• |
ide | kryesore

Lubonja: Si t’i kuptojmë këta monstra që na qeverisin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prej vitesh nuk e kam dëgjuar më shumë sesa pas prishjes së Teatrit përdorimin e fjalës “monstër” nga të njohur e të panjohur. Epidemia e fjalës filloi me indinjatën ndaj paturpësisë dhe arrogancës me të cilën Erjon Veliaj paralajmëroi shembjen e tij në një intervistë në “Syri Tv” ku kishte, minimumi, dy gënjeshtra në çdo fjali. “Ky është një monstër” – nisa të dëgjoj që të nesërmen – nga njerëz që flisnin me një ndjenjë urrejtje të tillë sa, sikur ta kishin në dorë, do ta shkelnin me këmbë pa pikë mëshire këtë “mashtrues”, “qelbësirë”, “lëpirës” e me radhë. Pas shembjes Veliaj gati u harrua dhe epidemia e fjalës, si një vjellje, si një mallkim, iu qep me një virulencë edhe më të madhe “kryemonstrës”, serial-killerit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Edi Ramës. Nuk e mohoj që edhe unë u kaplova nga ndjenja të ngjashme që më çuan te përdorimi i kësaj fjale. E kapa veten disa herë duke u përgjigjur se isha më në gjendje të kuptoja një përdhunues apo edhe një vrasës sesa “këto lloj monstrash”.

Ndërkaq, përgjatë përpunimit të zisë për Teatrin, në përpjekjen për të vendosur një lloj paqeje shpirtërore, intuita më tha se pikërisht te paaftësia për t’i kuptuar këta “monstra” qëndronte vuajtja ime dhe e shumë të tjerëve. Në fakt, të thuash “ky është monstër” në thelb do të thotë ta trajtosh të keqen si një gropë të zezë, të pakuptueshme nga inteligjenca njerëzore. Kështu iu ktheva pak nga pak aplikimit të mësimit të vyer që na jep filozofi që ka vuajtur tërë jetën padrejtësinë e të fuqishmëve, Spinoza, i cili thotë: “Mos i përqesh veprimet e njerëzve, mos u qa, mos i urre ata, por kuptoi” – pa mundur, megjithatë, të mos i kthehem edhe idesë se ndaj “këtyre monstrave” vlen më shumë ajo që do të thoshte për ta Primo Levi: “Nëse t’i kuptosh do të thotë t’i justifikosh, atëherë më mirë të mos i kuptosh fare”.

Sot për sot jam midis këtyre dy qasjeve, çka më duket më e drejtë, sepse jam i bindur se kundër të keqes nuk mund të reagojmë vetëm pasivisht, duke e kuptuar, por edhe aktivisht, duke e luftuar, për çka na duhen energjitë që na japin emocionet, ndër të cilët edhe ata të urrejtjes ndaj të keqes. Por meqenëse këta muaj, në përpunimin e zisë, emocionet na kanë dominuar, – prandaj dhe përdorimi kaq shpesh i fjalës “monstër” – gjykoj se ia vlen t’i kthehemi edhe arsyes me idenë se të kuptosh të keqen është e nevojshme për të ndërtuar instrumente për të vepruar kundër saj.

***

Një vërejtje psikanalitike ndaj përdorimit të fjalës “monstër” kundër dikujt është ajo se ne e bëjmë këtë pasi thellë-thellë refuzojmë të shohim/pranojmë “monstrën” brenda nesh. Dikush do të ndërhynte të më thoshte: si guxon e thua se edhe unë qenkam një monstër si këta! Jo zotëri, këtë mbaje për vete! Në këtë pikë përgjigja ime (edhe ndaj vetes) është: po mirë, a do të mund të ndodhte një krim i tillë vetëm për shkak të një “monstre” si Veliaj dhe një “kryemonstre” si Edi Rama? Mirë se këta qenkan monstra, po ata 60 këshilltarët bashkiakë që firmosën urdhër-vendimin për shembjen e Teatrit, ndër të cilët edhe neurologia e njohur Rakacolli, monstra janë? Po ata 50 aktorët, me në krye Robert Ndrenikën, që bënë peticion në favor të shembjes? Po ata specialistët e Institutit të Ndërtimit që kanë hartuar akt-ekspertizën e rreme, sipas së cilës Teatri duhej shembur? Po ato dy gratë ministre kulture njëra pas tjetrës. Po ajo gruaja që drejton Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve? Kaq të ndryshëm nga ne qenkan këta? Mund ta zgjasja listën duke shtuar ministrin Sandër Lleshi dhe policët e tij, që nxorën me dhunë nga Teatri aktorët në 4 të mëngjesit, biznesmenët si Fusha që qëndrojnë prapa këtyre projekteve, për të mbërritur deri te fadromisti që drejtoi krahun mizor të fadromës kundër godinës historike. Kur mendon gjithë këtë ushtri duket se ose duhet të pranojmë se jetojmë në një vend monstrash e t’i nënshtrohemi këtij fataliteti, ose të kuptojmë fenomenin për ta luftuar.

***

Në këtë pikë le të hap një parantezë rreth kuptimit të fjalës “monstër”.

Veçanërisht pas rënies së komunizmit, që nuk e lejonte kronikën e zezë, ne kemi filluar ta përdorim shpesh këtë fjalë, të ndikuar nga përdorimi i saj – në trajtën “monstre” nga frëngjishtja apo “mostro” nga italishtja, – për individë që kanë kryer krime të pazakonta të tipit të serial-killerave. Pra është një fjalë që përdoret kryesisht për individë. Kurse me fjalën korresponduese (më shqipe) “përbindësh”, ne kemi parasysh edhe një koncept figurativ, si p. sh. një qenie mbinjerëzore nga trajta fizike, të stërmadhe, me shumë këmbë e shumë koka. Kuptohet se arsyetimi që bëra mbi shumësinë e autorëve të prishjes së Teatrit na çon te fjala “përbindësh”. Prandaj më poshtë do të përdor edhe fjalën “monstër”, edhe “përbindësh”.

RINOCERONTIZIMI

Si person i përfshirë në mbrojtjen e Teatrit që kur Edi Rama tentoi për herë të parë shembjen e tij, di të them se asokohe jo vetëm thuajse të gjithë aktorët ishin kundër shembjes, por edhe brenda partisë së tij ai ishte thuajse i vetëm. Sigurisht, ndryshimi i këtij raporti, që çoi deri te shembja, nuk buron ngase ka rënë vlera e Teatrit, pasi monumenteve të kulturës me kalimin e kohës u rritet vlera. As pse ka rënë ndjeshmëria e njerëzve ndaj trashëgimisë, sepse përndryshe “kryemonstra” nuk do të kishte dalë më 2013-ën me premtimin elektoral për ristrukturimin tërësor të Teatrit – në të njëjtën linjë me premtimet e viteve kur u ngjit në pushtet me parullën “Kthim në identitet”.

Po çfarë ka ndodhur atëherë? Si u bë e mundur shembja?

Kur më del parasysh kategoria jo e vogël në numër e personave që më herët i kam dëgjuar ta etiketojnë Ramën “monstër” dhe që sot i shoh të rreshtuar në krah të tij, them se për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, na ndihmon shumë aftësia që ka letërsia për të shprehur gjëra që nuk arrijmë t’i përkufizojmë, për shkak të kompleksitetit të së vërtetës së tyre. Në këtë rast leximet më çojnë te drama e Ionescos “Rinoceronti” – metaforë e shpërndërrimit të njeriut gjatë diktaturës naziste – ku i shohim njerëzit të shndërrohen në rinocerontë, derisa nuk mbetet më këmbë njeriu përveç protagonistit, i cili edhe ai bërtet në fund të dramës “dua të shndërrohem, dua të shndërrohem!”, por nuk mundet. Kjo metaforë na shtyn të shtrojmë, veç të tjerash, edhe pyetjen se çfarë ndodh te njeriu kur individualisht fillojnë i dalin brirët e rinocerontit dhe, kolektivisht, bëhet gjymtyrë e së keqes, përbindëshit?

Kërkimi i përgjigjes së kësaj pyetjeje na çon te debati mbi librin e Hannah Arendt “Banaliteti i së keqes”. Duke ndjekur “monstrën” Adolpf Eichman në gjyqin e tij të famshëm, Arendt konkludoi se ai nuk ishte “as pervers dhe as sadist”, por “tmerrësisht normal”; se ai kishte vepruar si një burokrat i rëndomtë për t’u ngritur në karrierë. I zhytur në këtë proces ai kishte humbur aftësinë për të krijuar një distancë me urdhrat e dhëna nga eprorët dhe, akoma më keq, për të ndjerë empati ndaj viktimave, sepse kishte reshtur së menduari, së ngrituri vetmevete pyetje mbi të mirën dhe të keqen e akteve të tij. Sipas kësaj teze, njeriu që resht apo dështon së menduari mund të arrijë të kryejë deri gjenocid. Dhe problemi, sipas Arendt, qëndron në atë se gjatë nazizmit ishin të shumtë gjermanët si Eichman, të cilët edhe ata nuk ishin as perversë dhe as sadiste, por “tmerrësisht normalë”. Por ky “normalitet” – thotë ajo – “është shumë më i tmerrshëm se sa të gjitha krimet e marra së bashku”. Me fjalë të tjera, sipas kësaj teze, e keqja, e tmerrshmja, nuk qëndrojnë tek individët “monstra”, por te një proces rinocerontizimi që në një pikë vjen e na bëhet aq “normal”, saqë mund të na detyrojë të gjakojmë të kthehemi në rinocerontë për të mos u shqyer prej tyre.

Kundërshtarët e tezës së mosmendimit ngulmojnë se Eichman s’ishte aspak njeri që nuk mendonte. Përkundrazi, sipas tyre, ai mendonte në funksion të një projekti që synonte triumfin e një vullneti kriminal. Gjithashtu, ata e qortojnë Arendt se i ka dhënë shumë rëndësi intelektualizmit te njeriu, ndërkohë që ka pasur edhe shumë njerëz të thjeshtë, pa ndonjë aftësi të madhe reflektimi, që kanë refuzuar të kryejnë krime si ato të nazistëve. Pra, se e keqja duhet kërkuar tjetërkund nga mosmendimi – ndoshta në mungesën e besimit te Zoti apo frika e ndëshkimit prej tij p.sh.

Duke përdorur këtë kundërargument te shkatërrimi i Teatrit dikush me të drejtë mund të më thoshte se, nëse flas për një numër të madh shqiptarësh që përdorin fjalën “monstër” për shkatërruesit, kjo nënkupton se nuk është mosmendimi i tyre që i ka penguar ata ta mbrojnë Teatrin, por pushteti i të liqve, dhuna e një pakice që, si e tillë, ndoshta nuk duhen quajtur kope rinocerontësh apo përbindësh. Por përsëri ngrihet pyetja: si arriti kjo pakicë të dominojë shumicën, që praktikisht do të thotë të bëhet shumicë, e të kapë shtetin?

Gjykoj se fenomeni i rinocerontizimit – edhe ai që kemi jetuar në komunizëm, edhe ky që po jetojmë sot – është shumë më kompleks se thjeshtëzimi i tij në ndarjen mekanike midis një pakice monstrash dhe një shumice që u nënshtrohet apo bindet atyre. Me rinocerontizimin duhet të kuptojmë procesin e shkallëshkallshëm të shndërrimit të një pakice monstrash në një shumicë të përbindshme. Duke analizuar mekanizmat që përdor pakica në këtë proces, si dhe duke kërkuar të gjejmë se ku mbarojnë shndërruesit dhe ku fillojnë të shndërruarit; se ku mbaron nënshtrimi dhe ku fillon bashkëpunimi, çfarë i bashkon e çfarë i ndan me njëri-tjetrin, do të gjejmë se përbindëshi është një organizëm i gjallë në lëvizje e ndryshim, i përbërë nga elemente që funksionojnë si pjesë organike e tij, të cilat po t’i analizosh, kanë të përbashkëta në gjithë diversitetin e tyre reshtjen e mendimin. Te të gjithë këta, në mënyrë ndërvepruese, brirët e rinocerontit kanë filluar të mbijnë kur kanë reshtur së menduari apo besuari si individë dhe, po ashtu, bashkimi me tufën u ka paralizuar ballafaqimin e mendimeve apo besimeve individuale që mund të kenë pasur me aktet që kanë filluar të kryejnë duke u bërë pjesë e kësaj tufe. Prandaj, ngulmoj se analiza e dallimit midis njeriut që mendon dhe atij që rresht së menduari, si dhe e mekanizmave konkretë, në një kontekst konkret, që çojnë tek mosmendimi, mbetet fondamentale për të kuptuar fenomenin e rinocerontizimit që shkatërroi Teatrin dhe po shkatërron Shqipërinë.

SHQIPTARËT DHE RINOCERONTIZIMI

Gazetari austriak Joseph Roth, pas një udhëtimi nëpër Shqipëri në vitin 1927, ka shkruar: “Një shqiptar më parë nxjerr pistoletën sesa të thotë mendimin e tij të vërtetë. Tutet se mos muret kanë veshë. […] Kaq rrallë e thonë (shqiptarët) atë që mendojnë saqë me kohën humbasin çdo lloj opinioni të vetin dhe marrin vetëm atë të të tjerëve. Në fund të fundit, për çfarë duhet pasja e një pikëpamjeje që mbetet e pathënë? Kështu, në vend të bindjes politike shfaqet ithtari, në vend të kujdesit për tjetrin, frika ndaj tij. Në këtë vend askush nuk është i sigurt, as qeverisësi as i qeverisuri. Në këtë gjendje nuk mund të ketë asnjë lloj opinioni publik – edhe sikur ky të ishte i lejueshëm”. Dy janë fjalët kyçe që na jep Roth për të kuptuar shqiptarin që nuk mendon: “idhujtaria” dhe “frika”. Ato, si dy anë të së njëjtës medalje, nënkuptojnë reshtjen e mendimit ose për shkak të adhurimit të autoritetit idhull, ose të frikës së daljes jashtë tufës së idhujtarëve dhe të linçimit prej saj.

Paradoksalisht Roth i ka shkruar këto opinione, kaq të vërteta edhe sot për shqiptarët, në një kohë kur Gjermania dhe pastaj Austria, vende që kanë pjellë kolosë të mendimit, po uzurpoheshin nga një bandë kriminale, që Brehti tek “Arturo Ui” (e luajtur shpesh edhe në Teatrin tonë) e ka quajtur “Trusti i lulelakrës”, që prodhoi “monstrën” dhe “përbindëshin” e aftë të kryejë gjenocid. Kjo tregon se fenomeni i mosmendimit nga “idhujtaria” dhe “frika”, që çon te rinocerontizimi është universal, jo thjesht shqiptar. Por gjykoj se ai ndryshon sipas kohëve dhe vendeve.

Duke iu referuar përvojës sonë, do të shtoja diçka veçanërisht shqiptare në këtë fenomen. Kur shkruan se shqiptarët “e thonë kaq rrallë atë që mendojnë saqë me kohën humbasin çdo lloj opinioni të vetin dhe marrin vetëm atë të të tjerëve”, gazetari Roth nënkupton sikur ata ta kenë pasur më herët një mendim të tyrin. Gjykoj se është më e saktë të thuhet se edhe më herët ata kanë pasur një mendim të diktuar nga një idhull apo frikësues tjetër, të cilin e kanë zëvendësuar me mendimin e një idhulli apo frikësuesi të ri. Kjo ndodh më rëndom te shqiptarët për disa shkaqe historike, edhe më të hershme se komunizmi, ndër të cilët, – pa u zgjatur, por duke theksuar se meritojnë trajtesa të thelluara – do të përmendja:

1. Injoranca, analfabetizmi që ka dominuar ndër shekuj në pjesën më të madhe të popullsisë për shkak të jetës së izoluar në zona periferike e të humbura, ku depërtimi i qytetërimeve ku kanë bërë pjesë ka qenë i dobët.

2. Dominimi i strukturës autoritare në familje, shoqëri, politikë ku fjala e të madhit shndërrohet në bindje e nderim kolektiv.

3. Ndikimi i dobët i religjioneve, sa për shkak të jetesës së izoluar në zona periferike e të humbura ku ato mezi kanë depërtuar, aq edhe pse në shekullin XX ndjenjat, mendimi dhe vlerat fetare u dobësuan edhe më nga thirrja nacionaliste “feja e shqiptarit është shqiptaria” (që pastaj gati u asgjësuan nga ideologjia nacional-komuniste e regjimit komunist).

4. Elitat politike, intelektuale, fetare, edhe për shkak të konteksteve historike, nuk kanë qenë në gjendje të zhvillojnë shqiptarin që mendon, dhe aq më pak të krijojnë ndarjen dhe dialogun kritik midis tyre si përfaqësues sferash, vizionesh dhe interesash të ndryshme të jetës materiale e shpirtërore të vendit. Ato janë mjaftuar me importimin nga jashtë të ideve dhe interesave të fuqive të kohës ose pranimin e diktatit të tyre, e janë legjitimuar e imponuar brenda vendit duke ushtruar monopolin e këtyre ideve e interesave “superiore” – së bashku ose duke “pastruar” deri në vrasje njëri-tjetrin për zotërimin e këtij monopoli. (Me këtë nuk dua të them se s’na janë dashur idetë e të tjerëve, por se një gjë është t’i përdorësh ato në mënyrë krijuese dhe kritike për të kuptuar më mirë realitetin tënd, dhe krejt tjetër është të krijosh idhujtarinë e tyre për të sunduar).

Këtyre shkaqeve më të thella historike u duhet shtuar roli i veçantë degradues, për sa i përket mendimit, i diktaturës komuniste. Duke e ekstremizuar idhujtarinë dhe frikën deri në shkatërrimin e çdo lloj bindjeje individuale, diktatura e ekstremizoi paaftësinë e shqiptarëve për të kultivuar mendimet e pikëpamjet e tyre. Ajo krijoi një njeri tek i cili në rastin më të mirë zhvillohej aftësia për të mbajtur në publik maskën e predikuesit të pushtetit prapa së cilës fshihej mendimi autentik, i cili në këto kushte, ose mbetej i pazhvilluar dhe i pafrytshëm, ose edhe vdiste pa lindur mirë. Por në rastet më të përgjithshme, ky mendim nuk lindte dot fare te njeriu i ri, duke i lënë vendin idhujtarit dhe të bindurit që nuk njeh mendim e besim tjetër. Roth, që ka përshkruar shqiptarët e kohës së Mbretërisë, do të thoshte për shqiptarët e regjimit komunist se aq më pak u duhej atyre pasja e një pikëpamjeje që mbetej e pathënë, pasi mbajtja e saj në mendje i bënte të kishin frikë jo vetëm nga të tjerët, por edhe nga vetvetja.

Të strukturuar mendërisht sipas kësaj forma mentis, shqiptarët, me në krye intelektualët e tyre, i pamë pas viteve ‘90 të kthehen thuajse të gjithë nga ateistë në besimtarë dhe nga komunistë në neoliberalë, pa i vënë fare në diskutim besimet apo “bindjet” që kishin pasur dhe propaganduar më herët dhe as ato që po përqafonin. I pamë të krijojnë idhujtarinë e frikën ndaj shefave të rinj të partive të reja, ashtu sikurse edhe ndaj fuqive perëndimore që zunë shumë shpejt vendin e vëllezërve të mëdhenj lindorë. I pamë edhe ta pësojnë nga kjo paaftësi mendimi kritik – kur investuan në piramidat financiare, rënia e të cilave shkaktoi një tragjedi kombëtare – por pa nxjerrë dot mësime.

Prandaj, gjykoj se sot është më e saktë të flitet për një rinocerontizim të ri, për një kope të re mosmenduesish, me karakteristika të ngjashme, por edhe të ndryshme me paraardhëset.

Përgjigjja ndaj pyetjes se çfarë ka ndodhur që nga koha kur Edi Rama i kishte thuajse të gjithë kundër për prishjen e Teatrit është se asokohe – pas shpërbërjes së rinocerontizimit të piramidave – sapo kishte filluar ngjitja në pushtet e “Trustit të betonit”, me të cilin nisi procesi i një rinocerontizimi të ri. Ky proces nuk ka mbaruar ende, por ka krijuar tashmë një përbindësh me shumë koka, stomakë, gjymtyrë, bishtra, që po shtrihet mbi gjithë Shqipërinë, jo thjesht duke kthyer në beton trashëgimi të vyera kulturore e natyrore, por, çka është më e rënda, duke ririnocerontizuar gjithnjë e më shumë shqiptarë që, pas rënies së diktaturës dhe pas rënies së piramidave, patën iluzionin se po ktheheshin në njerëz e se nuk do vazhdonin të lindnin e rrisnin rinocerontë.

Në këtë pikë, në funksion të kuptimit të karakteristikave të këtij rinocerontizimi të ri, nuk mund të mos i rikthehem paradoksit të pakicës që bëhet shumicë. Siç e thashë, Edi Rama erdhi në pushtet duke premtuar ndërprerjen e betonizimit që sapo kishte filluar asokohe – sepse shumica e njerëzve nuk e aprovonte atë, duke fajësuar regjimin rinocerontizues që ngriti piramidat. Madje, edhe sot, megjithë përpjekjet trushpëlarëse të Trustit për të kultivuar idhujtarisë ndaj betonit, shqiptarët kanë vazhduar të duan më shumë barin se betonin. Por a do të thotë kjo se përderisa “Trusti i betonit” nuk ua ka imponuar dot njerëzve reshtjen e mendimit për barin, s’mund të flitet për një rinocerontizim të ri? Jo, është më e saktë të flitet për një rinocerontizim ndryshe, sepse, ndonëse është e vërtetë që shumicës i ka mbetur dashuria për barin duhet thelluar se pse kjo “e vërtetë” vlen kaq pak sa nuk arriti të mbrojnë dot as Teatrin dhe jo më avancimin masakrues që po bën betoni në tokën e bukur shqiptare.

Kur flas për reshtjen e mendimit në kohën e “Trustit të betonit”, nuk kam parasysh fshirjen nga mendja e njerëzve të pikëpamjeve apo besimeve të ndryshme që mund të kenë për një çështje apo për një tjetër, – çka nuk e arrinte plotësisht as “Trusti i lulelakrës” – por reshtjen e të menduarit si proces i vazhdueshëm, i ditëpërditshëm, që mban gjallë atë që quhet vetëdije, ndërgjegje. Për këtë proces, ashtu sikurse edhe për dallimin midis dijes dhe vetëdijes, do të zgjatem më poshtë, por këtu vlen të vë në dukje një shembull, se si pikëpamja e shumë njerëzve se bari është më i bukur, më i mirë, më i shëndetshëm se betoni, me kalimin e kohës, duke mos u dëgjuar, është bërë e padobishme dhe, si e tillë, ka mbetur gjithnjë e më e pathënë e dora-dorës ka çuar në heqjen dorë prej saj deri në pezullimin e mendimit se duhet bërë diçka për të ndaluar avancimin e betonit.

Thënë kjo, duket të kemi parasysh se ka dallim midis “Trustit të lulelakrës” dhe “Trustit të betonit” edhe për sa u përket metodave të rinocerontizimit. Një dallim kryesor është ai ideologjik. “Trusti i lulelakrës” operonte me ideologjinë komunitariste të komunizmit që e lehtësonte futjen e njerëzve në trupin e një përbindëshi e që, për më tepër jepte një interpretim determinist për zhvillimet historike, duke e bërë vullnetin dhe mendimin e njeriut pasiv përpara ideve dhe vlerave që e udhëhiqnin në rrugën drejt të ardhmes “së shkruar”, veçanërisht ndaj pushtetarëve që diktonin vlerat e qëllimet me pretendimin se zotëronin dijen e kësaj rruge dhe çelësin e derës së kësaj të ardhmeje; kurse “Trusti i betonit” mbështetet mbi ideologjinë liberale të kapitalizmit, që stimulon individualizmin, që e koncepton njeriun si krijues të vlerave dhe të qëllimeve të veta, të pakushtëzuar nga ndonjë determinizëm historik, prandaj duket se stimulon vullnetin dhe mendimin e lirë duke e bërë më të vështirë rinocerontizimin e njerëzve. Por, kur vlera e vetme në mendjet e njerëzve bëhet paraja dhe kjo buron vetëm nga Trusti, atëherë ajo mund të shndërrohet lehtë në një mjet të jashtëzakonshëm përbashkimi vullnetar rreth këtij burimi/ qëllimi. Shqipëria kapitaliste e “Trustit të betonit” është shembulli më i përkryer i përbashkimit të njerëzve në një tufë rinocerontësh rreth parasë, pa asnjë qëllim dhe të ardhme tjetër kolektive.

Gjithsesi, duke huazuar një term të Markuzes për sistemin kapitalist, mund të thuhet se “Trusti i betonit” sundon duke ushtruar një lloj “tolerance represive”. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se ai e krijon maxhorancën dhe shtyp në emër të saj duke toleruar. Së pari, ky “tolerim” qëndron në atë se, ndryshe nga Shqipëria socialiste e “Trustit të lulelakrës”, ai i ka lënë kufijtë të hapur, duke i lejuar të ikin të gjithë ata që refuzojnë të rinocerontizohen. Së dyti, ai të lejon të kesh pikëpamje të ndryshme, madje edhe t’i shprehësh ato, madje-madje të protestosh në mbrojtje të tyre. Për shembull, artistët u lejuan të protestojnë kundër shembjes së Teatrit, shumë intelektualë shprehën mendimet e tyre kundër. Por këta u “toleruan” deri në “pragun e tolerancës”, në kuptimin biologjik të termit, si sasia e dozës së helmit që mund ta gëlltitësh pa t’u rrezikuar shëndeti. Por, ama, siç u pa, në momentin kur Trustit i erdhi oreksi, e gëlltiti Teatrin së bashku me protestat e aktorëve pa shumë problem. Kjo ndodhi sepse ai është fuqizuar tashmë nëpërmjet shtimit të tij trupor në një masë gjithnjë e më të madhe mosmenduesish. Vërtet, sot ai nuk flet në emër të të gjithë popullit të rinocerontizuar si ai i lulelakrës, por punon me ngulm që të sigurojë një shumicë e të flasë në emër të saj. Dhe këtë e arrin, sikurse e thashë, nëpërmjet idiolatrisë së parasë te një pjesë, dëbimit jashtë Shqipërisë të refuzuesve të tij, por edhe duke u përqendruar në dy nga mjetet kryesore që përdorte edhe “Trusti i lulelakrës”: kontrolli në maksimum i ekzistencën së njerëzve, i “bukën e gojës” siç e quante përpara se të ririnocerontizohej aktori Robert Ndrenika dhe ngulitjes te njerëzit të idesë se s’ka alternativë ndaj tij.

SI DHE PSE PËRBINDËSHI NUK MENDON

Le të marrim në analizë disa gjymtyrë të përbindëshit. Po e nis me fadromistin që drejtoi nofullat e hekurta të fadromës kundër Teatrit. Këtë njeri, të fshehur në kabinën e tij të fadromës, e kemi imagjinuar si të kufizuar në hallin e tij të sigurimit të bukës së kalamajve, që as nuk di ç’janë vlerat historike apo estetike të një ndërtese dhe që as e ka ndjekur fare debatin mbi Teatrin. (Kështu kemi konsideruar edhe ata të Reneas, shefat e Policisë etj.). Në fakt, ne e kemi kuptuar dhe justifikuar fadromistin dhe nuk na ka shkuar mendja ta quajmë “monstër”. Por pikërisht ky “kuptim” e “justifikim”, flet shumë për thelbin e problemit të mosmendimit te përbindëshi. Ne nuk na shkoi fare në mendje ta pyesnim fadromistin: “çfarë ndjeve?” kur po shembje Teatrin, pyetje kjo e rëndësishme që filozofi Gunter Anders ia ka bërë pilotit që hodhi bombën mbi Hiroshima, duke marrë një përgjigje që e ka tronditur: “Nothing, it was my job” (asgjë, ajo ishte puna ime). Pra, ka një kategori kaq të gjerë njerëzish që i konsiderojmë si krejtësisht të paaftë për të menduar për atë që po bëjnë, le më për të shtruar dilemën: ta zbatoj apo të mos e zbatoj urdhrin, apo për ta vënë në diskutim atë që kanë bërë, për të ndjerë pendesë, kërkuar ndjesë. Sigurisht, këta jo se nuk mendojnë për familjen e interesin e tyre, por u mungon – apo u është hequr – aftësia për të shtruar vetë me vete dhe të tjerët pyetje, dilema për aktet që kryejnë. Te kjo aftësi qëndron mendimi në kuptimin që i jep Arendt si “mbajtje përgjegjësie për botën”, çka na kthen nga askushër në persona. Dhe problemi më i madh që kemi ne është se maxhoranca e stërmadhe e shqiptarëve jetojnë pa i shtruar këto dilema dhe pa i ndjerë fare këto përgjegjësi. Janë këta që përbëjnë masën trupore të përbindëshit.

Edhe më i dukshëm se te fadromisti është mosmendimi te gjymtyrë të përbindëshit si mafiozët e trafikantët që, nëpërmjet pastrimit të parave të tyre të pista, janë bërë gjithnjë e më shumë burimi kryesor i fuqizimit të Trustit. A mund të mendojnë, në kuptimin e shtrimit të dilemave morale, individë që mbysin të tjerët me drogëra gjithfarëshe, që nxjerrin femra në rrugët e prostitucionit e vriten edhe me njëri-tjetrin për para?

Në thelb, i njëjti arsyetim vlen edhe për biznesmenët, që metaforikisht do t’i quaja stomaku i përbindëshit, (edhe) pa të cilët nuk do të ishte shembur Teatri. Sigurisht, ata e kanë “vrarë” mendjen, shumë madje, për kalkulimin e fitimeve që mund të nxjerrin. Me siguri e kanë ndjekur edhe debatin, edhe argumentet pro e kundër shembjes së tij. Por edhe kur e kanë ndjekur, ashtu sikurse Bjarke Ingels, arkitekti me famë botërore që u përfshi në këtë projekt, u ka ngecur mendimi te kalkulimi financiar apo etja për famë, duke dështuar së shtruari dilemat mbi përgjegjësitë morale historike që bart akti i tyre në shembjen e një ndërtese historike, në grabitjen e një hapësire publike dhe në përdorimin e parave të krimit. Në këtë kuptim, edhe ata nuk dallojnë shumë nga fadromisti dhe trafikantët. Por nëse kemi parasysh se sa më e madhe liria, aq më e madhe edhe përgjegjësia, duke ditur se këtyre nuk u rrezikohet buka e gojës së kalamajve, mosmendimi rezulton shumë më kriminal.

Po çfarë mund të thuhet për ata pjesëtarë të elitës kulturore politike të vendit, që ndonëse nuk u mungojnë dijet për vlerën e objekteve si Teatri dhe as ato mbi përfitimet e fëlliqura që qëndrojnë pas këtyre shembjeve – një pjesë madje edhe i kanë shprehur këto dije më herët, deri edhe me vepra artistike – me fjalët apo heshtjen e tyre u bënë pjesë e kësaj masakre bashkë me fadromistin, policët e Reneas, biznesmenët e trafikantët pas tyre, Veliajn, Ramën e me radhë? “Science sans conscience n’est que ruine de l’ame”, thotë Rabelai. (Dija pa vetëdije nuk është veçse rrënimi i shpirtit). Ndoshta, fjala kyçe për të kuptuar vendin dhe rolin e këtyre njerëzve të dijes te përbindëshi është fjala mosvetëdije, që në fakt mund të përdoret si sinonim i mosmendimit. Të jesh apo më saktë të bëhesh i vetëtitur do të thotë ta dish atë që di, të dish edhe limitet e asaj që di, edhe atë që i ke ditur gabim, edhe atë që nuk di, por, mbi të gjithë të shtrosh përditë dilemën nëse atë që di po e përdor për mirë apo për keq. Po ende, vetëm nëpërmjet vetëdijes ajo që dimë bëhet vërtet e jona dhe vetëm kur ajo bëhet e tillë na bën ta duam e të luftojmë për të. Kurse pa vetëdije, atë që dimë mund ta keqpërdorim lehtësisht, ashtu sikurse mund të keqpërdorim edhe tjetrin, duke e konsideruar vetëm si mjet në shërbimin tonë dhe jo si qëllim në vetvete – pa e kuptuar madje se po rrënojmë shpirtin.

Frika e humbjes së punës, karrierës, privilegjeve, parave për studime jashtë shtetit të fëmijëve, shpërblimeve të premtuara, “nderet” e bëra, statusi e medaljet e fituara në sajë të bashkëpunimit me pushtetin, janë të gjitha mekanizma të njohura frenimi të vetëdijes. Me kohën, këta mekanizma janë bërë mënyrë sundimi dhe mënyrë jetese, madje edhe e edukimit të të rinjve aq sa sot duket sikur nuk investon më askush për krijimin e një vetëdijeje, por vetëm për të mësuar se si t’i përdorë fjalët dhe dijet për t’i shërbyer gënjeshtrës së pushtetit në emër të interesit vetjak. Shprehja më eksplicite e këtij “rrënimi të shpirtit” është zhvillimi i asaj kulture që në shkrime të tjera e kam quajtur “e manipulimit dhe simulimit”, ku dijet përdoren për të manipuluar të tjerët dhe jo për të kërkuar, së bashku me ta, të vërtetën; për të simuluar atë që nuk jemi dhe jo për të njohur e ndërtuar veten që jemi.

Nëpërmjet kësaj kulture ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë rinocerontizimi i intelektualëve, ku edhe të heshturit luajnë rolin e tyre të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm: atë të sfondit që i bën jehonë uturimës së “injorancës në veprim” të përbindëshit.

A MENDON EDI RAMA?

Kur ngulmoj se Teatrin e shembi “përbindëshi” dhe jo “kryemonstra” Edi Rama, nënkuptoj me këtë se është e gabuar ta shikosh përbindëshin, siç mund të duket në vështrimin e parë, si një makineri që ky e përdor si të dojë e ku të dojë. Përbindëshi shëmbëllen më shumë me një trup organik ku koka dhe elementët e tjerë të tij nuk mund të kuptohen pa ndërveprimin e tyre. Në fakt, “Trusti i betonit” është po aq vepër e Ramës sa ç’është Rama vepër e Trustit; vullneti i tij sot nuk mund të jetë tjetër nga ai i Trustit sepse, që kur filloi karrierën politike, duke u bërë drejtues dhe instrument i “Trustit të betonit”, Rama ka hyrë në një proces që ka shkuar tashmë aq larg, sa sot pyetja që ngrihet nuk është ajo se çfarë bën Edi Rama me “Trustin e betonit”, por çfarë bën Trusti i betonit me Edi Ramën. Prandaj, ndryshe nga një gjykim i parë intuitiv se i vetmi që lejohet të mendojë te përbindëshi është Edi Rama, atë nuk mund ta ndajmë nga përbindëshi mosmendues, sepse jemi në një simbiozë që i ka bërë subjekt të vetëm. Dhe nëse themi se ky subjekt sot ka për kokë vendimmarrëse Edi Ramën, duhet të shohim nëse kjo kokë mendon, në kuptimin që i dhashë mendimit apo jo.

* * *

Thotë Lacani: “Një i çmendur që kujton se është mbret, sigurisht është i çmendur, por është edhe më i çmendur një mbret që kujton se është mbret”. Kuptimi i kësaj fraze është se njeriu që ka idenë për veten si një identitet i vetëm, i pandryshueshëm, i mbyllur, i vetëmjaftueshëm dhe strehohet te kjo ide, është në gjendje çmendurie narcizistike, pasi kjo gjendje e shtyn të mos pranojë të tjerët që e identifikojnë ndryshe nga si e identifikon ai veten. Me “të tjerët” duhet të kemi parasysh jo vetëm “të tjerët” jashtë vetes, por edhe “të tjerët” brenda vetes që e shtyjnë të verë në dyshim unin e tij të mbyllur. Akti i Kainit që vrau Abelin, sipas Lacanit, i ka rrënjët tek ëndrra e narcisit për një identitet të mbyllur në vetvete. Ai e vrau të vëllanë sepse tek ai shihte, si në pasqyrë, një vete tjetër që nuk e duronte, sepse nuk e dominonte dot. E pra, a mund të thuhet se mendon ky lloj njeriu? Jo. Sepse të mendosh do të thotë të shtrosh pyetje, dilema me tjetrin brenda dhe jashtë vetes dhe të kërkosh t’u përgjigjesh; me fjalë të tjera të zhvillosh dialog me veten dhe me të tjerët. Jo rastësisht, një nga veprat më të mëdha në historinë e filozofisë, ajo e Platonit, është shkruar në formë dialogësh. Në vend të këtij dialogu me të tjerët, narcisi i mbyllur te vetvetja zhvillon dhunën dhe agresivitetin ndaj tyre. Ai nuk dialogon, por vret – me vepra ose me fjalë – prandaj nuk mendon, por çmendon. Prandaj, ashtu si intelektualët pjesë e përbindëshit, për të cilët shkrova më sipër, edhe Edi Rama është “dije pa vetëdije”. Sepse vetëdija (autoconscienca), siç do të thoshte Hegeli, nuk mund të ndërtohet pa ballafaqimin me tjetrin, çka nënkupton se vetëm kur bëhemi të vetëdijshëm, bëhemi qenie sociale dhe se vetëm kur jemi qenie sociale, bëhemi të vetëdijshëm.

E gjithë arroganca, me të cilën përbindëshi shoqëroi shembjen e Teatrit, mohimi i dialogut, megjithë thirrjet e ardhura nga brenda dhe jashtë vendit, në thelbin e vet janë akti i një subjekti të mbyllur, që refuzon të dialogojë me të tjerët; i një subjekti, që nuk mendon, por çmendon.

SI PËRFUNDIM

Qenia e përbindshme që shkatërroi teatrin dhe po shkatërron Shqipërinë duhet konsideruar jo si një shoqëri, as si një komunitet, por si një kope njerëzish rinocerontë që e bën të tillë (kope) fakti se këta nuk mendojnë. Ajo është mishërimi i paralajmërimit që bën Aristoteli se “Kush kujton se mund të hyjë në një polis (qytet) dhe të jetojë aty i vetëm është ose kafshë ose Zot”. Në çmendurinë e tyre, këta rinocerontë, të përbashkuar fizikisht, por të izoluar nga njëri-tjetri nga mungesa e mendimit, po marrin përpara çdo qenie njerëzore që ngulmon të mendojë duke refuzuar të futet në tufën e tyre shkatërrimtare.

Shqipëria ka 30 vjet që përpiqet të dalë nga një traditë rinocerontësh kësisoj, Kainësh që vrasin Abelët, pasi nuk ndërtojnë dot dialog me veten dhe me të tjerët, d.m.th., njeriun që mendon.

Si mund të dilet nga kjo e keqe? Duke futur brenda kësaj qenieje të përbindshme mendimin, d.m.th. dialogun me veten dhe të tjerët – do të ishte përgjigjja. Sipas psikanalizës fenomenologjike, kur ndërpritet ky dialog, manifestohet sëmundja/çmenduria dhe kurimi, nëpërmjet seancave me psikoterapeutin, synon të riinstalojë pikërisht këtë dialog të humbur. Por a mund të instalohet dialogu në një subjekt që nuk e ka njohur kurrë atë dhe që sëmundjen e përjeton si shëndet, madje, ngulmon t’ua imponojë atë të gjithëve? Me fjalë të tjera: a mund të bëjnë efekt te rinocerontët fjalë që u vijnë nga jashtë kur veshët i kanë të dyllosur nga brirët; dhe a do të mjaftonin këto fjalë, edhe sikur t’i dëgjonin, për t’i nxjerrë nga vetizolimi ku një pakicë ndihen mirë, kurse shumica ndihen si ata të burgosurit që nuk duan të dalin nga burgu pasi nuk fillojnë dot një jetë tjetër? Dyshoj se fjalët, – edhe këto që po shkruaj në këtë tekst, – mund ta kenë një efekt të tillë ndryshues. Prej 2500 vjetësh, Siddharta Gautama (Buda) i këshillonte ndjekësit e tij të mendonin me kokën e tyre duke u thënë: “Mos i beso asgjëje që nuk përputhet me arsyen apo buon sensin tënd, pavarësisht se ku e ke lexuar apo kush ta ka thënë, qoftë ky edhe unë”, e megjithatë njerëzit vazhdojnë të vërtetojnë një të mençur edhe më të lashtë, Solomonin, që thoshte: “I pafund është numri i budallenjve”.

Historia na ka treguar, megjithatë, se budallenjtë edhe mund të mençurohen, d.m.th. të fitojnë vetëdije, d.m.th., të mendojnë. Koha e shqiptarëve për ta bërë këtë është o tani, o kurrë, sepse me ritmet që ka marrë grykësia e “Trustit të betonit”, Shqipëria rrezikon të mbetet thjesht një “shprehje gjeografike”, siç ka qenë në shekullin XIX.

Në kërkim të gjetjes së përgjigjes se si duhet vepruar për të futur dritën e mendimit në tunelin e errët të përbindëshit, e para gjë që më vjen ndërmend është se kjo dritë me shumë gjasa do të vijë vonë, kur të ketë ndodhur e keqja përfundimtare, shembja e tunelit. Megjithatë, nuk mund t’i dorëzohemi këtij fataliteti pa bërë përpjekje për ta ndaluar atë. Në këtë përpjekje, mendja më çon në vitin 1990 kur Presidenti i fundit komunist, Ramis Alia, mblodhi intelektualët më të njohur të vendit dhe shtroi para tyre një pyetje, që është analizuar pak ose aspak gjatë këtyre 30 vjetëve: “A mos duhet ta fillojmë nga pluralizmi i mendimit përpara se të kalojmë në pluralizmin partiak?”. Ishte kjo një pyetje që e nënkuptonte përgjigjen. Ai ishte i gatshëm të lejonte njëfarë lirie mendimi, por pa e lënë atë të bëhej aktive politikisht, d.m.th. të rrezikshme pushtetin e tij. Ngjarjet u zhvilluan tjetërsoj, lindi Partia Demokratike dhe shumë parti të tjera antikomuniste, por problemi i mungesës së pluralizmit të mendimit, që ishte i vërtetë, mbeti. Për shkak të kësaj mungese lindi një pluralizëm politik pa pluralizëm mendimi, pasi njerëzit e të gjitha partive, me në krye partinë e Presidentit Alia, përqafuan të njëjtin mendim të motivuar nga i njëjti qëllim: etja individuale për pushtet e për para. Kështu filloi rinocerontizimi i ri që kam përshkruar më sipër nga njerëz me forma mentis të ndërtuara në diktaturë. Shumica e këtyre, pa filluar së menduari, nxituan t’ia dorëzojnë lirinë e mendimit përbindëshit të radhës, duke u ririnocerontizuar.

Përgjigjja që do të duhej t’i jepej Ramiz Alisë në atë mbledhje të vitit 1990, është ajo që vlen edhe për sot si mundësi për të dalë nga tuneli i zi i përbindëshit: Kemi nevojë edhe për pluralizëm mendimi, edhe për pluralizëm partiak, sepse pa njërin nuk ekziston dot as tjetri. Sepse kur themi “pluralizëm mendimi”, nuk duhet të kemi parasysh thjesht njerëz me pikëpamje të ndryshme abstrakte për botën, por njerëz me pikëpamje, mendime që burojnë nga interesa shpirtërore, kulturore, ekonomike, sociale, krahinore, etnike etj. të kohës kur jetojnë; ndërkaq, kur themi “pluralizëm partiak”, kemi parasysh nevojën e këtyre njerëzve për t’i shprehur e realizuar ato nëpërmjet aksionit politik. Thënë ndryshe, tjetri, pa të cilin nuk mund të ketë pluralizëm, nuk mund të ekzistojë vetëm si mendim, pa qenë njëherësh edhe veprim. Paradoksalisht, për shkak të mungesës së këtij tjetri mendues dhe veprues njëherësh, sot, pas 30 vjetësh, partia që la trashëgim Alia, e riformatuar në formën e “Trustit të betonit”, ndodhet shumë afër pikës që shpresonte të arrinte asokohe udhëheqësi i saj: të sundonte e vetme politikisht, duke u lënë të tjerëve thjesht njëfarë lirie mendimi dhe për të ikur nga Shqipëria. Lehtësia, me të cilën Trusti shkatërroi rezistencën për mbrojtjen e Teatrit, ishte një nga shembujt më ulëritës të kësaj arritjeje.

Në këto kushte, detyra e njerëzve që mendojnë nuk është thjesht të rrisin forcën e mendimit kritik, për të vetëdijesuar njerëzit për rinocerontizimin që po pësojnë ditë përditë ata dhe fëmijët e tyre, por të organizohen dhe të veprojnë, sepse, në kushtet e dhunës së përbindëshit që përshkrova, forca e kritikës, sikurse do të thoshte një revolucionar i njohur, duhet të kombinohet me kritikën me forcë.

“Panorama.al’



30 Comments

  1. Prape me teatrin ky molja?
    Ik o loqe kap siguro nej vaksin po munde se per kto carcafet e tu se rru njeri ketu. Bole burr

  2. Qorro po une si te kuptoj ty qe na del perdite si kompetent e na jep mend per gjithcka qe nga energjia berthamore deri te panelet solare?

  3. dhe ja ku jemi përsëri, si në një novelë të absurdit, klysht e atyre që ju burgosën sundojnë përsëri duke vendosur se çfarë është e vertetë dhe e rreme…

  4. Plehra njerez qe e shani. Po ky eshte nga te paktet qe flet ate qe mendon dhe nuk eshte sahan lepires si ju. Keto komente me shume i japin te drejte Lubonjes per cfare njerezish jemi ne.

  5. Respekte per Lubonjen,analize e goditur aktualiteti Shqiptar,dhe sa per ty Lapraks eshte mire te lexosh ose shiko videot e Abaz Dogut.

  6. O lubonja o kar! ti je vetem nje qenie qesharake dhe mjerane qe vertet te duket vetja analist Ti je nje klluf kari asgje me shume

    1. Fakti qe e lexon tregon te kunderten e asaj qe mendon.
      Ja une psh. shefin tuaj nuk e honeps fare e per rrjedhoje nuk e lexoj se me perzihet stomaku.

  7. Mos u lodh kot Z Lubonja nje popull
    qe thot na ler pa buk dhe pa shtepi
    shyqyr qe na erdhe ti e na pe o imadhi ihe
    behet ortak me mjerimin

  8. O bastarde, ushtri e verber e injorances, qe nuk dini shkrim e kendim. Nese s’ju pelqejne shkrimet e Lubonjes mos i lexoni, o analfabete funksionale.

    Eshte i vetmi qe shkruan thellesisht dhe pa dorashka per problemet qe kemi ne si shoqeri, pse nuk perparojme, pse pjellim vetem diktatore dhe kriminele qe per para shesin motrat e grave.

    Po ju jeni mesuar me shkop te koka, t’ju prije partia ne cdo hap te jetes.

    Fatkeqesi per kete vend qe nuk ka me shume Lubonja…

  9. Ky popull e meriton ket monster o Lube , ky pophll injorant se ka iden e opozites,eshte mesuar vetem me nje plere e kaluar pleres dhe pastaj e dini vet ju ??

  10. Fjala apo kuptimi i monstres duke mos qene dicka konkrete dhe e percaktuar qarte, secili nga ne

    i jep kuptimin e vete dhe ne imagjinaten e vet krijon monstren e vet. psh nje lloj monstre

    eshte nje sfinks me trup te PS-se dhe koke te KM-se.

  11. Une e lashe atje ku Lubonja filloi me psiko analize.

    Nje cope idioti qe ska edukim te larte formal, fare as per sy e faqe, shkru muhabete kafenesh dhe i qu psiko analize. Hudhet sa majtas djathtas duke permend Spinozen, Ruth etj etj dhe del me perfundimin qe Rama eshte i keq dhe duhet me u largu.
    Kaq i mjafton babuneve te shqupit qe te kercejne me klithma reth ketij mendimtari te moth qe akuzoi Trump per terrorizem.

    1. Ke te drejte. Lubonja perdor fjalen “rinoceront” kur fare mire mund te te quante ” dele”. Besoj se po te jepte kete emer ti nuk do te ofendoeshe dhe as do te kerceje perpjete kur te shau nga “rama”. Biles do ta merrje per kompliment pasi delja prodhon lesh, qumesht,mish biles edhe bajga qe me pas behen pleh. Dhe keshtu ti do te ndiheshe i lumtur dhe biles do ta merrje per kompliment qe ke ndaluar te mendosh pasi per ty mendon “çobani”. Sigurisht qe aludimin per te larguar çobanin tend ti sdo tia falje kurre por gjithesesi do te ndiheshe me i perkedhelur ne seder. Bèèè

  12. Gjithmone per ato artiste qe jane bere pale me pushtetin ka patur e ka neveri!
    Bertucio me ato 50 tjeret nga pas jane rasti unikal ne glob i aktoreve qe mbushin nje peticion per te prishur teatrin e tyre.

  13. Ik o Tosi, dile nga Bardhi PD futi nga nje loqe Bardhit, apo ai tyja, se te dy pederasta jeni, edhe mos na dile me neper ekrane se le name , o kokpoce

  14. Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Elvis Cefa, Iva Adem Zajmi, Spiro Ksera, Dorjan Teliti, Roland Bejko, Gjergji Papa, Ardit Çela, kanë përfituar kredinë e butë, ndonëse mund ta meritonin me qindra familje të tjera në nevojë dhe me rrogë shumë herë më të vogël.

    Ajo që bie në sy është se në listë kanë qenë dhe gjyqtarë dhe prokurorë të asaj kohe, ndërkohë që janë ngritur mjaft dyshime aso kohe për blerje të sistemit të drejtësisë duke mbyllur mjaft dosje të debatuara si 21 janari, Gërdeci, skandali rrugës Kombit etj. Kredia për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë të administratës së lartë shtetërore është dhënë në vlerën deri në 5 milionë lekë, me interes 4 për qind, për strehim,shpellkare merni dhe fatosin dhe dilni protestoni se nga mbrapa ju vjen lulzimja dhe salih karaxhic berisha

    1. Ej Ethem bythqir Lalaj qe nuk te hiqen karet e shpellareve nga goja. Po ti je vete derr katunari mor mut muti nga katundet e Mallakastres! Kaq shpelle ta kane bere bythen keta shpellkaret sa nuk te largohet bytha prej tyre mor plak kurve.

  15. Mendoj se pergjigjen me te sakte se si te perballohen keto monstra e ka dhene nje kolonel shqiptaro
    amerikan qe kishte ardhur ne Shqiperi pas luftes dyte boterore dhe u burgos e vdiq ne burgjet komu-
    niste. Ne nje bisede me nje shkrimtar te ri te burgosur i thote se regjimi sado i forte qe eshte do te
    vije dita qe te bjere dhe se udheheqja komuniste edhe pse kishte krijuar nje regjim diktatorial prap
    se prape kishte edhe ideale per te cilat luftonte ndonse ne forman e gabuar.
    Por pasi te bie regjimi-thote ai- pushtetaret e rinj pa pervoje nuk do te dine si ta ushtrojne pushtetin
    dhe shume shpejt pushteti do te bjere ne doren e bijve te ish-pushtetareve komuniste. Por ndyshe nga
    te paret qe kishin edhe ideale , bijte e tyre nuk do te kene asnje llooj ideali, asnje lloj ndergjegje,
    asnje lloj skrupulli, ata do te jene monstra.
    Dhe keto konstra mund te luftohen e te largohen vetem me monstra – perfundon ish-koloneli .

  16. Thirje nga Kavaja per te gjithe E’them Lalat !te paraqiten ne qender te qytetit se do te filloj nderzimi i buceve dhe bucve te kuqe ,kuq, mbas nderzimit kini dhurate nga nje sufllaqe.

  17. Agron Gjekmarkaj: Basha ka bërë super ekip, me Markun, Gridën, Bujar Leskajn, Albana Vokshin e Gazmend Bardhin. Shpellkaret e salihut me Prasin ne bythe të Tritanit kane filluar të fluturojne me pras ne bythe,mos e hiqni nga bytha Prasin deri ne zgjedhjen e rames

  18. Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat e PD në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim… motivues.

    Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por u detyrua shumë shpejt ta fshijë. Disa portale e kanë ripostuar.

    Ai flet për angazhimin e të rinjve në mbushjen e kutive të votimit në 25 prill, sepse sipas tij, çdokush do të vlerësohet nga sa vota do arrijë të grumbullojë në zgjedhje.

    Vlerësim sipas folësit është “të kemi hapësirë te kryetari”.

  19. Të njohësh monstrat ose “Trustin e betonit”, mjafton të jesh njeri normal nga fiqiri dhe të jetosh në Shqipëri. Por, edhe po jetove në vendet përreth nuk je më pak i informuar. Kushdo që sundon si puna e të vetëquajturve rilindas, ka si bazament krimin, mafian, zhvatjen, pasurimin, famën e zezë dhe çdo fëlliqësirë tjetër që mund të imagjinohet. E tillë erdhi në pushtet dhe kështu do ta bitis deri në grahmën e fundit. Teprimi i së keqes, të jep shpresë për “Një pranverë shqipëtare”. Ata që e duan këtë situatë që po jetojmë janë trushplarë, hipokritë, servilë dhe tradhëtarë të kombit.

  20. Ne shkrimin tuaj fajin ja lini shoqerise. Kjo eshte korrekte mendoj. Ne teresi duket sikur doza qe ju e quani “procesi i mosmendimit” ka ardhur ne rritje. Une nuk e kam jetuar kohen e para viteve 90, por nisur nga mbetjet e shumta qe ka lene ajo kohe, mendoj se nuk ka ardhur duke u rritur. Kemi qene edhe me keq. Kaq ka qene hapi i shoqerise sone. Perse ?? Me shume per “idhull” se sa per “frike”. Ndryshe nga ju, mendoj se mungesa e ndjeshmerise ndaj ceshtjes se teatrit ka qene e konsiderueshme dhe faktor kyc ne prishjen e tij. Kjo duket nga frekuentimi, cmimet e biletave dhe trajtimi financiar i aktoreve. Fakti se kryeministri ka premtuar ne 2013 rikonstruksion nuk do te thote domosdo se ndjeshmerina ka qene e larte . “Metrin” e kryeministrit nuk mund ta marrim si fakt per te dale ne konkluzion.

  21. I paloqja i ores 18:36 gjithmone me statistika qe i jep doci leh me terbim O i paloqe; te gjithe a ta qe permend ti o shpelkar i bregut te lumit, bastard ; te pakten kane kredi te buta dhe keto kredi ja ka dhene banka qe jane private e nuk ka asgje te keqe. kurse qente e vathes ku ben pjese ti, nuk kane nevoje te marrin kredi se vjedhin vjedhin gjithcka edhe bankat, ne mes. Kuisje te mbare o i shpartalluar bythesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *