• |
ide | kryesore

S&P konfirmon vlerësimin në “B+” dhe perspektivën “të qëndrueshme” për Shqipërinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P), në rishikimin më të fundit të saj (1 shkurt 2021), konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. S&P parashikon që në vitin 2021 ekonomia do të rritet me rreth 4.5%, me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër të fortë të infektimeve, e cila mund të çonte në një mbyllje tjetër të fortë, si dhe vlerëson që pandemia COVID-19 dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, bënë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohej me rreth -5% në vitin 2020.
Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë veçanërisht në sektorin e turizmit. Impakti i këtij sektori në ekonominë shqiptare sipas vlerësimit të Standard & Poor’s mund të jetë edhe më i theksuar se në vendet e rajonit për shkak të peshës më të lartë që zë ky sektor në Shqipëri.

Gjithashtu, agjencia shprehet se, qeveria arriti të sigurojë kredi nga Institucione Financiare Ndërkombëtare, si dhe arriti të emetojë një Eurobond të suksesshëm në tregjet ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave. S&P shprehet se, humbjet në të ardhura, shpenzimet shtesë të lidhura me pandeminë, si dhe shpenzimet kapitale të rritura bënë që deficiti në 2020 të zgjerohej në rreth 6.7% të PBB-së, nga 1.9% në 2019. Agjencia e konsideron të lartë këtë nivelin aktual të borxhit dhe vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale. Agjencia projekton që raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së pasi të arrijë në rreth 77% të PBB-së në vitin 2021, pritet të bjerë nga viti 2022 e më tej, ndërkohë që ekonomia rikuperohet, shuhet gradualisht efekti i masave suportuese. Agjencia shprehet se disa përpjekje të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme.

Qeveria Shqiptare pret që të zbatojë një strategji afatmesme të të ardhurave për të rritur mbledhjen e të ardhurave. Qeveria Shqiptare ka filluar zbatimin e një sërë sistemeve, përfshirë atë të Fiskalizimit për të siguruar mirëadministrim fiskal, për të modernizuar sistemin ekzitues fiskal dhe për të siguruar rritje të të ardhurave ndaj PBB-së në mbi 30% në vitet e ardhshme.
S&P shprehet se për të rivendosur disiplinën fiskale, amendimet e fundit të bëra nga autoritetet në ligjin organik të buxhetit sanksionojnë që qeveria duhet të arrijë dhe të mbajë një balancë primare pozitive prej vitit 2023 e në vijim.
Ky sugjerim i shtohet rregullit ekzistues së uljes të borxhit, i cili kërkon një rënie në raportin e borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së deri sa ai të arrijë në nivelin 45%. Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në parashikimet makro-fiskale, është angazhuar për një rikthim drejt konsolidimit fiskal, ashtu sikundër në periudhën 2013-2019. Sipas S&P, autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit. Maturiteti mesatar i borxhit publik kohët e fundit është rritur, por mbetet relativisht i shkurtër, në 4.5 vjet./Monitor



11 Comments

    1. o Ridhjeras e din ti cdo te thote B+?

      Je nje me Senegalin dhe Hondurasin.

      Shpejto ti cosh drejtorit listen e votuesve bashk me kafen.

      1. Qafsh te tome ore…. Hondurasi eshte me D kurse Senegali shume me poshte akoma.
        Rankimi eshte si me poshte.
        AAA
        AA
        A+
        A
        BB
        B+
        B
        C+
        C
        D+
        D
        E

        Kurse Senegali dhe Hondurasi jane tek rangu i C +.

        1. ku e pe o klysh kurve, ke pidhi motres tende?

          nje her thu hondurasi D, pastaj C+

          ik mor te qift kryetari partis grun se doni me mashtru dhe ne internet

  1. Kadia për programin ekonomik të PD: Fatkeqësia e tretë pas tërmetit e pandemisë!Lexoni o shpellkare të cecenit salih

    1. Ku hyn Kadi ketu o mamshpellas?
      Dhe te kemi thene 100 here… NXIRRE MAMIN NGA SHPELLA SE ZAN ÇAUSHI ESHTE NE BURG!
      BOLL NDEJTI ATJE AJO KURVE E VJETER BLLOKU!

  2. Fiks! Qendrueshmeri ne ‘poorness’ e saj!
    ‘Varferi stabile’, sic do te thoshte dhe mixha Baton!

  3. O Gjelpera…
    E mban mend se cfar vlersimi kishe kur ishte baba Sala????? Asnje lloj vlersimi.
    As nuk e merte mundimin S’P. Te meresh me economin ton.

    1. ne 2007 e ka bere moody’s per here te pare rating duke e vleresuar me b1,
      ne 2010 per here te pare na vleresoi SP me B+ stable, dhe qe atehere jemi ne B ose B+.

      Pytja qe vjen eshte ceshte bere per kto 8 vite per permirsim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *