• |
ide | kryesore

“Koha jote mbaroi”/ Basha-Ramës: 8 vite dështime, shkatërrove ekonominë dhe vendin

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për shtyp me fokus programin ekonomik të PD-së, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në lidhje me deklaratat që kryeministri Rama ka bërë për këtë program. Kryedemokrati Basha tha se plani ekonomik i PD-së ka në qendër familjen dhe qytetarin shqiptar.

Basha tha se Rama nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë sulme personale, pasi koha i ka mbaruar pasi më 25 prill do të fitojë Shqipëria. Ai i cilësoi 8 vite me dështime dhe premtime të pambajtura duke e krahasuar me Chavez dhe Enverin.

“Njëri prej qytetarëve është i lodhur i dëshpëruar dhe nuk e fsheh dot nervozizmin nga ky program. Është i vetmi që del i humbur nga ky program. Qytetari Rama pas 8 vitesh dështimesh nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveçse të ngulet para televizori ose “facebook”-ut dhe të bëjë sulme personale. Ju e kuptoni pse e bën këtë. Dua t’ia shpjegoj qytetarëve. Çfarë tjetër mund të bëjë qytetari Rama, kryeministri në ikje pas 8 vitesh premtime të pambajtura, 8 vite dështime, ku ka sjellë papunësi, rritje të kostos së jetesës, ikje masive të të rinjve, shkatërrimin e ekonomisë dhe vendit” tha Basha.



3 Comments

  1. Kshu the dhe ne 2017 mer karallo po e hengre ne byth.
    Ne fakt qe edi duhet iki ska dyshim.
    Pyetja eshte pse duhet te vish ti? Pse duhet te vije mona? Ti ka 3 shtepi, mona 4. Si i bete parate per tere keto prona? Pse tju besoj une ju?
    Jeni ter i tuf bythqirash ja ca jeni

  2. O lyl caraci!Ti nuk vjen ne pushtet as ne 2025 o kokloqe Nuk votoin shqiptaret per shpellare se i kane pare kush jane

  3. LUL PREMTO NDRYSHIMET , MERITOKRACINE ,
    HIDH HAPAT PER REPUBLIKEN E RE ME REFORMA RRENJESORE
    MOS DEGJO MILITANTET MAVI , JE I FITUAR .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *