• |
ide | kryesore

Nis sot zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Kosovë  ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për kandidatët të cilët garojnë për një vend në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, duket që për shkak të pandemisë, nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë. Po ashtu, për dallim nga herët e tjera, kjo fushatë për zgjedhje të parakohshme zgjat vetëm 10 ditë. Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të marrin pjesë 28 subjekte politike. Lista e votuesve, 1 milion e 794 mijë e 862 votues brenda Kosovës është certifikuar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *