• |
ide | kryesore

Stërnipi i Duçes tek klubi i etiketuar fashist: ka një Musolini tek moshat e Lazios

-Instant, Sport



Ka një Mussolini që luan me Lazion. Jo, nuk është asnjë rast homonimi. Prejardhja është e drejtpërdrejtë: është stërnipi i Duçes. Djali i Alessandra dhe Mauro Florianit. Mbiemër i rëndë, një kombinim i rrezikshëm. Po të llogarisësh se është në atë skuadër ku përdoret jo rrallë ekuacioni fashist-Lazio. Por e gjithë kjo nuk e prek Romanon, i cili nuk ka pasion për politikën. Thjesht mendon për futbollin. Ai sapo mbushi 18 vjeç më 27 janar dhe luan si mbrojtës i djathtë. Por ai është gjithashtu i mirë edhe si qendror.

Mbiemri është i sikletshëm, por as kjo nuk ka shumë rëndësi për të. Aq sa i zgjodhi të dy. E të mendosh se ai gjithashtu ka gjashtë emra të regjistruar në kishë: Romano dhe Maria, si gjyshërit e tij nga nëna, Benito si stërgjyshi i tij, Mauro si babai i tij, Magid si burri i dytë i gjyshes së tij nga nëna dhe Andrea, si burri i hallës së tij Elisabetta. Është e qartë se cili nga mbiemrat bie në sy. Menjëherë vërehet në listat dhe rezultatet e ndeshjes. Sidomos ato të dy të fundit, duke qenë se është thirrur nën moshë me të rinjtë e Menichinit.

Herën e parë më 23 janar, në humbjen kundër Milanit, të dytën të shtunën e kaluar në disfatën me Juventusin. Megjithatë, Romano aty mbeti i ulur në pankinë. Ka kohë për të debutuar. Ndoshta momenti jo shumë i mirë për skuadrën, në mesin e klasifikimit, mund ta ndihmojë atë të bëjë hapin e madh. Nga ana tjetër, karakteri është pika e tij e fortë. Mbërriti tek Lazio në sezonin 2016/17, i shkëputur nga Roma, ku kishte qenë pjesë e grupit të parë të Akademisë verdhekuqe të udhëhequr nga tekniku Ciaralli. Fizik shtatlartë, 1.86 centimetra, me gjymtyrë të gjata që e lejojnë të ketë përparësi në ndërhyrje. Mes moshës 14 dhe 16 vjecare, ai luftoi për të gjetur hapësirë midis titullarëve. Nuk ankohet kurrë dhe tek Lazio duan të theksojnë se nga familja nuk ka patur asnjë presion. Madje në janar 2018 ai pranoi të shkojë në huazim te Vigor Perconti për fazën e dytë, edhe pse qëllimi i tij mbetet të luajë titullar për Lazion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *