• |
ide | kryesore

Rama për programin e PD: Si karakteri i liderit, pa shtyllë kurrizore

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish programin ekonomik të Partisë Demokratike.


Ai e cilësoi programin e PD-së pa shtyllë kurrizore, duke e krahasuar atë dhe me figurën qendrore të kësaj partie, Lulzim Bashën.


“Kam përshtypjen që është kohë e humbur të diskutojmë propozimet e PD-së pasi në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit të PD, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore, por sidoqoftë vlen në parim them që t’i përgjigjem pyetjes suaj sepse është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, taksa e sheshtë është taksë për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. kjo është pak por e sigurt. Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror qoftë në aspekti ne të ardhurave për individët dhe për shtetin. 23% të cilit iu i referoheshit është keqinterpretim. 23% nuk fillon në atë pikë ku iu referuar 1.6 dhe ky është fakt. Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare tek të ardhurat personale por në pjesën që ju prekët, por kjo do të bëhet bazuar në…e para bindjen se është koha për të bërë dhe ne e kemi këtë bindje dhe e dyta do të bëhet pa asnjë lidhje me fushatën elektorale”, deklaroi Rama.

Ai tha më tej se ne jemi me parimin që; ‘kush fiton më shumë, do paguajë më shumë dhe kush fiton më pak, do paguajë më pak’. “Progresiviteti ka një tjetër shtrirje mbi të ardhurat personale”, u shpreh Rama.

13 Comments

  1. Shum te ndershem e ke taksimin,aq te ndershem sa mund te thuash qe Spiropali eshte e pa prishur,dhe Bela eshte e virgjer.Fal teje vdekjwt jane paksuar,lumturia ka kapur majat,Shqiperia eshte shtuar nga popullsia ,droga eshte zhdukur,krime hic,skamdale fare ,mirqenje plot ,qente e tu qe te lepijne bythen jane shtuar.Si Narcizist qe je ja arite qellimit ,tani mendo per boten e pertejme,merr masa se me siguri vendin e ke ne ferr.

  2. Hej njeshi lene opoziten ti se je ka 8-vite kryeminister orgjish po pate program shpalose si programi i TIRES dhe infermjeres tek infektivi me leket e te semuarve qe ndoshta i vdesin vete per tu marre parat .TE NJETEN GJE PO BENE TI DHE VELIJA SI TIRJA ………………

  3. Posi posi ore gomari i thinjur, vetem ti je i mire ne te tere jemi te keqinje. Ti palaqo njeri nuk ke shembull ne planet o i degjeneruar o hajdut i pa ngopur, o mashtrues ordiner, ti shite Kosoven, ti shite detin, po qar mendon o koke mbushur me mut arushe , si e mendon ti populli lolo. Ok provoe se do ja pish lengun, mendon se prap do vjedhesh votat ore qen e biri i qenit.

  4. Koherenca e Rames me realitetin shqiptar eshte i njejte me delirin e Maria Antonietes ne Francen e 1789 kur keshilltaret i tregonin per skamjen e popullit per buke, ajo pergjigjej duke i thene: Le te hane briosh!

  5. Sipas liderit delirant ripjelles, program i mire quhet ai qe parashikon futjen ne parlament te banditeve, permbytjen e vendit me droge, vjedhje te cdo pasurie publike, ndarjen e plackes me 7-8 oligarke, me vizita te programuara tek Nusreti, te gjitha te mbuluara nga nje propagande shurdhuese e vazhdueshme.

  6. Pa shtyllë kurizore je ti mor i marrë.Pa shkollë e pa mënd je.E pamë shtyllën kurizore tënden se çbëre në këto 8 vjet.E sh…….. Shqipërinë me kriminalizimin që i bere.Dhe prapë mendon se do ta mash pushtetin me kriminela.Ofendon si rrugaç.Basha ka shtyllë kurizore prej intelektuali e jo si ty prej hajduti.Po sigurisht ti si injorant që je nuk i do intelektualët si dikur baballarët e tu që mas lufte e zhduku.

  7. Ka te drejte , opozita s”ka program pasi i mungon timoni dhe tepsia .Kur flet aktori i portokallise per program ekonomik dhe mesuesi i anglishtes per ekomomine eshte te kesh dy by..e e ti cash te dyja
    Ku do i gjeje opozita leket ?. Duke hequr taksen e korrupsionit nga tenderat dhe PPP -te ( sot 20-30 %) kjo do mjaftoje per plotesimin e programit te saj. Sot tenderat pa gare jane te fryre 2-3 fish te vleres reale pasi leket ndahen dhe opozita duhet te mbaje fjalen para popullit per hetimin e tyre .Kjo do jete nje tjeter burim i rritjes se buxhetit. Si e shpjegon Gerdalla blerjen e kiteve dhe respiratoreve me tetefish te cmimit (lajthitje e komisionereve te tenderit apo vjedhje e ministres? ) .Po pakot ushqimore per familjet ne nevoje ku ushqimet blihen me trefish te vleres per te shtuar pasurine e muses se Kadrise dhe pensionin e mamit te Fiqve.Ju duhet te kini turp te dilni para popullit dhe te kerkoni perseri voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu