• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut nuk pret më, porosit 200 mijë doza nga Kina

-Instant, Lajme, Planet



Maqedonia e Veriut nuk pret më vaksinat perëndimore, teksa sot qeveria ka porositur 200 mijë doza nga Kina.

Dozat e vaksinës “SinoVac” pritet të vijnë brenda shkurtit, teksa vaksinimi në Maqedoninë e Veriut ashtu si në disa vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka nisur ende.

Maqedonisë së Veriut iu premtuan edhe vaksina nga Serbia e Bullgaria në formë ‘dhurate’, por ende nuk i janë dhënë për shkak të problemeve që ka tashmë Europa me furnizimin me vaksina nga kompanitë farmaceutike perëndimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *