• |
ide | kryesore

Rama, pse në Durrës?

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Ajo që Lapsi.al e paralajmëroi në gusht, që fillimisht Edi Rama e përgënjeshtroi e më pas u detyrua ta pranojë me gojën e tij, tani është fakt: ai do të kandidojë për deputet në Durrës. 

Lexo me tej:

Ekskluzive/ Rama do braktisë Vlorën, zgjedhjet e ardhshme kandidon në Durrës

Po përse kryeministri po e hedh këtë hap? Pse ai po e shpërfill rekomandimin e Komisionit të Venecias që krerët e partive të mos përfitojnë nga avantazhi për të garuar më shumë sesa në një qark?

Ka disa arsye që e detyruan Ramën, këtë fillim jave, të pohonte nga selia e PS se “Vlorën nuk e lë, por Durrësit i kam një borxh”.

Së pari, Durrësi është qarku ku sipas të gjitha sondazheve, sado pak të besueshme qofshin, socialistët humbasin minimumi një mandat. Ata vështirë se do ta ruajnë dot rezultatin historik të 73 mijë votave që i bëri të fitojnë 8 deputetë nga 14 gjithsej. Me vetëm 3 mijë votues më shumë sesa grupimi i partive opozitare (në zgjedhjet problematike të 2017), në rastin më fatlum për PS, rezultati me kundërshtarët do të barazohej.

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Dhe kjo ka shpjegimin e vet. Qarku i Durrësit ishte ai që u prek më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit, ku njerëzit humbën më shumë shtëpi e ku më pas, kjo fatkeqësi e bashkuar me pandeminë shkatërroi më shumë biznese. 

Në këtë situatë qeveria Rama dështoi fund e krye. 

Atyre që u premtoi se s’do t’i linte kurrë vetëm, janë ende në çadra. Atyre që u premtoi drejtësi për fajtorët, ende nuk i dinë emrat e përgjegjësve për shembjen e dy pallateve në Thumanë.

Një vit më pas/ Si u lanë të vdisnin 24 banorë në pallatet e Thumanës

Familjeve simbol si ajo e Alesios së vogël, që kryeministri e çoi vetë me çarter të pozonte me Kristiano Ronaldon, s’i mbeti gjë tjetër veçse të deklarojnë publikisht se fotografia që mbajnë në mur, as hahet as pihet.

Alesio që takoi Ronaldon, si viktima e dyfishtë e politikës spektakël

Ata që u entusiazmuan nga butaforia 1 miliardshe e konferencës së donatorëve, sot kanë në gojë shijen e hidhur të shifrave të FMN-së, se qeveria ishte e paaftë të realizonte edhe investimet që pati planifikuar vetë. 

Video/ Shikoni si doli zbuluar Edi Rama nga raporti i FMN për dështimin e rindërtimit

E gjithë kjo pakënaqësi, e krijuar nga hendeku mes premtimeve propagandistike dhe realitetit, natyrisht që do të përkthehet në votë.

Ky hendek do të thellohet më tepër edhe për shkak të zbehjes së pushtetit të Vangjush Dakos, që nuk kontrollon më frerët e bashkisë. Makinerinë elektorale të grumbullimit të votës së errët, që të gjithë e dëgjuan si funksiononte përmes përgjimeve të publikuara në Bild, tani s’ka më kush e vë në punë. E gjithë skema e përfshirjes së trafikantëve në blerjen e zgjedhësve, e përdorimit të hipotekave, ndërmarrjeve publike dhe vetë bashkisë, si instrumenta të aleancës së politikës me botën e krimit, tani ka dalë jashtë funksionit. 

Edi Rama është nisur drejt Durrësit për ta ripërtërirë këtë lidhje.

Nëse katër vite më parë Dako riskoi për të garantuar që shefi ta kishte i vetëm në duar tepsinë, ky i fundit këtë herë s’ka zgjidhje tjetër veçse të përveshë vetë mëngët. Që Rama nuk ka hequr dorë nga fataliteti i mbledhjes së votave me ndihmën e banditëve, këtë e tregoi qartë edhe përgjigjja që ai i ktheu ambasadores së SHBA-së.

Deklarata/ Si u tall Rama me apelin e Yuri Kim (video)

Pikërisht këtë do tentojë të bëjë edhe duke shkuar personalisht në Durrës, për të mbuluar edhe dështimet e qeverisë edhe ngecjen e makinerisë elektorale, me të vetmen rrugë që di, frymëzimin e pasardhësve të Avdylajve. 

Pra, në këtë fushatë nuk do jetë çudi që Rama të bëjë edhe Gjushin edhe Edin. Kushdo që do ndjejë nostalgji për të parin, do ketë bonus të dytin.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Osh’ cun Durrsi qerratai.
    Plus e ka amanet nga Nicja i Shijakut!
    Nne Durres besoj akoma eshte nje pllakat ne nje pallat, ku thuhet se jetoi dhe polli kelyshe njefare Kristaq Rama!

    1. e kan heq se ka qen te blloku prej betoni i pompes se shatervanit…atje ku ka pas kujtime te vyera Grigori pare (gjyshi edit)

      1. Jo. Ka qene te nje pallat perballe me shkollen prane ambulances qendrore…. afer ish-stacionit te vjeter hekurudhor.

        Tallim karin ne me kete deshtakun, se mbase Kristaqi i ngrate ka qene piktor e skulptor i zoti!

        1. I ati ka bo monumentin nene Shqiperi te varrezate e deshmoreve … tkishte qen i ati gjall ja kishte pre duret per ate velieren

  2. Pirdh pirdh ando. Ai prape do fitoje ne durres dhe ti prape do ankohesh per vjedhje votash dhe elementin kriminal. Su poqe iher o koqe

      1. Edhe karin tend, por sidomos te Namutit. Bah ,c’ budalle keni ne radhet tuaja.
        Rama i korruptuar po, hajdut po, zgjedhjet i bleu. Kur te kujtohet Basha, Rama ka kry pune. Iken dhe kto zgjedhje, u blene.
        Mireupafshim me 2025. Ai budalla s’ ka me kene me 2025 sepse ka me vra vedin me 26 prill.
        Mirpo sic ka than vet Bushati, kush fiton zgjedhjet e 25 prillit, i ka te fituar dhe ato te 2025.
        Atehere, mirupafshim ne 2029.

  3. Epo bandat që mblidhnin vota në Durrës, Shijak, Sukth, Fushë-Krujë dhe Krujë janë një pjesë në arrest në proçese gjyqësore, një pjesë në kërkim dhe pjesa tjetër të arrestuar nga Interpoli jashtë Shqipërisë.

    Rama është garantori i bandave që ato ti lëshojnë ushtarët e vet në blerje dhe manipulim të votave.

    Gjithashtu për Ramën Durrësi është vendi perfekt për të bërë propagandë për pjesen tjetër të vendit, ku mund ta shesi sapunin për djathë dhe të tregojë mrekullitë që ka bërë Rilindja. Durrsakëve u lëshon bandat dhe u blen votat dhe të tjerve me mediat e blera dhe anlistët që ja duan të mirën vendit kasetat trushplarëse…

  4. Ne durres i gjati ine dhe sekti mavi nuk arrine as gjashte deputete nese nuk bene ndonje manover nga ato qe dine vete sekti kriminalo-mafioz mavi . Shqiperia e mesme eshte treguesi kryesor sesi do perfundojne keto zgjedhje dhe mesa shoh e degjoj ky i ka vene nje rendesi te veçante qarqeve Tirane , Durres dhe Elbasan . Po perdoren te gjitha meskinitetet e mundeshme per deformim vote ne menyre gjoja legale .Jane disa arsye qe te çojne ne keto konkluzione .

    1- Ne te gjithe Shqiperine por sidomos ne keto qarqe punesimi po vazhdon te rritet nga dita ne dite edhe pse eshte e ndaluar me ligj . Po ju jap nje shembull , ne nje ish komune te nje bashkie te vogel ku me pare kishte 12 te punesuar(perfshire dhe postet honorifike) sot ka 41 te tille , kur faktikisht nuk duhet te kishte me shume se 3-4 te punesuar . Si kjo njesi eshte e gjithe Shqiperia , por per habine me te madhe opozita nuk ndjehet por eshte si e tulatur ose keshtu ja do mushka drute sepse mendon qe neser do vije vete ne pushtet dhe i duhen edhe asaj keto punesime . Kjo eshte nje çmenduri totale . mesa shoh opozita nuk arrine te kuptoje qe votat e fituara nga puna dhe punesimet e bashkive kap afersisht 30% te totalit te votave .
    2- Kur kane kaluar 1 vite e tre muaj nga termeti i nentorit 2020 akoma edhe sot vazhdojne deklarimet per demtime nga termeti dhe listat hapen here pas here me urdher te brendeshem . Numri i aplikanteve rritet nga dita ne dite kur ne fakt sipas premtimit te te gjatit tone nderitmet e shtepive te demtuara duhet te ishin mbyllur qe ne netor te vitit te kaluar . Edhe ketu per habine me te madhe opozita nuk flet apo te denoncoje kete menxyre dhe meskinitet qe po perdor sekti mavi . Opozita harron se keto favore me buxhetin e shtetit do te perkthehen ne vota 25 prill .
    3- “Divide et impera” e shpiken romaket por mavite po i japin kuptimin e plote dhe te sakt kesaj freze : Perça dhe komando . Me kete metode , ne pjesen me te madhe , LSI-ne , ne keto qarqe e kane “masakruar” duke e dobsuar shume . Kete metode po perdorin edhe me PDIU-ne . Ne qarkun tirane kane nje bashpunim direkt me Qifen e Peqinit dhe ish kryetarin me gjashte klase te bashkise Rrogozhine . Gjithashtu te gjitha lidhjet me boten e krimit kohet e fundit jane perforcuar tej mase . Nuk ka dite qe i gjati ine te mos kete takime me personalitet e kesaj bote , nuk dua te permend emra por te gjithe e dine dhe te gjithe i shohin .
    I thashe te gjitha keto , ne menyre qe opozita te jete e pregatitur dhe te marre masat per parandalimin e tyre . Nese sekti mavi lejohet ti zbatoje keto qe thashe me siperatehere behet e pamundur mposhtja e tyre.
    Largimi i te gjatit tone dhe e sektit mavi eshte domosdoshmeri por nuk eshte zgjidhja . Tung

    1. “Nuk ka dite qe i gjati ine te mos kete takime me personalitet e kesaj bote , nuk dua te permend emra por te gjithe e dine dhe te gjithe i shohin .”
      Ti sikur je me ze dhe figure dhe ke frik mos indentifikohesh. thuaj emrat qe te jesh i besueshem ose je thjesht propagandist shpif shpif se dicka do nglet.
      Populli do emra konkret jo llafe kazani

      1. hidh nje sy andej nga dosjet e prokurorise qe publikoi Bild-i, ndoshta te dalin dhe teprojne aq emra doktorantesh vote. Po nuk te dolen ke Ndragheten qe pastro para me kullat.

      2. Nuk e di nese jeton ketu apo jasht vendit . Nese jeton ketu nuk ishte nevoja ta beje kete pyetje sepse edhe ne qofsh i verber , ca gjera shihen . Nese jeton jashte do duhej nje fletore e tere me 64 flete per ti treguar te gjithe emrat . Prit edhe pak jave dhe do ti shikosh e degjon me syte e me veshet e tu nese them te verteten apo jo . Le tja leme kohes , ajo nuk genjen . Hajt Tung

  5. KY YMER GELBAZA GREGU ESHTE I KRISTAQ RAMES ,KURSE SALI BERISHA I THOTE YMER GELBAZA KELLIRES SHPIFES ORDINER,QKA MENDONI JU LEXUESIT E LAPSI.al?! thotë:

    OR ZOTI BUSHATI,SI MUND TE ULENI AFER BATON HAXHIUT ,CARLO BOLES BOLINO DHE MERO GELBAZA KELLURES KUR ,ATA ZAGAR TE TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA,JU MBAN GOJA ERE MUT NGA BYTYLEPIRJA QE I BEJNE EDI RAMES DHE ZAGARAVE TE TIJ….

  6. Pse ne vlore pse ne durres pse ne tirane pse ne pidh te mamit tat. Vazhdo ti me pse dhe kur te fitoj prap i gjati zgjohu si gomari qe e hengri ujku por thoshte jooo jam ne enderr
    Kaqol

  7. GREG KRISTAQ RAMA TALLET ME ZAGARET E VELLAIT TE TIJ EDIT DHE OLSIT thotë:

    YMER GELBAZA KE ,CARLO BOLJA BOLINO,KOL SKYPE SALLAKU DHE BATON HAXHIU ZAGAR TE TREDHUR DGE BYTHLEPIRES TE EDI RAMES DHE ORGANIZATES

  8. Dikur ishte nje lojtar i Partizanit,Agim Murati ( nje sulmues i shkelqyer) e quajne i cili bente shumicen e golave me koke.
    Ne analizen vjetore te ekipit dikush e kritikoi Muratin si gjysme lojtar sepse nuk perdorte shume kembet por vetem koken per golat.
    Loro Borici ishte trajner, dhe ja kthen¨Bane golin si te dush edhe beth(buth) bane,vetem ban gol.Goli asht gol¨
    Bushat,shko dhe bej gol ,si te duash edhe me byth apo me dore (si Maradona),por bej gol.
    Keto pordhe koti po na marrin ne qafe.
    Bushat dergo shkullakun ne Durres(sepse eshte i zene me strategjine e Kurtit) te beje nje reportazh per termetin,koronen dhe mizerjen qe eshte.
    Bushat je shume parfum.
    Lum ai qe fiton.

  9. Perkushtimi ndaj Durresit eshte tipik mafioz. Ndaj dhe kane rekrutuar te gjithe gangsterat e LSI: Spartakun, Nasipin, Lipivanin, Rehovicen, etj. Pra pervec Vlores, Fierit, Beratit e Lushnjes, Durresi eshte guri i kurores. Pasi ka portin me te madh ne vend. Si dhe potencialin turistik. Te gjitha keto zona jane dhe aty ku krimi i organizuar eshte i konsoliduar. Durresi do perfaqesoje pastrimin e parave me te madh qe vendi ka pare ndonjehere. Aty do hidhen miliardat dhe do thithen nga kompanite kontraktore afer bandes se rilindjes. Dhe ku parate e droges do shpelahen si kurre me pare. Mashtrimet e Kryeministrit per gjoja afeksionet personale ndaj Durresit i paraprijne pikerisht ketij operacioni te miremenduar kriminal. Te gjithe individet prane rilindjes ne Durres i kane fijet tek Lazet. Kuptohet, kryerilindasi nuk ben perjashtim. Dhe per fat te keq ky paraqet nje kapitullim te plote te endrres per nje shtet ne favor te kapjes finale te shtetit.

  10. ZOTI BUSHATI SONTE JU LUTEM BEJANI NJE NDERE KOMBIT SHQIPETAR DHE PIRDHE NE SURRAT BATON HAXHIUN DHE NESER SHUROJE NE GOJE YMER GELBAZA KELLIREN

  11. me interesante komentet se shkrimi. Gazetaria deri ketu mund te shkoje ketu te ne. Qe Lapsi te shkoje ne Durres te Termeti duhet investim i redaksises. Shume redaksi prestigjioze jashte e bejne.

  12. Jo po në Durrës , jo po në Vlorë.
    Kujtoni vërtetë se e pranoi Rama kërkesën e Murrizit që krerët e partive të lejohen të kandidojnë deri në 4 bashki për të ndihmuar partitë e vogla ?
    E kishte hallin për vete.
    Pat deklaruar në fillim se do të kandidonte në Vlorë, mandej e ktheu se do të kandidojë në Durrës e përsëri ju kthye Vlorës e tani thotë se do të kandidojë në të dy qarqet.
    Dje kishte deklaruar se “unë ndjej kënaqësi kur dëgjoj të thërrasin Rama ik”
    Ramës i duhet marë gjithmonë e kundërta e asaj që thotë , pasi ai është një rekordmen i gënjeshtrave..
    Nëse ai thotë se ndjej “kënaqësi” kur thërrasin Rama ik, është krejtë e kundërta.
    Këto thirrje e tmerojnë ate.. Si në Durrës, ashtu edhe në Vlorë ai e ka dëgjuar shpesh këtë thirrje të qytetarëve e nga frika se mos nuk zgjidhet qoftë deputet (si Ramizi) në njerin nga këto qarqe, do që të kondidojë në të dy nga paniku që e ka zënë.
    Kundër gjithë shqiptarëve që i kujton si bagëtij,
    Kundr SHBA, kundër BE, kundër PE, kundër KV, kundër të gjithëve, ai kërkon të eksperimentojë “suksesin” e Enver Hoxhës që arriti të izolojë e masakrojë Shqipërinë deri sa vdiq.

  13. Ajo që duhet të bëjë jo vetëm opozita partiake, por të gjitha mediat e gazetarët seriozë në këto 3 muaj para zgjedhjeve, nuk është vetëm “diskutimi i programeve politiko-ekonomike” se pak ndikon kjo në militantët trushpëlarë socialistë e kjo shihet edhe nga komentet e tyre primitive e me gjuhë rrugaçërore banale si të Ramës.
    Duhet të organizihet një fushatë investiguese kombëtare për çdo shkelje të kodit penal në abuzimet për zgjedhjet e të bombardohet SPAK me denoncime të përditëshme me fakte, duke informuar njëkohësisht organizatat ndërkombëtare si TI, OSBE, KV e deri OKB, si dhe të gjitha ambasadat në Sjqipëri, Komisionin e Parlamentin europian e të gjitha qeveritë europiane e më gjërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *