD.
    U desh shume kohe ambasadoreve qe ta njohin qenin e tyre

  6. poshte imperializmi amerikan , me socialimperializmin sovietik dhe revisionistet kineze , ne jemi fanar ndricues

  7. situata eshte shume me e thjeshte aroganca qe tregon ndaj evropes tregon se i eshte mbyllur cdo dere shpetimin po e kerkon ne turqi dhe lindje te mesme te krimi dhe oligarket vetem se duhet pasur kujdes se do ti shkaterroje zgjedhjet

  8. Me këto deklaratat e sotme , ky monstër e zbuloi tashmë tërësisht se i ka bërë me ndërgjegje e qëllimshëm përzgjedhjet e kriminelëve në qeveri, parlament e bashkitë e rretheve.
    Nga tellallët mediatikë të tij, u tentua të mashtrohej opinioni publik se deklarata e ambasadore amerikane ju drejtohej të gjitha partive njëlloj, por është vetë Rama që e pranoi se ato çfarë tha znj.Kim, janë vetëm për Ramën.
    Motoja e këtyre zgjedhjeve tani, pasi monstra e nxorri hapur planin për ti fituar deri në vitin 2030 zgjedhjet në rrugë kriminale, duhet të jetë ajo që ka publikuar Basha.
    Zgjidhni midis Shqipërisë, BE e SHBA në një anë, e Ramës nga ana tjetër.

  9. Tek Kol Palla, ambasadorja amerikane dha lajmin se së shpejti NATO do të zhvillojë një stërvitje të madhe së shpejti, e ku në Shqipëri do të ketë rreth 6 mijë trupa të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *