• |
ide | kryesore

Policët e Fierit lejojnë 36-vjeçarin që përdhunoi gjysheh të komunikojë me gazetarët, pezullohen nga detyra

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka pezulluar nga detyra tre punonjës të Komisariatit të Lushnjes, pasi kanë lejuar komunikimin e 36-vjeçarit Sajmir Meçani, që dhunoi dhe përdhunoi gjyshen e tij 89-vjeçare, me qytetarë dhe gazetarë, pasi ai ka dalë nga gjykata, ku është njohur me masën e sigurisë.

Drejtori i Policisë së Fierit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkelje të rëndë, pasi kanë lejuar komunikimin e 36-vjeçarit në kundërshtim me procedurat standarde të punës.

Njoftimi i policisë:

Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.

Në përfundim të marrjes së masës së sigurisë, punonjësit e Policisë që ishin të planëzuar me shërbim për shoqërimin e 36-vjeçarit, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë.

Në lidhje me këtë shkelje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkeljen e kryer.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve, për shkelje të rëndë.



7 Comments

  1. Aq -konspiracion-paska per kete -manjak-qe te mos komunikoje me gazetaret ?Dhe langaraqet drejtues te policise pezullojne policet e shkrete.

    1. O bolja nga dukati ka ligje per trajtimin e te akuzuarve te cilat gjate hetimit jane shume strikte. Por ti s’ke faj nga fshati dhe treva ku je ngjizur aq ment keni, deri ne Vicidol shkoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *