• |
ide | kryesore

“Luftoni së bashku për fanellën”: tifozët apelojnë, Fonseca kthen Dzekon në stërvitje

-Instant, Sport



“Dzeko-Fonseca, tani luftoni së bashku për fanellën”. Pankarta e shfaqur nga tifozët verdhekuq para stadiumit Olimpik dhe e nënshkruar ‘Grupi Roma’ është një thirrje e qartë për trajnerin dhe boshnjakun, por mbi të gjitha për klubin, që të përpiqen të bashkojnë pjesët e një marrëdhënie të kompromentuar pas eleminimit nga Kupa e Italisë dhe të provojnë të mos cojnë dëm një sezon që i sheh verdhekuqtë në vendin e tretë në renditje dhe në garë të plotë për Europa League. Merkato është mbyllur, sot Roma është kthyer në stërvitje dhe të shtunën është ndeshja kundër Juventus: në Trigoria është Dzeko-day.

Duhet të jetë gjithashtu dita e armëpushimit, sepse me mbylljen e merkatos (shkëmbimi me Sanchez dështoi) nuk ka zgjidhje tjetër për të mirën e Romës. Klubi u kërkoi të dy palëve në grindje të nënshkruanin një armëpushim deri në fund të sezonit e, nga sot, sulmuesi është kthyer në punë me pjesën tjetër të grupit. Ka shumë nyje, duke filluar nga shiriti i kapitenit (Dzeko nuk dëshiron ta heqë e Pellegrini nuk do ta kishte problem tia kthente), por klubi pret paqe dhe riintegrim në ekip të lojtarit më të fortë dhe më të paguar në skuadër .

Skuadra ka treguar se mund të fitojë edhe pa Dzeko, Borja Mayoral ka provuar se është një alternativë e shkëlqyer, por të shtunën është ndeshja e madhe kundër Juventusit dhe të gjithë në Romë shpresojnë që sulmuesi boshnjak të jetë në Stadium (grumbullimi në këtë pikë duket i mundshëm, edhe pse titullari duhet të jetë ende ish-lojtari i Real). Vështirë që Dzeko të kthehet si kapiten dhe sigurisht që do të duhet kohë për të rifituar pozicionin e tij si titullar, por kthimi në terrenin e trajnimit të Trigorias, së bashku me shokët e tij të skuadrës, është hapi i parë drejt riintegrimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *