• |
ide | kryesore

Strategjia okulte e rilindjes/ Sulmi ndaj LSI dhe përçarja me PD-në

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nëse ka një gjë ku shefi i qeverisë po tregohet konstant dhe i vendosur, është axhenda e nisur në qershorin e kaluar për të përçarë opozitën dhe për të mos lejuar shkuarjen e saj së bashku në zgjedhje. Dhe atë që e nisi duke ndryshuar kushtetutën, prishur marrëveshjen e 5 qershorit, po e vazhdon tani me propagandë. 

Po të shihen me kujdes të gjitha sondazhet që porositen direkt nga kryeministria, ato e nxjerrin LSI-në shifra 2- 3%, ku kjo parti nuk ka rënë asnjëherë që prej themelimit të saj në 2004-ën. 

Lexo më tej:

Andi Bushati:Pse po zhgënjejnë Basha dhe Kryemadhi

Qëllimi i këtyre sondazheve është lehtësisht i lexueshëm. T’i tregojë Lulzim Bashës se nuk ka pse futet në një koalicion me LSI-në dhe se nuk ka pse i jep asaj një numër të konsiderueshëm deputetësh (mbi dhjetë) në një listë të përbashkët opozitare. 

Dhe duhet thënë se deri më tani strategjia ka funksionuar dhe, për një sërë arsyesh, Basha dhe Kryemadhi po shkojnë më shumë drejt daljes veç e veç në zgjedhje.

Por përpos testimeve fallco të opinionit, rilindja nuk ka lënë pas dore edhe atë që di të bëjë më mirë, propagandën. Analistët pranë tij dhe vetë Rama me gojën e vet po i fryjnë edhe paranojave të LSI, se katër vite më parë Lulzim Basha donte t’i zhdukte si parti. 

Qëllimi është i qartë, që ish partia e Ilir Metës nuk ka pse i beson PD-së dhe nuk ka pse futet nën ombrellën e saj, pra në një listë. 

Sot Rama e ka bërë këtë me gojën e tij, duke shfrytëzuar ndoshta gafën më të madhe politike të Lulzim Bashës në fushatën e 2017-ës, faktin që donte të çonte për skrap partitë e vogla, duke sulmuar më shumë ato sesa kundërshtarin e tij të madh.  

Çuarja për skrap e LSI, ishte praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar prej tij, se unë nuk e kam tradhtuar, vazhdoj të besoj te ai projekt. Basha ishte ai që e ndau me demokratët domsdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap, u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk-në, e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk-në e katër ortakëve, ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta”, tha kryeministri.

Marrëveshja për ta çuar LSI për skrap/ Basha: Rama çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër

Pra është e qartë, nga njëra anë me sondazhe dhe nga ana tjetër me diversion politik, qëllimi i Ramës është krijimi i një iluzioni se LSI nuk ka peshë në skenën politike, se Basha do ta shkrijë atë, duke bërë që opozita të dali e ndarë në zgjedhje.

Por, pavarësisht se në një fushatë zgjedhore ai nuk po adapton zgjedhjen e një burri shteti, por atë të një intriganti politik, këtu problemi nuk është moral, por matematikor. Sepse sado e ulët që të duket strategjia e Ramës, ajo po e arrin qëllimin, të mos lejojë futjen e PD-së dhe LSI-së bashkë në zgjedhje. 

©Lapsi.al



9 Comments

  1. PO U FUTEN SE BASHKU ME SHUME PROBABILITET NUK FITOJNE . KETU PALLOSHI NUK PO GENJEN . UNE KAM IDEN QE AI THOTE KETE QE OPOZITA TE BEJNE TE KUNDERTEN , ESHTE SI PUNA E PARTIZANIT QE ISHTE VESHUR SI PARTIZAN QE BALLISTET TA MERRNIN PER GJERMAN .

    1. Ne fakt po e cmontojne LSI qe ta blejne skrapin e saj me cmim te ulet. Me Lipivanin, Rehovicen, Nacon etj. Do kene kapur ndonje pazar te mire me Meten qe spo behet me i gjalle.

  2. Eleminimi i lsi do qe clirim kombetar. Parti shushunjash e provincialesh we instalohen neper institucionet shteterore ku vjedhin e bejne lemsh per partine e tyre. Po luli koqja se sheh kete. Se eshte i zene duke lyer floket dhe duke i blere shege teta veres ?‍♂️

    1. Po ku do shkojne ato shushunja pastaj? Te dy partite e tjera. ( me siguri te PS-ja, jo per ideal po per interes) . Keshtu qe, me mire te rrine aty ku jane, se te pakten jane te dalluesshem.

  3. Strategjia ka efekt nese PD nuk ben gje tjeter por sheh perdite broçkullat 4 oreshe te Rames, dhe i merr per baze diversionet prej te vonuarish te ithtareve te tij. Gje qe nuk ndodh.

    Nuk di a e ndjek njeri deri ne fund deklaratat e ketij apo ua dergon fugi me sms gazetareve se ku ka dasht me dal dhe cfare te kene parasysh, e pastaj bejne analiza dhe teori mbi to…

    Sa per hyrjen ne nje liste te perbashket, nuk ndikohet as nga deklaratat e lodhura diversante, as sondazhet e ps, dhe as se cfare mund te mendojne mediat se eshte gjeja e duhur.
    Thjesht matet terreni dhe behet analize e ftohte duke marre parasysh te gjitha qe nga baza, leshimet qe duhet te bejne deri te edhe median kunder.

  4. “Risia” qe Edvini po “servir” kete radhe dhe qe mund te quhet edhe slogani I “ri” eshte : “Ku je o Nasip se na thave syte!” Por, c’ne skrapin lsi-st po e integron ne gjirin e Rilindjes?! A nuk ishin Nasipi me shoke qe sabotonin dhe pengonin ritmin e duhur te ecjes perpara?!….

  5. Zhdukja LSI eshte sherbimi me i madh qe Rama do i bej PD.

    Lul Basha duhet te ndahet jo vetem nga Meta, por edhe nga Duka e nga Dule e turlilloj zagaresh qe nuk i voto as gruja vet.

  6. Edi qe e ke mire, cfare ke shkruar ne kete koment .Duhet te shkeputet nga shushunjat qe jane mbeturina te se majtes shqiptare.Respekte inderuar komentues.

  7. Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat e PD në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim… motivues.

    Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por u detyrua shumë shpejt ta fshijë. Disa portale e kanë ripostuar.

    Ai flet për angazhimin e të rinjve në mbushjen e kutive të votimit në 25 prill, sepse sipas tij, çdokush do të vlerësohet nga sa vota do arrijë të grumbullojë në zgjedhje.

    Vlerësim sipas folësit është “të kemi hapësirë te kryetari”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *