• |
ide | kryesore

SMS të reja/ Pacientja i lutej Tires së Sanatoriumit: Të hënksha m*tin me jep pak bukë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sanitarja Tire Alldërvishi që pretendonte se ishte infermiere në spitalin Covid 2 dhe infermierja e Covid 1, Ronida Hysa, janë arrestuar dhe akuzuar pasi u denoncuan nga emisioni Stop në Tv Klan se zhvatën dhe grabitën pacientët me Covid-19.

Sonte emisioni Stop publikon të tjera detaje të rënda të sanitares Alldervishi që i mori 8 milionë Lekë të vjetra vajzës së pacientes që vdiq nga koronavirusi, me qëllim që t’i shërbente.

Stop publikon mesazhet dëshpëruese që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.

Viktima që ndërroi jetë në spitalin Covid 2 në fund të Dhjetorit i është përgjëruar Tires për bukë dhe ujë, edhe pse kjo e fundit merrte para nga vajza e pacientes, që Tire Alldërvishi t’i shërbente të ëmës. Në datën 6 Dhjetor në mëngjes, pacientja e ndjerë i drejtohej Tires: “Të hënksha m****, hajde 1 sekondë”.

Por 45 minuta më vonë, Tirja nuk ishte dukur dhe pacientja e kërkonte sërish me dëshpërim.

“O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.

Kjo ishte thirrja e qytetares që vuante nga Covidi dhe nga anti-humanizmi.

“A e takove Anin”, vijonte ajo më tej duke shpresuar që paratë e së bijës që mbushnin xhepat e Tires do të zbusnin vuajtjes e saj.

Në 12 Dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes dhe i lutej Tires sikur t’i kishte shpirtin në dorë.

“O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejtë”.

Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet sanitares Tire Alldërvishi.

“Të thashë më jep çik bukë, më ike”.

Më 13 Dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës.

“Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”.

Pesë ditë më pas, më 15 Dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej sërish asaj që e paguante për t’i dhënë një copë bukë.

“Pse më tradhtove? Jam keq. Më kthe përgjigje”.

Por Tirja, që thoshte se pacienten e kishte teze, mjaftohej t’i thoshte: “Mirëmëngjes teze. Jam në shtëpi, jo në punë”.

Në këtë pikë, komunikimi bëhet gjithmonë e më i dëshpëruar pasi edhe pacientja po jetonte fundin e saj.

“Të du shumë, hajde pak. Hajde më jep pak ujë. A je në punë? Hajde më vrit me duart tuaja dhe ik”.

Gjithë ky komunikim nxjerr në pah jo vetëm që Tirja merrte para për shërbime që pacientët duhet t’i kishin në spital.

Edhe nëse Tire Alldërvishi nuk kishte bashkëpunëtorë në spital në zhvatjen e pacientëve, ajo që nuk mund të mohohet është se pacientët janë lënë në mëshirë të fatit, pa kujdes e mbikëqyrje, të pangrënë e të pashërbyer në dorë të Tires e Tireve të tjera që kanë shfrytëzuar mungesën e vëmendjes ndaj të sëmurëve për të bërë para me jetën e tyre. /tvklan.al



25 Comments

  1. Shendetesia falas e Rames. Keto mesazhe shpjegojne edhe uljen e numrit te pacienteve ne spitalet covid. Komentet ne lidhje me kete teme jane te teperta

  2. Se Tirja ishte vetem nje, dhe nuk mund te “beje pis” figurat e “mantelbardheve” si puna e Kalos.. qe punojne nate e dite (u grine nga leket e varfanjakeve)..Nderkohe asnje hetim mbi spitalin, asnje hetim mbi mjeket “mantelndyte”..TURP si eshte katandisur e si ka vdekur nje shqipetare..ne spitalet e paguara me taksat tona..

  3. Duket qarte qe ne ate spital asgje s,ka funksionuar, çdo gje pa kontroll.
    Rrasini te gjithe ne burg , qe te fillojn te luten, ju henksha mutin e stermutin

  4. Socialiste,rilindas te ndyre !
    Ne spitalet tuaja kane vdekur njerzit per buke,per uje dhe jane hedhur nga lartesia sepse kane ndenjur ne halen e tyre per shume dite !Pa u pastruar,pa u marre askush me ta,pa ndjere doren e sherbyesit te jetes !
    Jeni qenije te peshtira,te neveritshem dhe qelbesira brez pas brezi !
    Ai/Ajo qe ka menduar se nuk jeni ndryshe nga parardhesit tuaj thjesht jane mashtruar pafund qe kane besuar te ju,funderrina te paimagjinueshem !
    Aty duhet te perfundonin/ojne ne burg,mjeke,infermiere,drejtues te spitalit, drejtuesit me te larte te qeverise !?
    Po ku pyesni ju per sikletin,per vuajtjen,stresin e dhimbjen ?Ju jeni te pashpirt,qenije jo humane,plehra e monstra te pakufinjte !
    Nje urim kam per ju socialiste,rilindas,plaçkites,monstruoze :
    E pesofshi e kurre mos u ndafte e keqja nga trupi,familja dhe çfare u mban pragu i shtepise,perbindesha!
    Kujdes :Ministrat dhe gjithe çeta e hijenave hanin duke shqyer gojen e ndyre byfteke te arte te Nusreti,O zoti i madh,e shkreta grua,nene,vuante per buke,uje dhe ju akoma jeni gjalle ?

  5. JEPINI BURGIM TE PERJETSHEM KESAJ KATUNAREJE DHE ME VONE VAZHDONI NGA I PARI KE I FUNDIT. BOLL NA I SHITET MJEKET SI ‘HERONJ’ PASI VETEM TE TILLE NUK JANE. POR ME PARE DUHET HEQUR VELLAI I MADH I TIRES QE ESHTE FATKEQESIA ME E MADHE NE KETO 30 VJET QE QUHET RAMAZON PORDHA

  6. Mire sanitarja qe shiste “pordhe” ..Po nuk kishte shef pavioni, Infermiere etj etj..Eshte e detyra e infermiereve te ushqejne pacientin..Qenka lene pavioni ne dore te pastriseve (sanitareve)? Thoni qarte qe jane te gjithe ne nje thes, pastruese infermjere e mjeke..te gjithe per hekura..Leri te ikin te pastrojne halete ne Gjermani..nuk i duam ketu keta mjeke!

  7. Mire Tirja, po ne pavjon a ka mjek, infermier, sanitar me tre turne qe duhet te konsultojne mjekojne ushqejne dhe pastrojne pacientet qe paguhen me taksat tona??? Keshtu veprohet me gjithe pacientet?? Me sa po ndegjojme e kuptojme kete fat dhe pastaj vetevrasje e vdekje nga mkerimi e deshperimi ka dhe do te kete. O zot shpetoj Shqiptaret te mos shtrohen ne spitale. O SPAK, perse nuk hetohen personat qe duhet te kryenin detyren pasi Tirja duhet te denohet per mashtrim sepse nuk ishte detyre e saj sherbimi. Kjo eshte shendetsia vrastare, kjo eshte Rilindja vrastare. Zoti ju dhente hakun qe meritojne.

  8. Kjo tragjedi qe luhet me shqiptret. Mire Tirja qe qenka e keqe. Po spitali, infermierja, doktori, drejtori, ministrja pse e lane pa buke pacineten ???

  9. Pa fjale!!!! Dhe kane fytyre e dalin e mburren kemi bere kete,kemi bere ate. QR ne 2021 te lexosh keto makabritete qe ndodhin ne epoken “kap ca te kapesh” te Ramazanit. Robt mu ne pidh kush i jep nje mandat te trete ketij robqiri.

    1. Ropt ne pidh ty o pidhropsh qe dhe per Tiren shfrytezon rastin te merresh me politik. Tirja ka mbi 20 vjet me dallavere o cop kari me zile.

  10. Spitalet kan 30 vjet qe jan pushtuar nga Tiret dhe njerez si puna kesaj. Dhe Jo vetem spitalet. Keshtu qe ju o suflake qe per cdo lajm e ktheni debatin politik, mos hani mut kot se ky fenomen nuk ka te bej me PD, PS apo Like floririn ne menyr selektive. Ka te bej me te gjitha keto e me te gjith ne. Ka te bej me mentalitetin matrapazo hajdut qe eeshte krijuar ne shoqerin shqiptare qe pas renies se enverizmit. Boll kerkuat fajtor e boll na bet si gjykates. Nqs doni ndryshim filloni nga vetja e nga familja se ketu te gjith e dun ndryshimin Po asnjeri nuk do me ndryshu.

  11. Ejani ne qelbistan perversa bythqira hajdute vrases perdhunuesa bashkohuni me mjeket provesoret artistet biznesmenet fshataret policet spiunat akademiket arixhinjte etj… te ketij vendi te ndritur.
    Per te tjeret mut me luge floriri.

  12. Aty duhet te shkohet me molotov ne dore! Dhe i mbledh se bashku te gjitha Tiret e Sanatoriumit.

    Mendon ajo Tirja se do te jetoje pas asaj qe ka bere?
    Nuk ka per ta shpetuar as burgu.
    Mjere kush ka gjynahe per te lare sepse sot nuk ti fal askush, sidomos kur vjen puna per humbjen e nje familjari.

  13. Ore bythqir, ule zerin zagar llapaqen. Ka 8 vite qe thote shendetesiaqeduam. Ka trefishuar taksat ka bere fasadat e te gjitha spitaleve, ka harxhuar qindra miljona rme vilmen..Tani mbylle halen se na qelbe

  14. Ne kohen a malokut (atere kur kjo bucja tirja u morr ne pune) ishim te dytet pas gjermanise per shendetsi.
    Ikni mos na cani karin me kahu karlliqesh. Thoni qe jemi popull hajdut e pabuks kaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *